Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që të vritet një gjykatës në sallën e gjyqit. Kronikat e shumta të vrasjeve, tanimë e kanë edhe këtë ngjarje në arkivat e tyre.
Gjithë rendja për të bërë nje koment, një shënim a diçka të ngjashme nën peshën emocionale të dhimbjes, reshti.
Edhe vëmendja, jo vetëm e opinionit, por e qeverisë, e shtetit, e kolegëve, vrasjen në sallën e gjyqit e brenda gjykatës të gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja tash e ka lënë e harruar në periferi.
Natyrisht, jeta rrjedh në ritmin e vet dhe iu nënshtrohet ligjësive të saj. Mirëpo, kjo nuk e përligj harresën. Dhe kur flas për harresë, nuk dua të them që çdo ditë të rrimë e të shkruajmë apo të flasim për Astrit Kalanë.
Këtë barrë të dhimbjes e ka bashkëshortja e tij, fëmijët, të afërmit, shokët.
Unë e kam fjalën për atë harresën tjetër; atë kur ngjarja lihet pas dore, kur nuk i kushtohet më vëmendje e gjithësekush i ikën asaj, largohet e thotë tani kjo është vetëm punë e prokurorisë.
Ato ditë të rënda e plot dhimbje për familjen, të tjerët, Presidenti i Republikës, Kryeministri i vendit e pas tyre në rradhë ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë, avokatë e zyrtarë të niveleve të ndryshme, bënë adetin. Shkuan edhe për nderimet e përcjelljes pranë arkmortit me trupin e pajetë të gjykatësit që qe vendosur në hollin e Pallatit të Kongreseve. Dhanë edhe intervista pas nderimit dhe shumë mirë bënë.
Mirëpo, vetëm kaq nuk mjafton.
Nuk dua të mbërrij në cinizëm e të them e bënë formalisht, sepse e besoj ndjeshmërinë e tyre, mësëpari njerëzore e mandej edhe shtetërore prej përgjegjësive që ushtrojnë.
Por, nderimi për gjykatësin e vrarë në krye të detyrës, prej të gjithë rrethanave dhe problemeve që ajo ngjarje mbart, imponon një analizë të përgjegjshme dhe të detajuar prej të gjithë institucioneve që drejtpërdrejt apo edhe tërthorazi kanë lidhje, kanë përgjegjësi.
Bashkia e Shkodrës, Prefektura, Policia e Shtetit, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Ministrave, KLGJ (Këshilli i Lartë Gjyqësor) etj, e kanë detyrë dhe përgjegjësi analizën e ngjarjes.
Çfarë bën prokuroria është tjetër gjë. Unë e kam fjalën për analizën si reflektim i përgjegjësisë shtetërore.
Cilat janë shkaqet e lindjes së konfliktit? A kishte rrugë të tjera për zgjidhjen e tij pa e lënë rrjedhën e ngjarjeve të mbërrinte deri në krimin e vrasjes?
Cilat motive e kanë mbajtur të ndezur mërinë dhe konfliktin kaq gjatë dhe çfarë e ka ushqyer armiqësinë e palëve në konflikt?
Unë e kuptoj arsyen e qëndrimit publik të zonjës ministre të Punëve të Brendshme, e cila tha se, citoj: “Forcat e Policisë së Shtetit - të cilat duhet sqaruar për opinionin publik se në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave - kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje”. Por, nuk e justifikoj, sepse nuk besoj se detyra e ministrit është vetëm kaq.
Zonja ministre duhej të urdhëronte fillimin e një analize të detajuar për të kuptuar nëse kanë patur apo jo informacion dhe dijeni strukturat e policisë në Shkodër mbi problemin, për konfliktin. Dhe nëse po (për mua me siguri po!), si është trajtuar dhe si është administruar i gjithë konflikti përgjatë viteve?
Një analizë e tillë, do t’i krijonte asaj mundësinë që të mësonte nëse e kanë kryer detyrën plotësisht srukturat e policisë vendore në Shkodër, që prej inspektorit të rendit dhe atij të krimeve në zonat ku banonin qytetarët në konflikt, apo në zonën ku gjendet objekti për të cilin ata janë në konflikt prej kaq shumë vitesh, e deri tek drejtuesit e policisë së qarkut. Kjo praktikë do t’i jepte mundësi asaj si drejtuesja më e lartë e Ministrisë së Brendshme të mësonte e kuptonte se ku duhet ndërhyrë, çfarë duhet përmirësuar e çfarë korrigjuar.
Vetëm pas kësaj analize, zonja ministre do ta kuptonte se sa i gabuar është qëndrimi se forcat e Policisë së Shtetit, në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave.
Edhe kjo është një çështje për t’u parë, por, duke e pranuar arsyetimin e ministres, lind pyetja: po njohjen e situatës konfliktuale që eventualisht çon në ngjarje kriminale a e ka përgjegjësi në bazë të ligjit Policia e Shtetit? Po, ndërhyrjen për parandalimin e akteve kriminale a e ka detyrë sipas ligjit Policia e Shtetit? Po faktin tjetër që qytetari vrasës udhëton nga Shkodra në Tiranë me armë pa leje me vete kush e ka për detyrë ta zbulojë dhe parandalojë, shërbimi i zjarrfikësave apo Policia e Shtetit?
Ja pra që problemi nuk qëndron vetëm tek e ka apo nuk e ka përgjegjësi ligjore kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave Policia e Shtetit, por tek tërësia e funksionimit dhe e veprimit të strukturave të saj për parandalimin e ngjarjeve kriminale.
Konflikti për pronën është i njohur prej kohësh në Shkodër. Ajo ka qenë një situatë që nuk mund të mos vlerësohej. Përkundrazi, duhej të ishte një përparësi e shërbimeve të policisë, me synim parandalimin e krimit.
Jo për krahasim, por vetëm si shembull të reagimit, po sjell në vëmendje të lexuesit shkarkimin nga detyra të drejtorit të Policisë të Shkodrës për ndërtimet pa leje në Theth, pavarësisht faktit se ai nuk kishte asnjë përgjegjësi për realitetin e krijuar atje prej mosveprimit të aktorëve të tjerë.
Meqë po flasim për konfliktin e nisur në Shkodrën, po bashkia dhe prefektura atje, a kanë bërë ndonjë analizë se pse mbërriti situata deri tek vrasja në sallën e gjyqit? A kishin dijeni këto institucione për problemin mes tyre dhe a kanë qenë të angazhuara për të gjetur rrugët e zgjidhjes, sepse në fund të fundit bëhet fjalë për një konflikt pronësie mes banorëve të asaj bashki, e cila ka qenë aktori i parë në dhënien, shitjen apo blerjen e pronës.
Si ka funksionuar bashkëpunimi mes policisë, bashkisë dhe prefekturës dhe a i kanë patur apo jo këto institucione mundësitë e zgjidhjes, pra edhe të parandalimit të vrasjes?
Kjo pyetje na çon tek Këshilli i Ministrave. A u mblodh qeveria pas ngjarjes? E analizoi atë?
Po Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Republikës, a ka kërkuar informacion nga qeveria apo ministritë përgjegjëse dhe a ka ai ndonje pamje reale se si kanë funksionuar institucionet e shtetit?
Nëse po, çfarë rezultoi dhe a ka dalë të ketë përgjegjësi qeveria apo ndonjë institucion tjetër i shtetit?
Nuk dua të paragjykoj e as të akuzoj ndokënd, se mbase të gjitha këto që po them unë janë berë. Thjeshtë po parashtroj pyetje, po ngre shqetësimin për analizën e munguar, për aq kohë sa nuk ka asnjë informacion se çfarë është bërë e si si është reaguar pas ngjarjes.
E njejta logjikë arsyetimi është edhe për Këshillin e Lartë Gjyqësor; për analizën e kushteve të gjykatës ku ndodhi krimi, por edhe për të gjitha gjykatat e tjera, për mjediset e punës, standardet e sigurisë, shërbimet ndihmëse e gjithçka ka të bëjë me funksionimin normal të tyre.
Gjykata e Apelit në Tiranë është vetë shëmtia e sistemit dhe ngjarja kriminale që ndodhi atje është akuzë e drejtpërdrejtë për të gjithë ata që flasim për sukseset e reformës në drejtësi e që tani kanë edhe paturpësinë të na predikojnë balancën mes drejtësisë së ligjit dhe drejtësisë hyjnore.
Gjykatësi i ndjerë Astrit Kalaja nuk është më në jetë. Krimi që i mori jetën duhet analizuar në detaje, me shumë seriozitet dhe me përgjegjësi ligjore e shtetërore.
Në të kundërt, analiza e munguar, mungesa e reflektimit dhe mosnxjerrja e përgjegjësisë, mund të vrasë përsëri!
Rilindja komuniste që ka pushtuar pushtetin vendor me vota...
Disa krerë demokratë kanë pranuar disa poste nga qeveria. ...
Për pushtetin Binaj nuk duhet eleminuar si i pavarur, por ...
Ende nuk arrij të kuptoj se si ia doli Fatmir Xhafaj, dhe ...
Ai është një qytet vërtet i çuditshëm. Ndërtesat nuk janë ...
PD nuk nxori (dot) një kandidat për Bashkinë e Tiranës, se...
Sot në mëngjes, ndërsa po bëja "scroll" për të parë sa i g...
Ai që del me fjalime patetike, me programe të marra nga Ch...
Krahas të tjera arritjesh, nënshkrimi i marrëveshjes së Pa...
Në një peizazh të çoroditur fjalësh të derdhura kuturu faq...
Përse konflikti për Koncesionin e Aeroportit të Vlorës ka ...
Kjo në foto, është shtëpia e stërgjyshit tim, Eqerem Zeqja...
Përdorimi problematik i rrjeteve sociale është rritur me 4...
Ajo që po vihet re në këtë brez avangardë ose “Kohës së re...
Tek afera Pacolli-aeroporti i Vlorës janë disa pika të err...
Edvin Më foli mirë Gjon Marka Gjoni, por unë s’ia përfill...
Kandidati që kërkon t’u japë qytetarëve një të ardhme që a...
Rilindja do të maskojë më tej qëllimin e mbrapshtë të proj...
Raportet periodike të OSBE/ODIHR, shoqërisë civile, BE-së ...
"Harbut" përdoret ende sot si sharje ose si përcaktim i sj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...