Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Për dashurinë njeriu nis e flet që sa mbush 5 vjeç e deri sa mbyll sytë. Qoftë dhe mbi 100 vjeç. I rrugëtin zemra për këtë të uruar, flet e nuk pushon për të. E sheh në ëndërr dhe sajon në tru skena siç e urdhërojnë fluturat e stomakut.
Po e nis kështu rrëfimin nga që bash te kafja poshtë pallatit tim, atje te rruga “Sami Frashëri” në Tiranë, që në sabah tre të moshuar, madje shumë të moshuar, ia kishin nisur kuvendimit për dashurinë. Jo për atë të përgjithshmen, simboliken, por për konkreten. E thelbi qe, a mund të harrohen dashuritë që ke përjetuar. Ose më preçize, sa mbahen mend trokitjet e zemrës rrahur në mote të ndryshme.
Më i gjalli në këtë debat ishte Spiro. Ai mbase qe 75-80 vjeç. Se pas çdo fjale që nxirrte e përsëriste atë.
- Unë, unë e kujtoj dhe dashurinë, dashurinë me Vjollcën, Vjollcën, që e kisha shoqe banke, banke, në klasë të tretë fillore, fillore.
Prisja që dy burrat e tjerë të qeshnin, por nuk ndodhi kështu. U vendos një pauzë ato minuta. Mbase po mendonin shoqkat që kishin dhe ata në fillore. Por nga që nuk u thelluan në atë moshë mendova se ata e kishin fshirë nga kujtesa periudhën e vegjëlisë.
- Them se dashuria që kemi përjetuar në rini na vjen në mend herë pas here,por sa na del para xhagai, (nënkuptonte gruan) na fshihen vegimet. - tha Berti, kështu e thërrisnin.
Një rondokop që qeshte fort herë pas here.
- Ke të drejtë. Sa martohesh nis e fshin biografinë erotike që ke pasur. Ndryshe ajo të bëhet spirancë e kthehesh në i varur nga detajet e një kohe që nuk është më tëndja, - foli sërish Spiro.
Atë çast erdhi kamarieri dhe ua mbushi gotat e rakisë.
- U bënë dy teke, s’kini më për sot, - u tall çuni e tre burrat trokitën gotat.
Prisja të nisnin sërish muhabetin atje ku e lanë, pra te dashuritë e kaluara, të moçme. Por Fredi, burri tretë, bëri një veprim që pataksi të gjithë. Zbathi pantallonat e i lëshoi poshtë gjurit. Doli një figurë komike,me muskujt e shalëve të lëshuar dhe me gjunjët aq të dalë sa dukeshin si prej druri lënë në mëshirën e shiut.
- Ç’bën ore! - i tërhoqi vëmendjen Berti.
Fredi po rrinte serioz. Mendova se qe i metë, ose mundet që kishte ndonjë sëmundje që nuk e linte të kontrollonte veten. M’u dhimbs, gati po shkoja ta ndihmoja të ngrinte pantallonat. Por bash atë çast ai u afrua më shumë te shokët dhe mu te fytyra u afroi shalën e majtë.
- E shihni këtë? - i pyeti.
Qe një njollë kafe e errët, pak më sipër se gjuri.
- Po, si nishan duket.
- Jo, jo. Është shenja e vaksinës së lisë. E keni edhe ju.
Të tre burrat e aprovuan. Po, e kishin dhe ata.
- Po ne e kemi anash dhe më lart se tëndja.
- E vërtetë. Infermierja kur ma bëri mua e kishte mendjen nga dritarja. Po binte borë atë moment. E nuk pa ku ma nguli gjilpërën. Pasi mbaroi e kuptoi gabimin. Kërkoi falje disa herë, por nëna ime nuk e bëri me faj. S’ka gjë, mjafton që u vaksinua djali, tha. Më pas shenja nisi të më bezdisë. Më fërkohej me pantallonat. Nuk bëja dot punë në se do përkulesha. Edhe kur fusja dorën në xhep nishanin do kapja.
Burrat po e ndiqnin me vëmendje. Shihnin herë Fredin në fytyrë, herë shenjën e vaksinës. Më pas biseda hyri në shkencë.
- Shko te një kirurg, bëje me rreze lazer, vendosi një leukoplast, mbaj benevrekë, lidhe ore me fasho…
Fredi nuk fliste. Shihte shokët, dëgjonte ata, ama pantallonat i kishte akoma përtokë. Rrinte mes lokalit xhveshur, mbuluar me brekët e bardha që i vareshin nga që qenë të mëdhaja për të. Në momentin kur Spiro premtoi që do i thoshte nipit, që e kishte mjek, ta vizitonte, Fredi bërtiti:
- Po unë nuk i ula pantallonat që ju të ma zgjidhni hallin. I ula të flas dhe unë për dashuritë e shkuara.
Shokët qeshën. Unë, nga tavolina ngjitur, që isha brenda bisedës së tyre kokë e këmbë, e pyeta:
- E ç’lidhje ka nishani yt me debatin që po bëni?
- Ka, o byrazer, ka, - foli Fredi. - Një dashuri e fortë nuk ka firo. Nuk është si një mollë që kalbet e më pas tretet, e ha toka dmth. Nuk ngjan as më shiun që bije, të lag, të përmbyt e s’ka nga t’ja mbajë, do ikë në det. Dashuria e zjarrtë është si ky nishani që kam unë në kofshë. Që edhe kur fle në krevat me gruan sa lëviz pak ose e ndërron krahun, pra sa e prek një çikë, të kujton se në aksh vit e në aksh vend ke qenë i dashuruar me aksh vajzë. Mund të mos kesh guxim ta flasësh me zë, mund të kesh rrethana që të heshtësh, të rrish si vuv, ama nishanin do s’do do e prekësh, nuk ke nga ja mban. Se e ke në trup, është njësh me ty. Dashuritë e shkuara janë zjarre që gjoja rrinë shuar. Brenda hirit të tyre dremit flaka që merr zjarr sa nis e kujton qoftë dhe një episod të vockël fare.
Fredi vazhdonte të fliste e nisi të ngrejë pantallonat avash-avash. Të gjithë ne mbetëm me sytë te nishani i tij. Edhe pse u fsheh poshtë pantallonave, u duk se mbiu edhe tek ne të tjerët. Nisi të na kruhej kofsha. Po ta na pyeste dikush atë çast të gjithë do e pranonim, po në këmbë kemi një nishan, madje e kemi bash te vendi ku na e tregoi Fredi. Ai nishani më ngjau, në gjuhën e sotme të të rinjve, si një USB që mban brenda aq e aq giga pasionesh dashurish të zjarrta mbuluar me hirin gri të moteve…
Nga Kastriot Frashëri, studiues, Avokat 93 vjet nga ...
Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, Albin Kurti s’e mbron dot sovra...
Sot Henry Kissinger mbush 100 vjeç. Rrugëtimi i tij është ...
Çfarë po bëhet me pensionet e emigrantëve shqiptarë...
Sali Berisha dha sot një deklaratë, e cila përbën sipas gj...
Sali Berisha e nisi rrugëtimin e tij me një shkrim me ...
Ka një kundërshtim jo racional mbi vendimin që deputetët d...
Dy ditë më parë, në datë 21 maj 2023, presidenti i Rep...
Nëse shikoni fotot në këtë postim, do të thoni se autori k...
Kryeministri i Shqipërisë, përveç blerjes së medias vendas...
Nuk di pse mbrëmë m’u kujtua Niqka, Elpiniqi. Qe shoqe e n...
Një podcast i Kryeministrit me “njerëzit më të famshëm” të...
Arbsuristanë dhe arbsurdistane! Mirë se vini në tokën e m...
Apandesiti kishte bërë podcast sot me Benetin dhe Luiz...
Më kujtohet, fëmijë, në lagjen tonë tironce, me shtëpi...
Me rezultatin dërrmues për Berishën, zgjedhjet vendore...
Eshtë tmerrësisht për të ardhur keq kur dëgjon se brenda d...
Nga Xhovan SHYTI Prej më shumë se dhjetë ditësh, Fredi Be...
Bodigardët e regjimit nuk janë të shqetësuar se Rama p...
Për mua sot është 8 Korriku i 2022, është 2 Tetori i 2...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...