web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta në Prokurori, nuk heq nga dora trëndafilin e kuq

14 Maj 2024, 12:30, Politikë CNA
Meta në Prokurori, nuk heq nga dora trëndafilin e kuq
Ilir Meta

Paraditen e së martës, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit në Prokurorinë e Tiranës. 

Mësohet se Meta shkoi në Prokurori për t’u pyetur në lidhje me kallëzimin e tij për ndërhyrjen në serverat e partisë që ai drejton. 

Por gjatë paraqitjes në prokurori Meta u shfaq me trëndafil të kuq në dorë, të cilin nuk e hoqi në asnjë moment nga dora. 

Pas marrjes në pyetje, Meta deklaroi se gjendja në këtë institucion ishte e tmerrshme.

Sipas tij, prokurorët punojnë në kushte jo të mira dhe deputetët duhet të marrin masa.

“Jam shokuar nga gjendja në Prokurorinë e Tiranës, një gjendje e tmerrshme. Është shumë e rëndë dhe duhet deputetët që të vijnë këtu ta shohin gjendjen nëpër gjykata. Të rregullojnë ashensorin se vijnë njerëzit për probleme”, theksoi kreu i PL-së./CNA 

Meta në Prokurori, nuk heq nga dora trëndafilin e kuq
Trëndafili i kuq në dorën e Metës




Lajmet e fundit nga