Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Sot në mesditë, pas një vuajtjeje të gjatë në reaminacion, humbi jetën lideri historik i së majtës shqiptare, ish-kryeministri Fatos Nano. Bashkë me Sali Berishën dhe Edi Ramën janë 3 emrat dominues të tranzicionit shqiptar.
Ai ishte emri i përzgjedhur nga elita komuniste e viteve ‘90, me në krye Ramiz Alinë, për të transformuar Partinë e Punës në një forcë politike konkurruese në kushtet e një sistemi të ri politik.
Fatos Nano është djali i Thanas Nanos, ish-funksionar i lartë në zyrat e propagandës komuniste.
Thanas Nano ishte 14 vjet drejtor i ATSH-së (Agjencia Telegrafike Shqiptare), 9 vjet drejtor i Radio Tiranës (1961-1970) dhe 6 vjet drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit Shqiptar (1971-77). Gjithsej, Thanas Nano drejtoi për 29 vjet organet kryesore të propagandës duke treguar zell e përkushtim dogmatik.
Koha gjatë së cilës Thanas Nano shërbeu si Drejtor i RTSH-së mbahet mend si më e errëta e këtij institucioni (1971-1977). Ai drejtoi RTSH-në menjëherë pas Festivalit të 11-të, me dorë të hekurt, për të pastruar pasojat e parardhësit liberal, Todi Lubonja.
****
Fatos Nano i ri e fillon jetën publike me ndikimin e pushtetit të të atit. Sapo mbaron Fakultetin Ekonomik, vetëm 27 vjeç, fillon punën në Institutin e Studimeve Marksiste Leniniste, një prej “vendeve të pëllumbave” të kohës, që udhëhiqej nga vetë bashkëshortja e Enver Hoxhës, Nexhmija.
Por krejt ndryshe nga i ati dogmatik, te Fatosi shquhej menjëherë një frymë liberalizmi modern. Më shumë se liberal, Nanos së asaj kohe i pëlqente të ishte një lloj “dendy”(kuller) i ri tavolinash; atë e tërhiqte sharmi rinor i rebelit, por pa cenuar aspak të mirat që i vinin nga trashëgimia dogmatike.
Fatos Nano në vitin ‘90 ishte një emër pothuaj i panjohur në elitën politike e aq më pak për atë publike të Shqipërisë. Ai ishte një "Demkë" që thurte fjalime shefash komunistë apo mbronte doktrina ekonomike të dështuara për të siguruar favoret e një jete pa andralla.
Megjithatë, ambicia politike dhe dëshira për protagonizëm flinin brenda tij. Kur Ramiz Alia e thirri nga hiçi për të zëvendësuar Adil Çarçanin, Kryeministrin e fundit komunist, Nano duhet të ketë nuhatur aromën joshëse të një pushteti të lakmueshëm. Me kurajë të madhe pranoi të jetë Kryeministri që do të çojë vendin në zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1991. Ato zgjedhje, që i fituan komunistët, duket i siguruan Kryeministrit të ri karrigen e lartë të kryetarit të Partisë Socialiste. Ramiz Alia u bind që kishte bërë zgjedhjen e duhur nga ajo periudhë qeverisjeje 100-ditore.
Nga ana tjetër, Fatos Nano i pagoi me çmim fort të lartë ato ditë të pakta qeverisjeje. Pushteti i fituar në zgjedhjet e vitit 1991 nuk zgjati shumë dhe revanshi i kundërshatrëve politikë është i plotë. Në zgjedhjet e 22 marsit 1992, pushteti politik kaloi plotësisht në duart e demokratëve të udhëhequr nga Sali Berisha. Ky moment shënon edhe fillimin e një dikotomie politike 13-vjeçare Nano-Berisha.
Nano u akuzua se gjatë atyre 100 ditëve të qeverisjes së tij, me fondin e ndihmave të qeverisë italiane, kishte shkelur procedurën e blerjes së mallrave duke diktuar firmën ku do të bliheshin këto mallra. Sipas akuzës, firma “Levante Company”, një kompani italo-jugosllave, ishte sjellë në Shqipëri nga Ajdin Sejdia, përfaqësues i Iliria Holding dhe i akuzuar nga demokratët për favore nga Nano dhe Farudin Hoxha.
Perceptimi publik i kohës është se po përgatitej arrestimi politik i kundërshtarit. Fatos Nano do të arrestohej në zyrën e prokurorit Fatos Dervishi më 30 Korrik 1993.
Burgosja e Nanos e ktheu atë në një hero te mbështetësit dhe ishte një moment kthese e fortë në kurbën politike të Partisë Socialiste. Asokohe bënë bujë batutat e tij me Prokurorin e çështjes kur i thoshte:
“Do të takohemi shpejt kur të jem Kryeministër”.
Por kjo datë nuk do të ishte edhe aq e afërt. Nano do të dënohej me 12 vjet burg më 3 prill 1994.
*****
Fatos Nano e la qelinë e burgut të Tiranës në ngjarjet shkatërrimtare të marsit 1997 pas një amnistie politike që pushteti i brishtë i Berishës bëri pas presionit opozitar dhe ndërkombëtar.
Ai u rikthye triumfator dhe lider i padiskutueshëm i vendit në zgjedhjet e 1997-ës.
Megjithë fitoren e thellë politike, Nano tregoi një zemërgjerësi të paparë në ndarjen e pushtetit me aleatë të parëndësishëm politikë. Pushteti i erdhi i plotë dhe pa kufizim, por Nano dukej se nuk ishte i aftë për ta mbajtur. Jeta e gjatë e burgut e kishte lodhur shumë; ai nuk ishte në gjendje të qeveriste një vend të dalë nga një luftë si ajo e '97-ës. Jetonte me delire të tilla si:
“I vetmuar si në burg nga lartësitë morale dhe intelektuale prej ku e qeveris Shqipërinë, i rrethuar nga pleshta e parazitë që meritojnë t'ua mbyll çadrën e t’i lë në shi”.
(Edi Rama, Kurban, fq 137)
Një liberalizëm shthurës pushtoi administratën e asaj kohe. Kryeministri shpesh humbej e përhumbej në sallone mondane e hotele luksi ndërkohë që vendi i tij ishte në prag të kaosit. Nano po paguante ëndrrat e ditëve të munguara me haraçin e qeverisjes së shqiptarëve.
Vetëm dy-tre muaj nga fillimi i qeverisjes së Nanos ndodh takimi i famshëm Nano-Milloshevic në Kretë, një nga vendimet më të kritikuara të Kryeministrit. Mister do të mbetet nëse ai takim ishte i mbështetur nga aleatët perëndimorë të Shqipërisë apo ishte një vendim i pavaruar i Nanos.
Ngjarja që do të shënonte fillimin e perëndimit politik të yllit të Fatos Nanos ishte padyshim vrasja e Azem Hajdarit. Njerëz me pushtet policor, të administratës shtetërore, ishin vrasësit e liderit të Lëvizjes Studentore. Qëndrimi i squllët pas revoltës së dhunshme të Opozitës solli dorëzimin e pushtetit të Nanos dhe bjerrjen e themeleve të pushtetit të tij brenda Partisë Socialiste. Rryma të reja ishin të gatshme të përfitonin.
Nano deoli nga skena politike pa bujë dhe dha dorëheqje nga kryetar i Partisë Socialiste.
U duk se ora e tij politike ndaloi së rrahuri, por duket se jeta në hije pasi kishte provuar shkëlqimin verbues të dritave kryeministrore ishte e papërballueshme.
Një vit pas dorëheqjes, në vitin 1999, Nano arrin të sfidojë Kryeministrin në fuqi, Pandeli Majko, në garën për kryetarin e Partisë Socialiste me vetëm 36 vota më shumë.
Ky rezultat u arrit në sajë të mbështetjes politike të kundërshtarit më të madh të Nanos brenda partisë. Asokohe, Ilir Meta ishte zëvendës i Majkos dhe në dukje njeriu më i afërt i tij. Marrëveshja me Nanon e shpërbleu menjëherë me postin e Kryeministrit të Shqipërisë.
Nano u rikthye, por jo me lavdinë e para dy viteve. Mbretërimi tani u takonte të tjerëve. Ndaj Konti i Montekristos (siç e quan Edi Rama në librin "Kurban") po përgatiste rikthimin e plotë. Për më tepër në jetën e tij tashmë kishte hyrë edhe një grua e bukur, Xhoana. Rrëfimet e kohës tregojnë për një Nano të shfrenuar emocionalisht dhe të motivuar për revansh si asnjëherë më parë. Ethet e pushtetit të ndihmuara edhe nga gabimet politike të Kryeministrit të kohës, Ilir Metës, e shtynë Nanon në lëvizjen e njohur si “katharsis” ku me një gjuhë therëse e ndonjëherë vulgare, përçmonte anëtarët e lartë të kupolës socialiste si të ishin hajdutët e Ali Babës.
Nano nuk pyeste më për kosto politike. Zgjedhjet e 2001-shit i kishin dhënë një mundësi të fundit. Ai nuk mund ta humbte.
Më mirë se askush tjetër, këtë dalldi të papërgjegjshme Nano-pushtet e përshkruan Edi Rama me personazhin e Robert Çamçakëzit, një personazh i filmave të soc-realizmit. Ja se si e shkruan këtë moment Rama te “Kurbani” i tij 14 vjet më vonë, në 2011:
“Nëse koha do të kthehej mbrapsht nuk do ta kisha bërë më atë batutën e bujshme të krahasimit të Fatosit me Robert Çamçakëzin, dembelin me shfaqje të huaja të Portit të Durrësit, në një film kult të realizmit socialist për heroin e klasës punëtore Adem Reka. E vërteta është se, për dreq, ai parazit simpatik që rrumbullohej paq, fishkëllente këngë të huaja, shpotiste kalimtarët dhe tërhiqte mbi vete sa energjinë negative të të gjithë kantierit e sa interesimin e spektatorëve ngjante për kiamet me Fatosin e kohës së katharsisit të bubullimshëm nëpër pijetoret e katundeve të Shqipërisë, ku kryetari i Partisë Socialiste i vuri kazmën jo vetëm Qeverisë Socialiste të Ilir Metës, as edhe Partisë që udhëhiqte, por më thellë akoma, themeleve morale dhe etike të debatit politik e shoqëror në këtë vend".
(Edi rama, Kurban, fq 62)
Pasojë e lëvizjes së katharsisit ishte rrëzimi i qeverisë së Ilir Metës dhe ardhja në fuqi për herë të tretë e Fatos Nanos!
Qeverisja e viteve 2002-2005 mund të jetë më e papërgjegjshmja në historinë moderne të Shqipërisë. Nano nuk kishte aspak më synim afirmimin e unit politik përmes ndryshimeve pozitive në jetën e vendit a të njerëzve, por vetëm afirmimin e fuqisë së ushtruar mbi njerëzit, sidomos mbi njerëzit që udhëhiqte, ndaj të cilëve ndihej shpesh si një diell fatkeq që u kishte dhënë gjithçka, jetë, dritë, punë:
“ca qenieve që nuk e meritonin atë mbi krye”.
Rikthimi i pabesueshëm i Sali Berishës pas gjithë ngjarjeve të '97-ës është pasojë e drejpërdrejtë e qeverisjes së tmerrshme të atyre viteve nga Fatos Nano. Kryeministri jepte shfaqje ekstreme vaniteti, kazinove të botës, ku biznesmenë dhe grupe interesi paguanin haptas humbjet e tij në rrethin magjepsës të ruletës.
Një nga përshkrimet më shteruese të Fatos Nanos e ka dhënë Edi Rama në librin "Kurban". Ja se si thotë ai:
“Je si një fëmijë që kur pushtetin e sheh si një lodër në dorën e të tjerëve, çmend dynjanë me kujën tënde, derisa e merr lodrën, por, me ta marrë, fillon ulesh përtokë dhe fillon e zbërthen çika-çika derisa s’të mbetet gjë në dorë”.
Fatos Nano është një personazh kompleks në historinë politike të Shqipërisë. Ai e ka trajtuar pushtetin si një mjet dëfrimi, si një afrodiziak shpirtëror dhe material, si një lodër ekzotike e lakmuar, por edhe e rrezikshme. Ai u tërhoq nga pushteti sapo ndjeu rrezikun prej tij.
Fatos Nano arriti të shkëputej nga pushteti pikërisht sepse nuk e kishte parë atë kurrë si një mjet për të arritur qëllime të mëdha sesa si një qëllim të madh për të arritur mjete të vogla.
Sapo mjetet u arritën qëllimi humbi kuptimin.
Nuk do ta harroj kurrë 9 janarin e vitit 2004. Isha drejto...
Në shoqërinë moderne, Halloween-i është bërë një nga festa...
Nesër në godinën u është instaluar Gjykata Kushtetuese ins...
Në foton e parë janë deputetët e Republikës së Shqipërisë....
Portali i familjes Veliaj ka zbuluar së fundmi edhe zb...
Nga Mentor Kikia (Një ftesë për diplomatët për të kuptua...
Kina kërcënon Shqipërinë! Sot në mëngjes, ndërsa po bëja ...
Një 17-vjeçar, Leandro Shametaj, u vra parmbrëmë në Vlorë ...
nga IRIS BEQIRI Javët e fundit, gjithnjë e më shumë po pë...
Kamionët që transportojnë materiale ndërtimi (në këtë vend...
Të jesh shqiptar është profesion me orar të plotë. Çdo...
Prezenca e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europ...
Kandidati kërkon donacione nga qytetarët, njëlloj si ata q...
Lexon CV-të dhe arsimimin dhe formimin intelektual të kandid...
Kur kandidatët “e pavarur” të këtyre zgjedhjeve, ata që ka...
U habita shumë kur lexova që dje, në mbledhjen e grupit pa...
Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që të vritet një gjyk...
Rilindja komuniste që ka pushtuar pushtetin vendor me vota...
Disa krerë demokratë kanë pranuar disa poste nga qeveria. ...
Për pushtetin Binaj nuk duhet eleminuar si i pavarur, por ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...