Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në Vlorë, në zgjedhjet e pjesshme të nesërme pritet një pjesëmarrje shumë e ulët në votime.
Vlora ka qenë karakterizuar gjithmonë nga një indiferencë e qytetarëve për të marrë pjesë në procesin e zgjedhjeve vendore (në 2023 ishin rreth 25%, më parë ka qenë edhe më keq, por shifrat janë manipuluar e fryrë.)
Qytetarët ndihen të zhgënjyer e nuk shkojnë të ushtrojnë të drejtën demokratike të ushtrimit të votës, duke i lejuar kështu, "shumicës së pakicës" të qeverisë e të vendosë për fatin e tyre.
Por mosvotimi nuk është as “zhgënjim”, as “bojkot”, as “refuzim i sistemit”, është bashkëfajësi dhe dorëzim.
Është firma poshtë çdo padrejtësie që ke përmendur me mllef në kafene, çdo gënjeshtre që ke sharë në rrjet, çdo arrogancë që ke parë e ke heshtur dhe nuk e ke ndëshkuar duke ruajtur status quo-në e sistemit.
Kur nuk votojmë, nuk rrimë jashtë lojës. Ia dorëzojmë lojën pakicës që di si ta luajë më mirë se ne: me interes, me klientelizëm, me pazare.
Dhe ajo pakicë, e vogël, por aktive, është ajo që të qeveris. Ti vetëm vuan, e në fund, e përgënjeshtron veten kur thua “të gjithë janë njësoj”.
Jo, nuk janë! Por ti, me mosvotimin tënd, i bën të duken njësoj.
Vlora, që dikur përfaqësonte guximin e pavarësisë, sot duhet të përfaqësojë guximin e reagimit.
Votimi është akt rebelimi në një sistem që llogarit me përpikmëri apatinë tonë. Kur nuk del të votosh, e bën pushtetin të ndihet i qetë. Kur voton, e trondit. E detyron që të të llogarisë edhe ty.
Kur del të votosh e bën më të përgjegjshme edhe opozitën, e cila duhet të ketë strategji fituese, të dalë me kandidatë seriozë, të ngrihet mbi veten dhe të mos jetë e përçarë, të jetë alternativë e vërtetë dhe të mos kontribuojë në apatinë dhe zhgënjimin e përgjithshëm!
Vota nuk duhet parë si “një copë letre” që s’ka peshë.
Është arma e fundit, që ende nuk na e kanë marrë. Dhe nëse këtë armë e flakim dhe ngremë duart përpjetë të dorëzuar, atëherë të mos ankohemi më për rrugët, për ujin, për arrogancën, për padrejtësinë. Sepse kemi firmosur heshtjen.
Vërtet, çfarë mesazhi dërgon mohimi, caktimi, refuzimi i së drejtës më të lartë demokratike? Indiferencë ndaj së nesërmes? Boshllëk apolitik i ndërgjegjshëm. Apo zgjidhje, që tregon respektin ndaj vetes? Çfarë mesazhi dërgon ky qëndrim i një vendi të munduar, të lodhur, që ka jetuar diktaturë, tradhti, ndarje kombëtare dhe një armiqësi të pashoqe politike mes njerëzve?
Në fund të fundit, cilin dënojmë veç vetes, nëse nuk shkojmë të votojmë?
Ta shpallësh veten si të pakënaqur, të zhgënjyer, të demoralizuar nga sistemi, ta quash veten “indiferent politik” dhe të presësh “ndryshimin” duke u fshehur pas opsionit më antidemokratik: refuzimit të votimit. Sepse edhe ata që qëndrojnë larg kutive të votimit bëjnë një zgjedhje. Rreshtohen dhe mbështesin në heshtje sistemin.
Kështu, ata na dobësojnë të gjithëve… Sistemin, demokracinë, vlerën e votës. Investimin tek e ardhmja dhe shpresa për ndryshim! Në çdo rast, askush nuk i shpëton përgjegjësisë se çfarë do të nxjerrë kutia e votimit!
Në zgjedhjet e Vlorës, çdo qytetar që nuk voton, i thotë PO status quo-së. Ndërsa çdo qytetar që voton, sido që të votojë e për cilindo kandidat të votojë, thotë JO!
Votimi është rebelim!
Mosvotimi është nënshtrim!
Zgjidh vetë në cilën anë je.
E shkruaj këtë tekst nga një bindje e kthjellët konser...
Sot vij me dy burime që më udhëheqin: Kushtetutën që më de...
Reforma në Drejtësi përbën një nga nismat më të rëndësishm...
Sot vetëm Berisha flet për protesta. Në takime, mbledhje d...
Arritjet, përpjekjet dhe sfidat për ardhmërinë Euroatlanti...
Kinse për t’iu kundërvënë “historisë komuniste”, ja se si ...
Në Shqipëri, procesi i pranimit në Bashkimin Europian nuk ...
E vlerësojnë për "kontributin në PS", ndërkohë që PS-ja e so...
Sali Berisha flet vazhdimisht kundër SPAK!Por... Ja sesi ...
Midis fundit të tetorit 1940 dhe prillit 1941, Jugu i Shqi...
Gjatë këtyre 35 viteve nuk u bë drejtësi për krimet e komu...
Nuk qe e vështirë ta shquaje ndër të tjerët që Fatos Nano ...
Pa diskutim që ChatGPT është një nga zbulimet më të mëdha ...
Është një lodhje që s’ka të bëjë as me trupin, as me orët e ...
Fatos Nanos është ndarë përfundimisht nga jeta pas një lën...
Nëse ka një politikan që koha e vendosi menjëherë si “sand...
Sot në mesditë, pas një vuajtjeje të gjatë në reaminac...
Nuk do ta harroj kurrë 9 janarin e vitit 2004. Isha drejto...
Në shoqërinë moderne, Halloween-i është bërë një nga festa...
Nesër në godinën u është instaluar Gjykata Kushtetuese ins...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...