Krijohet “Rezistenca Qytetare për Shqipërinë”/ Firmosin 56 aktivistë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbledhur ditën e sotme në n...

Presidenti Ilir Meta ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me mandatin e tij 5-vjeçar si President i Republikës.
Meta tha se gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve të tij, ndërsa pretendon se ka mbrojtur interesat e kombit.
"Jemi në përmbyllje të një Presidence 5-vjeçare apo më saktë mandatit të parë të Ilir Metës si President i Republikës. Gjithçka mund të thuhet se ka shkuar sipas parashikimeve të mia dhe betimit tim mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë 5 vite më parë, në raport me përmbushjen e këtij detyrimi shumë të lartë kushtetues.
Kam thënë kur jam betuar, që do të mbroj interesin kombëtar, dhe këtë e kam bërë në të gjitha rastet, edhe në kushtet e një presioni të jashtëzakonshëm për të cenuar interesin kombëtar, ose për të mbyllur sytë përpara cenimeve të tilla, duke u bërë bashkëfajtor në heshtje.
Kam mbrojtur vetëm interesin publik dhe kombëtar. Kjo është shumë evidente dhe ajo që është më e rëndësishme, në të gjitha debatet që janë hapur midis Institucionit të Presidentit dhe Parlamentit, apo Qeverisë, si në Komisionin e Venecias dhe në Gjykatën Kushtetuese, që nuk është ndonjë sekret për asnjë, që është nën ndikimin e mazhorancës aktuale, të gjitha këto beteja janë fituar nga Presidenca, që ka shkëlqyer në drejtim të kushtetutshmërisë dhe të respektimit të saj me përkushtim maksimal.
Nuk ka qenë e thjeshtë, përkundrazi. Kjo Presidencë ka pasur më pak kompetenca se çdo Presidencë tjetër e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh ai në emisionin “Aktualitet”.
Gjithashtu ai përmendi edhe djegien e mandateve nga opozita, teksa e quajti sërish atë një akt vetëvrasës.
Sipas tij, opozita ka bërë pikërisht atë që ka dashur mazhoranca.
“Për fat të keq, opozita ndërmori një hap vetëvrasës, jo thjeshtë për të, se për një pjesë të mirë të opozitës dhe për lidershipin e saj ishte një hap përfitues. Por, për demokracinë në vend, parlamentarizmin, dhe institucionet e pavarura, duke djegur mandatet dhe duke ekspozuar edhe Presidentin përballë një mazhorance prej 122 kartonësh.
Për fat të keq, opozita ka bërë pikërisht atë që ka dashur mazhoranca. E ka ndihmuar dhe ia ka lehtësuar rrugën në kapjen e sistemit të drejtësisë, përmes bojkotit të reformës dhe në bojkotimin e zgjedhjeve lokale.
Në kushtet e një rrethimi të plotë dhe të gjithanshëm të këtij institucioni, me një mazhorancë që kishte uzurpuar çdo institucion, ajo që unë dhashë si premtim besoj se u përmbush, që deri në 24 korrik 2022, kjo Presidencë dhe ky institucion do të vazhdoj të jetë një kështjellë e pamposhtur e demokracisë dhe e interesit kombëtar, dhe kështu do të vazhdojë deri në ditët që vijnë deri në 24 korrik 2022”, theksoi Kreu i Shtetit./ B.A. – CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka mbledhur ditën e sotme në n...
Në Tiranë, studiues të jetës politike kërkuan që trans...
Gazetarja Sonila Meço e pranishme në tryezën e shoqëri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe presidenti Ilir Meta d...
Ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike, S...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në try...
Këshilli për Rregulloren dhe Imunitetin do të mblidhet...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Myslim Murrizi, ka reagua...
Ish-kreu i LSI-së, Petrit Vasili, ka komentuar mbledhj...
Financimi i partive dhe bërja transparente e tyre, mbe...
Anëtarja e kryesisë së PD, Edith Harxhi, ka folur për ...
Aktivistja Evi Kokalari, e cila jeton në SHBA, por pre...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të mba...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka...
Partia Demokratike ka përkujtuar vizitën e James Baker...
Duke nisur nga data 1 korrik, i gjithë personeli ushtarak ...
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme bëri të ditur se ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka pu...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...