Ministria e Jashtme thërret ambasadorin serb: Deklarata e Vulin-it provokuese, presim reflektim
Ambasadori i Serbisë, Slobodan Vukçeviç, është thirrur...
Drejtuesi Politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, në një deklaratë për median i bëri thirrje SPAK-ut të hetojë korrupsionin e Erion Veliajt me pronat publike në Bashkinë e Tiranës.
Deklarata e plotë:
Ditën e djeshme, nëpërmjet një njoftimi zyrtar të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me operacionin “Metamorfoza”, u informuam për sekuestrimin e disa aseteve kriminale në kompleksin “Square 21” dhe një ndërtimi tjetër pranë Farmacisë nr.10.
Sot, nuk do futem në diskutimin për hetimet e kësaj dosjeje, por dua të parashtroj disa fakte që lidhen me korrupsionin e Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me këtë subjekt.
Më datë 3 nëntor të vitit 2023, me shkresën nr. prot. 271, i kam përcjellë zyrtarisht informacion z. Altin Dumani për fakte të rënda penale, fakte që përfshijnë Bashkinë Tiranë.
Në atë informacion zyrtar, kemi vënë në dijeni SPAK-un se shtetasi Erion Veliaj, në bashkëpunim me famozin A. L. të 7 kateve pa leje në mes të Tiranës, kanë fallsifikuar dokumentacionin e pronës publike, në një pjesë të së cilës është ndërtuar kompleksi “Square 21”.
Erion Veliaj ka miratuar lejen e ndërtimit për atë projekt, pa pasur asnjë tagër ligjor mbi këtë pronë publike. Disa muaj më vonë, Këshilli i Ministrave me propozimin e Ministrit të Brendshëm të asaj kohe Fatmir Xhafaj, është munduar të mbulojë këtë paligjshmëri për të shpëtuar nga prangat kryebashkiakun e Tiranës.
Pronari faktik i inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, nuk është mjaftuar me kaq. Pasi përveç 5.000 metrave katrorë pronë publike, i dha të drejtën kësaj kompanie, të shëmbte godinat ku ushtronin detyrat e tyre Policia Bashkiake dhe Drejtoria e Tatim Taksave Tiranë, për të ngritur përbindësh të rinj betoni shumëkatësh në zemër të Tiranës.
Pronari faktik i inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, sipas e-maileve të bëra publike nga kjo foltore, ka favorizuar subjektin “Arlis Ndërtim” për të depozituar dherat në landfillin e Sharrës pa pagesë, në lidhje me këtë projekt korruptiv.
Të nderuar qytetarë,
Për subjektin “Arlis Ndërtim”, Erion Veliaj ka falsifikuar letrat e pronës, ka miratuar lejen e ndërtimit në kundërshtim me ligjin si dhe minimalisht i ka kursyer atij kompleksi ndërtimi të paktën 1 milion euro kosto për depozitimin e dherave.
Pyetja që shtrojmë sot për Prokurorinë e Posaçme është:
A është regjistruar nga ana juaj, ky kallëzim penal i depozituar 6 muaj më parë?
A nuk janë këto veprime, tregues i qartë i veprimtarisë të një pronari faktik të kompleksit “Square 21”?
I bëjmë thirrje sërish SPAK-ut, të administrojë të gjithë dokumentacionin e kompleksit “Square 21”, të administrojë të gjithë kontratat e shitjes, kontratat e kleringut dhe njëlloj si në rastin e Olti Bistrit, të sekuestrojë të gjithë asetet e fshehura të drejtorëve të Bashkisë Tiranë dhe vetë Erion Veliajt në këtë kompleks.
Pas kësaj deklarate, kjo kërkesë do t'i depozitohet zyrtarisht SPAK-ut.
Garantojmë qytetarët shqiptarë, se Partia Demokratike dhe unë personalisht, do vijojmë pa asnjë kompromis zbardhjen e korrupsionit galopant në Bashkinë Tiranë, që nis me "5D", vijon me inceneratorin fantazmë të Tiranës, dhe përfundon me pastrimin e parave në kullat më të larta të kryeqytetit./CNA
Ambasadori i Serbisë, Slobodan Vukçeviç, është thirrur...
Takimi që kryeministri Edi Rama zhvilloi në Athinë me emig...
Ish-eurodeputeti gjerman i CDU-së, Elmar Brook mbrëmje...
Kryeministri Edi Rama, në një takim me biznesin, tha s...
Për ngërçin e krijuar në Komisionin Hetimor të Shëndet...
Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka deklaruar se ...
Paraditen e së martës, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir ...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta, deklaroi pak më parë se ë...
Kryetari i PL-së, Ilir Meta, është thirrur këtë të martë n...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Këta rreshta për Shvejkun më poshtë, janë ndërtuar nga “Th...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në fjalën e tij n...
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, në fjalë...
Këtë të martë të 14 majit do të mblidhen 5 komisione parla...
Pasi lexon Draft-Rezolutën e shpërndarë nga eksponentë të ...
Rreth 4 muaj më parë, konkretisht më 17 janar, CNA rap...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Lisandër Hoxha, tha...
Të dielën kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me emig...
Shefi i kabinetit në Partinë Demokratike, Akil Kraja, ...
GJKKO ka shtyrë këtë të hënë seancën për ish-ministrin e S...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...