
Që nga momenti kur Gjykata e Apelit dha vendimin skandaloz për ta rikthyer mbrapsht çështjen se kujt i takon realisht PD, duke i hapur rrugën legale të përfaqësimit në zgjedhje minorancës së Alibeaj & Co, shumë opozitarë kanë shpërthyer në akuza, fyerje, tallje për vëllezërit e tyre armiq që po rrëmbejnë një gjë që nuk u takon.
Në fakt, e kanë gabim!
Pavarësisht se gjithçka kanë bërë deri më tani Alibeaj dhe idiotët e dobishëm që e mbështesin është një tradhëti ndaj opozitarizmit të vërtetë; Pavarësisht se ata miratuan përjashtimin arbitrar të Berishës nga PD-ja; Pavarësisht se ata kanë bashkuar votat me Ramën për zgjatjen e mandatit të komisionerëve të vettingut dhe nxjerrjen e Ilir Metës jashtë politikës; Pavarësisht se po punojnë së bashku me rilindjen për një projekt ligj që nuk lë të garojë Partinë e Lirisë (me kryetar Metën); Pavarësisht se shpëtuan mandatin e ministres së jashme Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese, pra pavarësisht kësaj rruge kolaboracionizmi të hapur me regjimin, ata as nuk duhen fyer, as nuk duhen tallur e as nuk duhen përqeshur.
Specie të tilla demokracisë shqiptare i rrinë ngjitur si deputeti pas këpucës që prej 30 vjetësh. Si Berisha, po ashtu dhe Meta, kur kanë qenë në pushtet, për të ardhur tek Rama sot, të gjithë kanë ndjekur të njëjtën taktikë. Ai që pas zgjedhjeve të vitit ‘96, u njoh si fenomeni Sali Rexhepi, me emrin e mjekut socialist të Librazhdit që luante kllounin opozitar në mesin e një parlamenti monist të dalë nga masakra elektorale e zgjedheve të ‘96-ës, u shndërrua në një epidemi ngjitëse. Ilir Meta kryeministër përkrahu PD dhe i lejoi asaj me anë të gjykatave të vidhte siglën e PD-së.
Berisha vetë e mbylli mandatin e tij me tre deputetë të rekrutuar, të zgjedhur me vota të majta. Rama e çoi në lartësi të papara pompimin e opozitave fallco teksa bëte sikur zhvillonte debat me një kosh karavidhesh që përfunduan në kuvend pas djegies së mandateve nga PD- LSI. Selami Jenisheri, Majlinda Halili (kërpërata), Kostaq Papa (kaçurelësi i uiskit) u bënë përfaqësues të denjë të Sali Rexhepit. Stafetën e tyre e kanë marrë sot, me të njëjtin zell për shërbim, në këmbim të favoreve (si marrja e vulës) Alibeaj & Co.
Në këtë kuptim, ata as nuk duhen anatemuar, as nuk duhen përqeshur. Nuk janë as të parët, as të fundit që bëjnë politikë me brekushe të rëna poshtë gjunjëve.
Dhe kjo s’ka aspak lidhje me ndjenjën e mëshirës për ta, por me thelbin e problemit. Pasi mëkati më i madh nuk janë dobësitë njerëzore që të yshtin të shitesh, por forca korruptive që e bën të mundur stimulimin e këtyre veseve. Pra, në hierarkinë e pamoralitetit, sistemi i Edi Ramës, i programuar për të krijuar opozita fallco, si në parlamentin e shkuar edhe në këtë të sotmin, është ku e ku më keq sesa ata që bëhen me vullnet “viktima” të tij.
Të para në mjedisin tonë demokratik fyerjet, talljet, vënia në lojë e palës më vulnerabël, të japin përshtypjen e një ndeshje mes dy opozitave. Në fakt nuk është kështu. Alibeaj & Co janë efekt kolateral i regjimit të Ramës.
Prandaj, për askënd që e quan vetën opozitar, nuk mund të shndërrohet në prioritet denigrimi i tyre, para denoncimit të atij që i ka katandisur në atë gjëndje. Në qendër të betejës opozitare duhet të vihet Edi Rama dhe jo ata që i shërbejnë si vegla të përkohëshme të forcimit të regjimit të tij.
Boll më se na i shpifët me thirrjet për bashkim. Nuk h...
Ata duhet regjistrohen nesër në KQZ me patjetër. Vend...
Kur thuajse të gjithë shqiptarët u mbërthyen këtë të djelë...
Në qershor të viti 1991 ti u ngrite në Kongresin e 10-...
S’ishte koha për të ikur miku im, sepse kishim ende nevojë...
“Shteti është organizim i të dobëtëve për tu mbrojtur ...
Mocioni për debat i kësaj të enjte konfirmoi atë që dinim:...
Edhe një ngjarje tjetër e rëndë u është shtuar kronikave t...
Gjykatësi po shihte vëngërr në drejtim të dy palëve që...
Miq, takimi i shumëpritur i datës 27 shkurt 2023 në Br...
Unë do të vazhdoj të paraqes 12 parametrat që kam për të vot...
Nuk është lajm për datën 1 prill, por për 1 mars. Duke fil...
Edhe 33 vjet pasi komunizmi falimentoi dhe ra(ra, nuk ...
Qofsh qytetar i thjeshtë, intelektual, gazetar a çfarë...
Rilindje, ishte narrativë. Qeveri e përgjegjshme, ishte na...
Heshtja e Kikos për disa javë kishte ndezur vorbullën ...
Në një lajm që tronditi të madh dhe të vogël, Ministri i Inf...
Absurdistani, një vend i njohur për skandale të përditshme, ...
Avokati Genc Gjokutaj ka bërë një analizë dhe arsyetim jur...
Në një vend të quajtur Absurdistan, ku jeta virtuale e ban...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...