Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...

Një zotim i kandidatit të PD-së, Belind Këlliçit, për transportin publik falas në Tiranë ka krijuar pështjellim te rivali i tij në garë dhe bodigardët mediatikë të Rilindjes.
Belindi e di se çfarë ka premtuar, e di koston financiare të premtimit, e di që nuk po shpik rrotën, por kërkon të përsërisë përvojat e suksesshme në Europë.
Belindi ka vendosur gishtin në një prej plagëve të hapura të Tiranës.
Plagë që vjen duke u përkeqësuar.
Trafiku në Tiranë është kthyer prej vitesh në makth. Në mbi 300 autobusë që shërbejnë aktualisht 7 janë përfshirë në aksidente dhe vetëm fati ka dashur të mos kemi viktima.
Belind Këlliçi, nëse do të donte të bënte thjesht politikë mund të bënte premtime me kategori të caktuara, mund të thoshte që pensionistët apo studentët, apo shtresat në nevojë do të kenë transport falas.
Por, po tenton një zgjidhje radikale në një situatë anormale.
Të gjithë, edhe të majtë edhe të djathtë, edhe vendali edhe të ardhur, të gjithë pranojnë që trafiku është kthyer në makth, por duket se ka një dorëzim.
Dorëzim që vjen nga fataliteti.
Kemi trafik të madh- nuk ke çfarë i bën, do të mësohemi.
Nuk kemi ujë të pijshëm 24 orë- rrofshin depozitat.
Duhen shumë lek për ujë. Nuk zgjidhet ky problem.
Nuk ka ambiente shkollore dinjitoze- s’kemi çfarë bëjmë, klasat me 30 dhe 40 nxënës dhe mësim me dy turne.
Cilësia e ajrit nga më të ndoturit në Europë- nuk kemi çfarë bëjmë se njerëzit nuk heqin dorë nga makinat.
Betoni po na merr frymën- kështu janë metropolet gjithandej me ndërtime e me kullla.
Mungojnë parqet dhe sheshet për të luajtur fëmijët nëpër lagje- ja të shkojmë të gjithë te Parku artificial.’
Nuk del kryetari i bashkisë asnjëherë në debat me rivalë apo gazetarë- dhe pajtohemi me këtë gjendje duke thënë: “kështu e ka ai”
Ky dorëzim para problemeve nuk prodhon thjesht apati, por edhe ikje.
Njerëzit po ikin dhe nuk po ikin vetëm të rinjtë dhe nuk po ikin vetëm ata që nuk kanë, po ikin edhe ata që kanë mundësi se Tirana sa vjen dhe bëhet qytet i pabanueshëm.
Këtë gjendje apatie e shpjegon në mënyrë anekdodike, një ngjarje e pak viteve më parë me drejtorin e ujësjellësit të Sarandës.
Gazetari e pyet drejtorin e ujësjellësit: a është i mjaftueshëm furnizimi me 8 orë ujë të pijshëm për qytetin, përgjigja të lë pa mend: unë nuk i kam çuar ujë 3 ditë për të parë sa kërkesë ka dhe asnjë nuk i ka rënë telefonit”!!!
Edhe Tirana rrezikon të bëhet si Saranda- nëse banorët do të dorëzohen para problemeve.
Belind Këlliçi ka prezantuar variante zgjidhjesh për problemet që ka Tirana.
Reagimi nga qeveria e bashkia është si të kesh prekur folenë e grerëzave.
Trafiku, cilësia e ajrit, uji i pijshëm, legalizimet, shkollat, parqet, taksat, betonizimi- janë probleme të jetës së përditshme të çdo banori të Tiranës.
Zgjidhja e tyre nuk është e lehtë, por nuk ka asnjë problem pa zgjidhje.
Transporti publik falas nuk është vetëm lehtësi për 200 mijë udhëtar çdo ditë, por është frymëmarrje për gjithë qytetin dhe sinjal se çdo problem ka zgjidhje.
Çështja se kë interes ke parasysh për zgjidhje.
Nëse është fjala për ujin ke interesin e biznesit të ujit, apo të banorëve?
Nëse është fjala për parqet dhe sheshet, ke interesin e ndërtuesve, apo banorëve?
Nëse është fjala për trafikun ke interesin e disa kompanive, apo 200 mijë udhëtarëve?
Tirana sot është pasqyrë se si shndërrohet kryeqyteti kur mbrohet interesi i oligarkisë. Tani është koha për të provuar atë që mbron interesin e banorëve të metropolit.
Familja Biden është përfshirë në korrupsion me Kinën. ...
Ka një batutë te filmi “operacioni i zjarrit”: “Për qiell ...
Ka bërë një ligj të ri për strehimin social qeveria, i...
Erion Veliaj synon mandatin e 3-të si kryebashkiak i T...
Lajmi se PD e vulës ka vendosur të mos nxjerrë kandidatë a...
Ishte mesazh qartazi mafioz. Korierët çuan fjalë. Ata nuk...
Atentati i tipit mafioz për t'u dhënë mesazhe pronarëv...
Nuk janë bërë as 24 orë që kandidati i PD-së për kryetar b...
Tirana sot u zgjua e përgjumur dhe njerëzit ende nuk e kan...
Nesër Albin Kurti mbërrin në Tiranë për të takuar Edi ...
Sot dëgjova tre audiopërgjime me zërin e gazetarit Adriati...
Finlandezët janë populli më i lumtur dhe shqiptarët nd...
Të shkosh në Greqi me pushtetin e kryeministrit dhe me...
Pas 55 ditësh qytetarët shqiptarë me të drejtë vote do...
Gazetari i njohur Hysni Gurra është shprehur se nga sonadazh...
Çudirat shqiptare nuk kanë fund: Aktivistët e VV quajnë Al...
Çdo fillimviti gjysma e shqiptarëve që jetojnë në zona...
Ka qenë viti 2003. Punoja si gazetar në “Gazetën e Athinës...
Lëvizja e fundit të grupit të Alibeajt, që fton përfaq...
Le të regjistrohen ku të duan. Le të kenë vula e logo ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...