
Sot u njoftua se PD i paska nisur kërkesë SPAK-ut për të marrë informacion për kallëzimet penale që janë regjistruar për krime zgjedhore.
Pa nisur ende fushata, PD është fiksuar te kallëzimet penale.
Kjo të sjell në mend kohën kur PD drejtohej nga Alibeaj sepse Luli kishte dhënë "dorëheqjen".
Në atë fushatë PD-ja bëri male me letra, të cilave pasi u vinte titullin "kallëzim penal", i depozitonte ku të mundej.
Kaq shumë kallëzime u shkruan ato ditë saqë të gjithë u bindën se PD-ja nuk po bënte fushatë.
Thjesht ca zyrtarucë në një zyrë po mblidhnin letra, denoncime e filmime dhe po firmosnin kallëzime penale, nën drejtimin e Gaz Bardhit që e kishte ende inatin me Babin e Zenit që sipas tij po i shërbente Ramës.
Dikur shkruante dhe vinte të firmoste Alibeajn.
Sot i bën letra SPAK-ut dhe ia jep t’i firmosë Nuni. Ndërkohë po mpreh tastierën e laptopit që të nisë të shkruajë kallëzine penale.
Nga një në ditë, për çdo qark. Në vend të dalin të bëjnë fushatë, Gazi po mbyll prapë gjithë juristët e PD-së në zyrë të shkruajnë kallëzime penale.
PD kur Gazi drejtonte këtë strategjinë e kallëzimeve penale, i humbi zgjedhjet.
Sot, situata është edhe më keq. Kandidatët e PD-së nuk kanë hapur akoma zyrat elektorale. Pa zyra elektorale do të thotë pa shtabe elektorale. Pa shtabe elektorale do të thotë pa takime elektorale. Pa takime elektorale do të thotë humbje e thellë. Por ca si Gazi janë mësuar kur fitonin nga humbja që kur ishin me Lulin.
Ato malet me letra që shkruajti Gazi u kërkua dikur të bëheshin komision hetimor parlamentar.
Asnjeri nuk mori vesh ku shkoi, si shkoi dhe çfarë shkoi nga ai komision hetimor. Enkelejdi kishte ca delire të tjera për të zgjidhur ato kohë dhe është e kotë ta pyesësh sot nëse mban mend gjë.
Sot Gazi ka nisur, po rimbush malin me letra.
Nuk dihet se ku e ka marrë këtë modelin e fitores me kallëzime penale, por Gazi po nis të shkruajë.
Pastaj do të kërkojë edhe komision hetimor që të gjejë kush i vodhi zgjedhjet.
Si fillim, për nxemje, po i kërkon llogari SPAK-ut. Do të dijë se kush i ka vjedhur kallëzimet penale./ CNA
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i dha ultimatum Lulzim B...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, përmes një videoje ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u është përgjigjur kritikë...
Vijon seriali "Basha-Rama" në rrjetet sociale. Luli Basha...
Dashnor Sula është tallur keqazi me Flamur Nokën. Në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka bërë një paralajmërim të fo...
Sot kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar në Shkodër nj...
Kryetari i vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Lamberto Zannier, i p...
Kreu i vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Lamberto Zannier, ka folu...
Ambasadori i OSBE-ODIHR, Lamberto Zannier, ka bërë me dije...
Jamarbër Malltezi ka hedhur akuza ndaj prokurorit që hetoi...
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, është paraqitu...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka dhënë detaje në lidhj...
Aktorja Julia Ilirjani në një intervistë për A2 CNN ka fol...
Deputeti i PS, Pandeli Majko në një dalje televizive ka fo...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim me k...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi me anë të n...
Kryetari i Partisë Demokratike në një mbledhje me drejtues...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim ...
Deputeti i PS, Toni Gogu me anë të një statusi në rrjetet ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...