LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hileja e madhe e "mosvendosjes së kandidatëve" nga PD zyrtare

27 Mars 2023, 20:09, Opinione CNA

Hileja e madhe e "mosvendosjes së kandidatëve" nga PD

Lajmi se PD e vulës ka vendosur të mos nxjerrë kandidatë alternativë për të gjitha Bashkitë e Shqipërisë, është një lajm jashtëzakonisht i keq për Opozitën në Shqipëri.

Beteja e nisur më datën 09 Shtator dhe që vazhdon prej 20 muajsh me sharje, tallje e përçmime reciproke krijoi për herë të parë një alternativë ndaj Berishës dhe berishizmit. Mbështetësit e kësaj alternative politike, të inkurajuar nga Ambasada Amerikane, arritën të plazmojnë një Parti tjetër, në thelb të së cilës ishte amerikanizmi dhe ndarja me Sali Berishën. Gjatë gjithë kësaj periudhe, për herë të parë u artikuluan akuza publike, pa kurrfarë hezitimi, ndaj Berishës dhe pasuesve të tij, palët u shanë, tallën dhe shkuan deri në përplasje fizikë me kolegët e tyre të të njëjtit krah politik.

Zgjedhjet e 06 Marsit 2022 treguan që mbështetësit e Berishës ishin shumicë e ndjeshme por kjo nuk e zgjidhi situatën. Grupimi antiberishist ruajtën kompaktësinë, shumicën e Grupit Parlamentar dhe drejtimin e tij. Pas shumë peripecish gjyqësore Gjykata e Apelit u dha edhe vulën.

E, bash atëherë kur u mendua se Partia e Alibeajt, me prokurë të posaçme, do të përballej haptas me Berishën, për të treguar realisht se është një forcë pa të cilën opozita nuk vjen kurrë në pushtet, vjen edhe zbythja frikacake: PD nuk do ketë kandidat në rreth 70% të Bashkive!

Kjo është një humbje e madhe për Opozitën, është dekurajimi më i madh i antiberishistëve apo një elektorati anti “Trekëndëshit të Bermudeve” siç u pëlqen atyre të shprehen. Gjithë lufta dyvjeçare për të marrë logon e Partisë më të madhe opozitare plasi si një tullumbace sapo hosteni i zgjedhjeve u afrua.

Ky është një dëm i madh që po i bëhet Opozitarizmit në Shqipëri. Berisha të repekton e vlerëson vetëm kur ti i tregon forcën, numrat. PD e Alibeajt duhej patjetër të nxirrte 61 kandidatë. Për të imponuar më vonë një bashkim të respektueshëm në një konfederatë opozitare. Për të shpaguar edhe mbështetjen dyvjecare të militantëve të tyre. Nëse merrte le të themi 6-7% apo edhe 10%, në çdo Bashki, ajo do i tregonte palës së madhe: “Vërtetë mund të jesh pjesa më e madhe por pa mua je asgjë”! Kjo do të çonte në një humbje të sigurtë të këtyre zgjedhjeve. Por moskandidimi i alibeajsve nuk zgjidh asgjë.

Përkundrazi, dëmton edhe më shumë sesa kandidimi.

Për të ilustruar dëmin do marr një rast konkret duke iu referuar zgjedhjeve të 06 Marsit në Shkodër (pasi e ilustron shumë mirë idenë).

Kandidati i PD-së zyrtare, Xhemal Bushati, më 06 Mars ka marrë 7749 vota, Bardh Spahia ka marrë 20,125 vota dhe kandidatja socialiste ka marrë 18,205 vota. Diferenca mes dy të parëve (PD-PS) është 1920 vota. Tani, pyetja themelore është:

“Kë do votojnë votuesit e Xhemal Bushatit?”

Sa prej tyre do të shkojnë për Spahinë dhe sa për kundërshtarin?! Duke ditur konfliktin e madh që ekziston mes dy kampeve opozitare, jam i sigurtë që mbështetësit e PD-së zyrtare do të bëjnë çmos të minojnë Berishën duke e çuar fitoren te kundërshtari i tij. Kështu, padyshim e bëjnë fitues Bente Becin. Ndërsa, po të kandidonin vetë në Shkodër, duke dashur të merrnin një rezultat sa më pozitiv për veten, vërtetë do fragmentonin votën opozitare por, të paktën, nuk do e çonin atë votë te Partia Socialiste. Ky fenomen do të ndodhë masivisht në të gjitha Bashkitë ku Partia e vulës nuk ka kandidat! Në të gjithë Shqipërinë. Kjo bëhet në emër të antiberishizmit, dëmtimit sa të jetë e mundur e më shumë të kundërshtarit brenda llojit.

Ata që besojnë që mbështetësit e Partisë së vulës do të votojnë Partinë e Berishës apo Metës, sipas meje, janë naivë. Lufta kryesore e tyre është me Berishën. Dobësimi dhe mpakja e Berishës do të bëhet në emër të moskandidimit në zona të kandidatëve të fortë. Pikërisht në Elbasan, Shkodër e Durrës. Në këto zona, votuesit e tyre do të votojnë kundër kandidatëve të primareve për të dëmtuar sa të jetë e mundur kundërshatrin brenda shtëpisë. Dhe ndonëse nuk janë shumë të fortë në numër votash janë shumë të zotët për të dëmtuar.

Gjithë retorika e “mosnxjerrjes së kandidatëve alternativë”, në thelb, është 10 herë më diabolike dhe e dëmshme sesa lufta frontale me 61 kandidatë.

Opozita duhet të pregatitet për krijimin e konfederatës së djathtë. Secili grupim duhet të ruajë identitetin e vet brenda kësaj konfederate. Por, përpara se kofederata të krijohet duhet të bëhet një garë e vërtetë që përcakton edhe elektoratin e secilës forcë. Ishte rasti që këto zgjedhje të shërbenin për të matur realisht forcat, me kurajo, pa hezitim. Por dorëzimi i alibeajsve është fundi i tyre. Ata u treguan të pavendosur e frikacakë por sidomos të poshtër me moskandidmin.

19:47 Opinione Ermal Mulosmani

Komedia e zezë e PD-së

Lëvizja e fundit të grupit të Alibeajt, që fton përfaq...

Lajmet e fundit nga