
Disa muaj më parë, CNA zbuloi planet për ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar nga mazhoranca, në drejtimin e Fatmir Xhafajt.
Ky i fundit pretendonte se kishte marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve për këtë komision, por kjo rezultoi një gënjeshtër. (LEXO KETU)
Xhafaj është braktisur nga të gjithë në tentativën e tij për të krijuar një komision, të kamufluar me reformën institucionale drejt integrimit, për të thirrur në Apel institucionet e pavarura.
Ndërkombëtarët jo vetëm që nuk kanë shkuar në mbledhjet e tij, por kanë dalë me qëndrime publike, ku kanë theksuar se ky komision nuk duhet të bëhet pa opozitën dhe duhet të jetë transparent. Edhe institucionet e pavarura refuzuan njëra pas tjetrës kërkesën për të shkuar në komision.
Edhe pas të gjitha këtyre, Xhafaj duket se po vijon planet e tij dhe kësaj radhe me mbledhje të panjoftuara, pa kamerat e mediave.
Në disa foto të shpërndara nga Kuvendi, shihet se takimi është mbajtur në një dhomë te godina ku mbahen seancat plenare.

Në njoftimin e Kuvendit thuhet se: “Sekretariati Teknik informoi mbi draft Dokumentin Analitik (jo përfundimtar) të përgatitur nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë, i cili përmban një draft të analizës së situatës aktuale në të 3 fushat objekt i punës së komisionit: I)Mirëqëverisja, II)Antikorrupsioni dhe III)Sundimi i Ligjit”.
Për këtë draft-dokument nuk ka shumë informacione, ndonëse pretendohet se bazohet në rekomandimet e shprehura në Raportet e BE-së, apo në raportet dhe dokumentet e tjera zyrtare vendase dhe ndërkombëtare.
Gjithashtu, bëhet me dije se Xhafaj me 99-çat kanë marrë shpejt e shpejt një sërë vendimesh, pa transparencë.
Vendimi i parë lidhet me miratimin e hapave për organizimin e procesit të konsultimit publik, sipas masave të propozuara nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe Sekretariatit Teknik, ku përfshihet: I)organizimi i tryezave tematike publike, II)forumeve të dialogut qytetar me fokus çështjet e ndjeshme për qytetarët; III) konsultimeve me grupet e interesit, përfshi edhe institucionet shtetërore dhe agjencitë ekzekutive ligjzbatuese; si dhe IV) konsultimi i draftit të Dokumentit Analitik me ekspertë e konsulentë ndërkombëtarë për të marrë vlerësimet e komentet e tyre lidhur me përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare, si dhe reflektuar përvojat më të mira ndërkombëtare në këto fusha.

Vendimi i dytë lidhet me miratimin e ndryshimeve në përbërjen e Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë.
Vendimi i tretë lidhet me miratimin e listës së ekspertëve dhe konsulentëve të jashtëm ndërkombëtarë, të cilët do të atashohen pranë Komisionit, për të mbështetur dhe kontribuar në përmbushje të objektit të veprimtarisë së komisionit të posaçëm.
Për këto vendime të marra fshehurazi, pa praninë e mediave, dihet shumë pak. Komisioni “Xhafaj” jo vetëm që nuk po bën transparencë, siç kërkuan edhe ndërkombëtarët, por po fshihet “skutave”.
Vendimet e marra në fshehtësi hedhin edhe më tepër dyshime mbi skenarin e Xhafajt, enveristit të fundit që ka nisur një “luftë” kundër institucioneve të pavarura./ CNA
Koordinatori rajonal i PD-së për Tiranën, Klevis Balliu, n...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka bërë me dije se pas pro...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, u k...
Kryeministri Edi Rama ka shigjetuar demokratët duke u shpr...
Gjatë takimit me pensionistët në Durrës, kryeministri Edi ...
Kryeministri Edi Rama ka thumbuar kreun e PD-së, Sali Beri...
Pensionistë dhe aktivistë kanë protestuar sot para Kryemin...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka publikuar listën e anëtarë...
Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, në një tak...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me in...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka deklaru...
Eurodeputeti Fredi Beleri ka folur për incidentin e një di...
Edhe pse përfaqësuesit e Partisë Demokartike u shprehën op...
Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, ka folur mbrëmjen e s...
Gjatë intervistës me gazetarin Adi Krasta, deputetja e...
Ish-kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia ka k...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ng...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është ...
Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar protestën e opoz...
Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, denoncoi se është dhun...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...