web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestimet e zyrtarëve/ Rama bën lëvizjen e radhës

11 Dhjetor 2023, 11:20, Politikë CNA

Arrestimet e zyrtarëve/ Rama bën lëvizjen e radhës

Të hënën është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. 

Mësohet se mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe priten të diskutohen disa projektligje që PS-ja do të duhet të votojë javët në vijim.

Një tjetër çështje për diskutim është edhe projektligji për marrëveshjen e emigrantëve me Italinë.

Theksojmë se kjo mbledhje vjen tri ditë pas lëshimit të urdhër-arresteve nga SPAK-u për aferën me inceneratorin e Tiranës, ku u arrestuan disa zyrtarë të Bashkisë Tiranë. 

Fletë-arrestet u bënë publike pikërisht gjatë orëve së të premtes, kur po zhvillohej edhe Kongresi Kombëtar i Partisë Socialiste. 

Ende Rama dhe Veliaj nuk kanë bërë asnjë reagim për këtë hetim të rëndësishëm nga ana e SPAK-ut.

Mesa duket Rama sot mblodhi të vetët për të diskutuar se çfarë po ndodh brenda kësaj partie, pasi muajt e fundit nuk kanë qenë të paktë zyrtarët apo kryebashkiakët që kanë rënë në "sitën" e SPAK-ut. /CNA

 

 





Lajmet e fundit nga