Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Erion Veliaj duket po përpiqet të lëvizë të gjitha fijet e mundshme për të lënë qelinë dhe për këtë ka angazhuar edhe bashkëpunëtorin e tij në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës u arrestua më 10 shkurt me urdhër të SPAK-ut me akuzat për korrupsion dhe pastrim parash. Gjykata e Posaçme vendosi që Veliaj të qëndrojë në paraburgim duke konfirmuar masën e sigurimit personal të arrestit në burg.
Që pas arrestimit, Veliaj ka vënë në jetë një sërë mekanizmash për të shijuar sërish lirinë, pavarësisht akuzave të rënda ndaj tij. Akuza që kryebashkiaku i ka mohuar, duke deklaruar se as ai dhe as familja e tij nuk kanë lidhje me korrupsionin. Hetimet e SPAK-ut megjithatë thonë të kundërtën.
Sipas prokurorisë, Veliaj ka shpërdoruar të paktën 1.1 milionë euro nga fonde publike, duke ua kanalizuar këto fonde bizneseve dhe në këmbim kanë përfituar familjarët e tij në mënyrë të paligjshme. SPAK konkludon se Veliaj dhe bashkëshortja e tij përfituan ryshfet nga fondet e Bashkisë apo kompani kontraktore – përfitime të paligjshme që u injektuan dhe ‘pastruan’ nëpërmjet një rrjeti OJF-sh dhe kompanish të kontrolluara nga Ajola Xoxa.
Beteja e Veliajt për të lënë qelinë dhe për t'u shfaqur i pafajshëm është zhvilluar njëkohësisht në disa fronte. Komunikimi publik është një prej fushëbetejave të zgjedhura, me Veliajn që përpiqet të shfrytëzojë hapësirat e mediave pranë tij dhe reagimet në rrjetet sociale për t'u pozicionuar si një viktimë e një prokurori, që sipas tij, po përdoret nga kundërshtari politik, Sali Berisha. Sulmet dhe denigrimet ndaj gjyqtarit që aprovoi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij dhe sidomos prokurorit të SPAK-ut që kërkoi mbylljen në qeli të kryebashkiakut duke vënë në pah rrezikshmërinë e tij për prishjen e provave, kanë qenë gati të përditshme nga ana e Veliajt.
Rruga ligjore është një tjetër fushëbetejë e Veliajt. Ai ka ankimuar në Apel vendimin e GJKKO-së që e la në paraburgim, duke kërkuar lirinë.
Veliaj pretendon se prokurori i SPAK-ut, Ols Dado, është në konflikt interesi për të hetuar çështjen në ngarkim të tij, pasi sipas tij, i ka kërkuar një leje ndërtimi që Veliaj ia ka refuzuar. Kryebashkiaku ka kërkuar pezullimin e prokurorit të çështjes nga detyra, me anë të kërkesave drejtuar zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë – institucion ky që më herët shprehu publikisht shqetësime për sulmet publike të Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado.
Vëmendja megjithatë është përqendruar në Apelin e Posaçëm, që do të vendosë nëse do të pranojë ose jo kërkesën e Veliajt për të rrëzuar masën e arrestit me burg, lënë në fuqi nga Gjykata e Shkallës së Parë.
Sipas disa raportimeve mediatike, i vëllai i Veliajt, gjithashtu person nën hetim në të njëjtën dosje me kryebashkiakun, ka shpenzuar qindra mijëra dollarë për të kontraktuar një studio ligjore private amerikane për të përgatitur mbrojtjen në gjykatë.
Seanca për shqyrtimin e kërkesës së Veliajt do të mbahet më 11 mars dhe gjyqtari i çështjes është Engert Pëllumbi, i zgjedhur sipas njoftimit nga gjykata, përmes shortit.
Dhe një përpjekje e nëndheshme për të ndikuar te vendimi i gjykatës ka nisur. Nga burime të sigurta, “Gijotina.com” mëson se personazhi i cili po përpiqet të bëjë sekserin te gjyqtari i çështjes duke kërkuar një vendim në favor të Veliajt është pikërisht Fatmir Xhafaj.
Ky i fundit njihet për ndikimin në fushën e drejtësisë dhe sipas disa raportime mediatike, disa nga zyrtarët me funksione të rëndësishme janë pjesë e grupimit që është etiketuar si “klani Xhafaj i drejtësisë”. Me influencën në këto rangje, që është qartazi një përpjekje e paligjshme për të ndikuar në një vendim gjyqësor, Xhafaj po kërkon pikërisht të shpëtojë aleatin e tij Erion Veliaj.
Xhafaj nuk e ka fshehur asnjëherë pozicionimin e tij pro Veliajt. Me një postim të gjatë në rrjetet sociale më 15 shkurt, disa ditë pas arrestimit, kreu i komisionit të posaçëm parlamentar që shihet gjegjësisht si anti-SPAK, sulmoi drejtësinë duke shprehur mbështetje për kryebashkiakun në paraburgim.
“…Një pjesë e njerëzve që shërbejnë në sistem kanë ndryshuar pak në mentalitetin, qasjen dhe sjelljen e tyre në raport me ligjin dhe detyrën”, u shpreh Xhafaj duke sulmuar zyrtarët e drejtësisë.
Për Veliajn, nga i cili dyshohet, të paktën sipas raportimeve mediatike se ka përfituar përmes një ndërtuesi leje ndërtimi të shumta në Tiranë, thotë se “Erion Veliaj, për aq sa e njoh dhe si e njoh, nuk është një zyrtar i korruptuar”.
Shigjetimet ndaj SPAK-ut dhe GJKKO-së në përpjekje për të mbrojtur të arrestuarin për korrupsion dhe pastrim parash i vijon edhe më tej teksa shton se “duke lexuar vendimin gjyqësor që ka pranuar e certifikuar kërkesën e prokurorit për masë sigurie ‘arrest me burg’ bindem edhe më shumë për një proces jo të drejtë në aspektin procedural”.
“Faqet e shumta të vendimit gjyqësor nuk bindin dot askënd që ka minimumin e kulturës juridike që masa e marrë është proporcionale dhe në përputhje me kërkesat e Kodit të Procedurës Penale lidhur me këtë masë sigurie. Ca më keq akoma nuk bindin kur shtron në diskutim dobinë dhe interesin publik, përfshi dhe momentin politik e elektoral kur ajo u dha. Nëse këtë e bashkon pastaj edhe me fillimin ‘anonim’ të kësaj çështjeje, mënyrën e procedimit, mënyrën se si iu servir publikut gjatë hetimit dhe pas vendimit gjyqësor, me disa ‘argumente’ që përdoren për këtë vendimmarrje që nuk pëputhen me të vërtetën që ne njohim dhe akoma më keq kur dëgjon për presione e shantazhe ndaj dëshmitarëve të pyetur, me të drejtë kjo e vendos në pikëpyetje integritetin profesional e moral të këtij procesi duke e bërë atë të dyshimtë në sy të çdo profesionisti të ligjit dhe vetë publikut”, shkroi më tej Xhafaj në postimin në “FB”, duke përmbyllur silurimin ndaj SPAK-ut e GJKKO-së.
A duhet të marrë masa Prokuroria e Posaçme?
Në kushtet kur kemi të bëjmë me një përpjekje të jashtëligjshme për të ndikuar në një nga çështjet më të nxehta të muajve të fundit, SPAK duhet të vihet në lëvizje. Ky ishte konkluzioni i disa prej njohësve të ligjeve me të cilët u konsultua “Gijotina” për rastin.
Një analogji që mbështet argumentin është shënuar së fundmi. Duke u nisur nga dyshimet se mbi një gjyqtar të Kushtetueses do të ushtrohej ndikim i paligjshëm për të ndikuar në çështjen e përgjimeve të “SKY”, prokuroria urdhëroi përgjimin.
Jemi në një situatë të ngjashme: Fatmir Xhafaj po tenton të ndërhyjë te gjyqtari i çështjes në mënyrë që të nxjerrë Erion Veliajn nga burgu./ Burimi: Gijotina.com
Presidenti i Unionit Mbarëkombëtar Integrimit të të Burgos...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi në rr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për mundësinë që PD-j...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka siguruar të gjithë emigrant...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me koment...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se në projektin Shqip...
CNA ka zbardhur listën paraprake të PS-së për Vlorën. Në l...
Arben Rakipi është njeriu i cili drejton Shkollën e Ma...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari, në një...
Gazetari Armir Shkurti i ka dhënë një “shuplakë” të fortë ...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim ministr...
Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, Ilda Zhulali ka ...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka qenë i pra...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim ...
Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos...
Deputeti i Partisë Socialiste ka reaguar pas thirrjes së B...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në një dal...
Avokatët e Veliajt kanë dalë në një konferencë shtypi duke...
Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet pas hekurave p...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...