web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Elisa Spiropali: 10 milionë turistë erdhën në vendin me bukën dhe kripën më të lirë në Evropë

8 Dhjetor 2023, 11:33, Politikë CNA
Elisa Spiropali: 10 milionë turistë erdhën në vendin me
Elisa Spiropali

Ministrja Elisa Spiropali ka mbajtur fjalën e saj në Kongresin e Partisë Socialiste.

Gjatë fjalës së saj, ajo tha se 10 milionë turistë erdhën në një vend me bukën dhe kripën më të lirë në Evropë.

“10 milionë turistë nuk kanë ardhur nga një kryeministër i jashtëzakonshëm si Edi Rama që nuk i lë kusur ambasadorit rus. Kanë ardhur në një vend me bukën dhe kripën më të lirë në Evropë. Me siguri shëndetësore. Ata kanë ardhur të ndjellë me një vend të ndjellë. Ata nuk shohin konferencat e shtypit të të fundit krijesë ekzotike të bërë copë nga SHBA-ja e Evropa. Ata nuk dëgjojnë helmin që u del nga goja bijve plëngprishës. Vijnë se duan të bëhen pjesë e bekimit të zotit për këtë bukuri të Shqipërisë. Do t'ua dalim sfidave të jashtëzakonshme për Shqipërinë e nesërme”, tha ajo./ CNA





Lajmet e fundit nga