Një ligj, një paradoks dhe dy risqe
Ka bërë një ligj të ri për strehimin social qeveria, i...

Ka një batutë te filmi “operacioni i zjarrit”: “Për qiell e për dhe, memecit i erdhi goja”.
Sot, Edi Rama, doli i “revoltuar” para gazetarëve pas mbledhjes së qeverisë dhe u duk “i nervozuar” nga pyetjet e gazetarëve për çështje të tjera të ditës.
“Unë e kam mendjen vetëm te pagat dhe ekonomia”, ishte përgjigja e Kryeministrit.
Seriozisht???
Kush e ka penguar këto 10 vite Edi Ramën që të rrisë pagat?
Kush ja ka lidhur duart dhe gojën për të mos folur, në mos për rritje pensionesh, të paktën për indeksim të tyre gjatë 10 viteve?
Kush e ka ndaluar kryeministrin gjatë këtyre 10 viteve të kontrollojë kompanitë që fryhen me fonde publike se çfarë pagash u japin punëtorëve në ndërtim?
Kush e ka marrë peng gjatë një dekade Edi Ramën dhe çfarë ndodhi që i erdhi goja sot?
Ata që e njohin mirë e dinë që ka një hendek të madh mes premtimeve dhe realizimeve të Edi Ramës.
Janë 690 mijë pensionistë, 180 mijë punonjës të administratës publike, që ky e fryu e bëri si bullari, këta ishin fokusi i prononcimit të Ramës me gazetarët.
Me paratë e buxhetit të shtetit ai do t’u blejë votën pensionistëve, administratës e punëtorëve në prag të zgjedhjeve lokale.
Ka opozitë përballë dhe është i detyruar të paguaj me ç’të mundet blerjen e pushtetit, sepse nuk i bën punë më opozita e blerë që është katandisur si kokoshi në një thelë.
Për shembull sa për kujtesë: Edi Rama premtoi legalizimet brenda mandatit të parë. Deri më tani ka ndërruar 4 drejtues të Hipotekës.
Premtoi ujë 24 orë, jo vetëm të pijshëm, por edhe për vaditje dhe edhe vetë ka harruar se çfarë ka premtuar.
Po përmend vetëm këto dy premtime se tha: “Për këto do të jem unë personalisht përgjegjës”.
Premtoi se edhe sikur të ngrihej nga varri Enver Hoxha nuk do të shembej asnjë shtëpi dhe shembi me tritol shtëpi dhe biznese sa nuk janë shembur për 50 vite.
Po ç’ne sot për rrogat dhe ç’ne sot kaq merakli për pensionistët!
Po pse nuk ua rrit pensionin pensionistëve me 50 mijë lekë, por i fyen duke ua dhënë një muaj para zgjedhjeve?
Pse bën sikur nuk e di se 4 muaj para zgjedhjeve është ndaluar të rrisësh rroga dhe të bësh shpërblime financiare, të bësh punësime etj., vetëm e vetëm për të vendosur pak barazi mes partive në garë?!
Pse kërkon që edhe këtë radhë të mos garojë PS me PD, por të garojë shteti me opozitën?
Çfarë i thonë sondazhet Edi Ramës që flet sot për rritje pagash dhe shpërblim për pensionistët, a thua se ka 10 vite që është në opozitë dhe tani po kërkon votat e shqiptarëve për të mbajtur premtimet?!
Premtimet e Ramës tashmë janë një film i parë disa herë.
Premton qiellin dhe të jep ferrin.
Nëse besojmë këto që po thotë sot: “paga, paga, paga” dhe “shpëblim, shpërblim, shpërblim”, i duhet dhënë përgjigje pyetjes: Kush janë pengmarrësit që nuk e kanë lejuar për 10 vite Edi Ramën të ngrejë pagat dhe të japë shërblime?
Ka bërë një ligj të ri për strehimin social qeveria, i...
Erion Veliaj synon mandatin e 3-të si kryebashkiak i T...
Lajmi se PD e vulës ka vendosur të mos nxjerrë kandidatë a...
Ishte mesazh qartazi mafioz. Korierët çuan fjalë. Ata nuk...
Atentati i tipit mafioz për t'u dhënë mesazhe pronarëv...
Nuk janë bërë as 24 orë që kandidati i PD-së për kryetar b...
Tirana sot u zgjua e përgjumur dhe njerëzit ende nuk e kan...
Nesër Albin Kurti mbërrin në Tiranë për të takuar Edi ...
Sot dëgjova tre audiopërgjime me zërin e gazetarit Adriati...
Finlandezët janë populli më i lumtur dhe shqiptarët nd...
Të shkosh në Greqi me pushtetin e kryeministrit dhe me...
Pas 55 ditësh qytetarët shqiptarë me të drejtë vote do...
Gazetari i njohur Hysni Gurra është shprehur se nga sonadazh...
Çudirat shqiptare nuk kanë fund: Aktivistët e VV quajnë Al...
Çdo fillimviti gjysma e shqiptarëve që jetojnë në zona...
Ka qenë viti 2003. Punoja si gazetar në “Gazetën e Athinës...
Lëvizja e fundit të grupit të Alibeajt, që fton përfaq...
Le të regjistrohen ku të duan. Le të kenë vula e logo ...
Në Shqipëri nuk përbën më turp të sillesh në mënyrë qeshar...
Intelektualët e majtë, ato pak figura publike që mendo...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...