Sot është mbajtur takimi i dytë i nivelit të lartë “Shqipëria 2030 në BE - RRUGA E REFORMAVE”, ku fjalimi më qesharak duket të jetë ai i enveristit të fundit, Fatmir Xhafaj.
Enveristi i fundit zotohet se do të çojë përpara reformat dhe integrimin e Shqipërisë në BE.
Njeriu i flaktë i Enver Hoxhës thotë se do ta integrojë, do ta çojë Shqipërinë në BE, se do t’u hapë shqiptarëve rrugët drejt Europës.
“Ky takim i dytë i nivelit të lartë organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë synon të adresojë zhvillimet në stacionin e ri ku ka mbërritur procesi për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit i drejtuar nga komisioni i posaçëm i kryesuar nga unë.
Në takimin e mëparshëm në këtë sallë ne përmbyllëm fazën e parë të këtij procesi dhe prezantuam dokumentin analitik.
Sot në këtë takim përmbyllim fazën e dytë duke prezantuar draft-planin të hartuar nga grupi i ekspertëve vendës dhe ndërkombëtarë dhe sekretariati teknik pranë tij. Dokumenti prej 700 faqesh është i hartuar nga ekspertiza shqiptare që ka analizuar tri shtylla, mirëqeverisjen, korrupsionin dhe sundimin e ligjit.
Një analizë që tregon përgjegjshmëri, kurajë dhe vullnet për të parë me sy vetëkritik situatën dhe për të rekomanduar zgjidhjet që synojnë një ritëm përshpejtues drejt qëllimit tonë ambicioz Shqipëria 2030 në BE përmes një cikli të re reformash shtetndërtuese”, tha Xhafaj.
Këto deklarata vijnë pikërisht nga një njeri që dikur thoshte se është babai i reformës në drejtësi në Shqipëri dhe tani kërkon ta çmontojë atë sepse po arrestohen zyrtarë dhe hajdutë të rilindjes.
Enveristi i fundit, një deputet që ka dalë nga votat e “5D”, nga drejtorët e Bashkisë së Tiranës, me të cilën ka lidhje të forta dhe dhëndri i tij, Ditjon Baboçi, ish-drejtor i Urbanistikës, i lidhur kokë e këmbë me Bashkinë e Tiranës dhe Erion Veliajn.
Njeriu që kërkon të çojë Shqipërinë në BE është enveristi i fundit, së fundi i dyshuar se mund të qëndrojë pas skemës së rrjedhjes së dosjeve hetimore të SPAK-ut nëpërmjet një strukture private drejtuar nga Agim Ismaili.
Pra, pikërisht enveristin e fundit, kryeministri Edi Rama po na e servir ne si njeriun që do të na bëjë drejtësi europiane dhe do të çojë Shqipërinë drejt Europës.
Enveristi i fundit, që në kohën që të gjithë kërkonin rrëzimin e diktaturës, ngrinte lart flamurin e Enverit, mbante bustin e Enverit.
Dhe, nëse enveristi i fundit është njeriu që do të integrojë dhe do të hapë rrugët e Shqipërisë në BE, pse nuk kishte miq dhe partnerë ndërkombëtarë në këtë "dasmë" të organizuar po nga enveristi i fundit?
Takimi ishte braktisur nga nivelet e larta të diplomacisë. Janë përfaqësuar nga nivele të ultëta. Edhe vetë institucionet shqiptare nuk kanë çuar përfaqësuesit e tyre. Është niveli më i ulët i përfaqësimit që ka ndodhur ndonjëherë në një takim supozohet se ka një peshë të madhe pasi bëhet fjalë për intergimin e Shqipërisë në BE.
Duket që është një aktivitet që më shumë se sa për procesin e integrimit, është një takim propagandues i Xhafajt tani në prag fushate për të marrë meritat e reformës në drejtësi.
Nga njëra anë për të kërcënuar SPAK, nga ana tjetër dhe për të mbushur thesin me vota, me gënjeshtrën e madhe se ka mbështetjen e ndërkomëbtarëve dhe të Ramës.
Në fakt fakt po të kishte mbështetjen e Ramës do të ishte në listën e mbyllur por ka përfunduar në listën e hapur.
Fatmir Xhafaj nuk është asgjë tjetër veçse një produkt i diktaturës, i cili rreh gjoksin dhe zotohet që të na çojë në demokraci. Qesharake. Sharlatanizëm, jo politikë. Kjo është ajo që i serviret Shqipërisë 2030? Fatmir Xhafaj?
Në një kohë kur enveristi i fundit qëndron dhe pas shumë skandalesh dhe aferash të tjera që CNA do t’ia zbardhë pa ndalim./ CNA
Deputet i Partisë Socialiste, Ilir Pendavinji, ka zhvillua...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në takimin e d...
Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në takimin e d...
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato,...
Një luftë "e ftohtë" ka nisur mes Agron Shehajt dhe Adriat...
Kryeministri Edi Rama ka shënjestruar sërish Luli Bashën d...
Kryeministri Edi Rama, në rubrikën "Sy M’Sy", u është përg...
WebLajm.com mëson se disa javë më parë, pas mesnate, siste...
Gazetarja Klodiana Lala tregoi sot disa detaje në lidhje m...
Gazetari Elvi Fundo ka zbuluar sot shkaqet e vërteta për t...
Gazetari Elvi Fundo tha sot se personat që kanë vjedhur ma...
Gazetari Elvi Fundo ka zbuluar sot se kush i ka vjedhur do...
Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë takimit me më...
Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri ka deklaruar sot se ka...
Frida Mavriqi, drejtuesja e qarkut të Fierit në Partinë Mu...
Drejtuesi Politik për Diasporën në Partinë Socialiste, Tau...
Drejtuesi i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi është ...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku zhvilloi sot një ins...
Sot në Tiranë u prezantua Programi për Sportet i Partisë D...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...