Plani për Arsimin/ Rama: Do ta çojmë pagën mesatare të mësuesve në 1250 euro
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me mësuesit n...

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte e pranishme në takimin e sotëm me mësuesit në gjimnazin “Besnik Sykja” në Tiranë. Pjesë e takimi ishte edhe kryeministri Edi Rama. Manastirliu vuri theksin te investimet në infrastrukturën arsimore, ku vetëm në Tiranë janë rikonstruktuar dhe rindërtuar 48 shkolla, duke u krijuar mundësi më të mira rreth 38 mijë nxënësve dhe mësuesve.
“450 shkolla janë rindërtuar, janë rehabilituar dhe rikonstruktuar në gjithë vendin. Vetëm në Tiranë janë 48 shkolla të reja që u shërbejnë sot më shumë se 38 mijë nxënësve në Tiranë. Vetëm për këtë vit ne do të bëjmë të mundur që 40 shkolla të tjera të rehabilitohen apo të rindërtohen nga Shkodra, Kukësi, Dibra deri në jug të vendit, në Sarandë, Gjirokastër, dhe do të jenë 40 kantiere të reja të cilat hapen, që do të kemi mundësi jo vetëm të përmirësojmë infrastrukturën shkollore, por dhe të ofrojmë një cilësi të re shërbimi arsimor, sepse të gjitha këto shkolla kanë parametra bashkëkohorë: jo vetëm klasa, jo vetëm laboratorë, por edhe terrene sportive dhe palestra. Janë 200 palestra dhe terrene sportive që i janë shtuar infrastrukturës arsimore në të gjithë vendin”,-tha Manastirliu.
Ministrja Manastirliu foli edhe për programin e ri pas shkolle për nxënësit.
“Ne tashmë kemi nisur punën për të pasur një program të ri, që lidhet direkt me kërkesën e prindërve një kërkesë që është programi i ushqimit në shkolla dhe programi pas-shkollor për të gjithë fëmijët, por edhe për prindërit që duan të kenë lehtësi dhe janë të angazhuar me punë. Ky program do të fillojë fillimisht në bashkitë qendër qarku dhe më pas do të vijojë edhe në bashkitë e tjera”, tha Manastirliu.
Po ashtu, qeveria, tha Ministrja Manastirliu, është e angazhuar për të forcuar figurën e mësuesit, jo vetëm përmes përmirësimit të kushteve të punës dhe rritjes së pagave por dhe zhvillimit profesional të tyre.
“Shtylla e sistemit tonë arsimor janë mësuesit, ndaj mbështetja për mësuesit ka qenë në mënyrë të vazhdueshme. Paga mesatare për mësuesit sot është 950 euro, por ajo që kemi mundësuar është sistemi i ri i zhvillimit profesional të mësuesve, që do të ridimensionojë tërësisht edhe mënyrën sesi i qaset një mësues kurrikulës së re, aftësive të reja dhe kompetencave që kërkohen sot në funksion të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Ne mundëm jo vetëm të riorganizojmë sistemin e kualifikimit të mësuesit, duke dyfishuar përfitimet për mësuesit që marrin gradën e mësuesit të kualifikuar, specialist apo mjeshtër, dhe nga ana tjetër për herë të parë të garantojmë që sistemi i trajnimeve dhe krediteve të përfituara për mësuesit të mundet të certifikohet nga universitetet.”- deklaroi Manastirliu.
Në fund Ministrja Manastirliu u ndal te siguria në shkolla si një është një nga prioritetet kryesore të programit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për krijimin e një mjedisi të sigurt dhe gjithëpërfshirës për nxënësit.
“Ne po vijojmë të mbështesim të gjithë rrjetin e shkollave duke rritur numrin e oficerëve të sigurisë në shkolla. Për vitin e ri shkollor do të kemi 130 oficerë sigurie më shumë, duke e çuar në 400 numrin e oficerëve të sigurisë në shkolla dhe duke përmirësuar standardin për oficerët e sigurisë, bazuar në numrin e nxënësve në shkollë. Do të bëjmë të mundur fillimin e programit për monitorimin e kamerave inteligjente në shkolla. E rëndësishme është dhe siguria në rrugë, ndaj jemi duke punuar për një program që të ngremë një shoqëri të transportit publik shkollor, që fëmijët që janë larg vendbanimit të mund të jenë pjesë e këtij programi”,-tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu./CNA
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me mësuesit n...
Kandidati i PS-së për Vlorën në listën e hapur, Ardit Bido...
Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pak minuta më parë sa i pë...
Sot u prezantua programi për Rininë i PD-ASHM, në Amfiteat...
Sot në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve, u prezantua ...
Ministria e Brendshme ka publikuar sot listën përfundimtar...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Grigels Muçol...
Sot në ambientet e Amfiteatrit, në Universitetin e Arteve,...
Zbardhen detaje nga raporti i SPAK-ut për vitin 2024 të de...
Drejtuesi politik i PD-së, Belind Këlliçi, denoncoi pak mi...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Sot u njoftua se PD i paska nisur kërkesë SPAK-ut për të m...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i dha ultimatum Lulzim B...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, përmes një videoje ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u është përgjigjur kritikë...
Vijon seriali "Basha-Rama" në rrjetet sociale. Luli Basha...
Dashnor Sula është tallur keqazi me Flamur Nokën. Në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një paralajmërim të fo...
Sot kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar në Shkodër nj...
Kryetari i vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Lamberto Zannier, i p...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...