Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kandidati që kërkon t’u japë qytetarëve një të ardhme që as vetë s’e beson...
Në çdo fushatë zgjedhore në Shqipëri, përveç detit, malit, ndonjë kodre apo godine që nuk kandidon dot, gjenden gjithmonë disa “kandidatë” që dalin nga askund, frymojnë politikisht për pak javë dhe zhduken sapo mbyllet kutia e fundit e votimit.
Edhe kësaj here me zgjedhjet e pjesshme vendore e njëjta gjë ka ndodhur. Janë shfaqur disa kandidatë që me më shumë “guxim” se mundësi, me më tepër ambicie për karrierë apo ndonjë punë kanë vendosur të “sfidojnë sistemin”...
Kësaj radhe “të pavarur”, që shpallin se do t’i sjellin qytetit frymë të re! E vetmja frymë që sjellin, zakonisht, është ajo e iluzioneve personale të fryra më shumë se tollumbacet e festave të kalamajve.
“Të pavarurit” kanë dalë në skenë, me logon e pavarësisë, me bindjen dhe mburrjen se populli i pret dhe me entuziazmin e njerëzve që ende s’e kanë kuptuar se njerëzit sot kanë aq informacion sa nuk gënjehen më, që ende s’e kanë kuptuar që gara nuk është as sfilatë mode, as marifet, por matematikë politike.
Thonë se s’kanë parti, por prapa tyre rrinë ca parti të lodhura që i përdorin si dekor për të mos u dukur bosh. Thonë se është kundër sistemit, por çdo dalje e tyre publike është imitim i lirë i sistemit. Thonë se nuk kanë interesa, por në fund përfundojnë me një tender të vogël apo një post publik.
Duke qenë se fushata e tyre është më shumë për CV se për fitore, më poshtë po u drejtoj disa pyetje, jo për të marrë përgjigje, por për të kuptuar nëse ata vetë i kanë menduar ndonjëherë.
Cili është vizioni juaj për qytetin, përveç faktit që doni të promovoheni?
Në fund të mandatit që s’do ta filloni kurrë, si do ta shihnit qytetin, nga ndonjë kafe me pamje nga deti?
Si flisni për transparencën që fillon me vetëdeklarimin dhe si do të siguroni që çdo qindarkë publike të përdoret me përgjegjësi?
Do t’i publikoni kontratat e bashkisë? Apo do të mjaftoheni me publikimin e një statusi “Faleminderit për besimin!” në 10 nëntor?
Kush ju financon, përveç përveç vetëbesimit, optimizmit dhe ambicieve personale? A janë këto të tatueshme?
Çfarë do të bëni për të ndaluar ndërtimet pa kriter, por me urdhër nga interesat okulte?
A do ta shpallni qytetin tonë “zonë të mbrojtur nga qytetarët skeptikë”, pra do t’i përgënjeshtroni me punë?
Si do ta pastroni qytetin, kur s’e keni pastruar ende fjalorin nga retorika boshe?
Si do t’i përfshini qytetarët (ata që s’ju kanë dëgjuar ende) në vendimmarrje, përveç ndonjë sondazhi në Facebook me dy klikime?
Do t’i takoni ndonjëherë apo do t’i lini t’ju takojnë nëpër meme pas zgjedhjeve?
Si do ta bëni administratën më të afërt me qytetarët, kur ju vetë s’jeni afër askujt, por pranë pushtetit?
Si do ta pastroni qytetin, kur s’e keni pastruar ende fjalorin nga sloganet e lodhura të politikës?
A do të pranoni të dorëhiqeni nëse bashkia përfshihet në ndonjë aferë, në rast se ndodh ndonjë mrekulli dhe fitoni?
Cili është ekipi juaj? Apo është sekret shtetëror?
Dhe mbi të gjitha: pse keni hyrë në këtë garë, kur e dini që gara s’është për ju?
Qytetit i duhet një kryetar që di të mbajë peshën e qytetit, jo një figurë për dekor në listën e kandidatëve.
Qyteti nuk është stacion tranzit për ambicie personale, mungesë serioziteti, por një qytet që kërkon drejtim, jo zhurmë.
As trampolinë për të “pavarurit” që janë më të varur se militantët partiakë, nga egoja e tyre apo nga ideja naive se vota është çështje simpatie, jo sistemi.
Kështu që, i nderuar kandidat, paç fat!
Jo për të fituar, por për të dalë me nder nga fushata, se në Shqipëri edhe kjo është arritje.
Dhe ky është, ndoshta, fati më i mirë që mund t’i ndodhë një kandidati pa shanse./ CNA
Rilindja do të maskojë më tej qëllimin e mbrapshtë të proj...
Raportet periodike të OSBE/ODIHR, shoqërisë civile, BE-së ...
"Harbut" përdoret ende sot si sharje ose si përcaktim i sj...
Kohët e fundit po ndjek me shumë shqetësim sulmet që po nd...
Të dashur qytetarë, sot mora raportin e përditësuar të kon...
Presidentja e Komisionit Europian përfundoi vizitën e saj ...
E veçanta e zgjedhjeve të pjesshme vendore të këtij viti, ...
Goli që provoi se partitë dhe qeveritë nuk e kanë larguar ...
Shqipëria nuk është më një vend i fshehur në marrëdhëniet ...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë padinë e Erion ...
Jo pak kolegë gazetarë që kaluan kufirin me Serbinë, përve...
Rënia e 9 nëntorit si datë zgjedhjesh, pavarësisht arsyeve...
Në ekzistencën e çdo partie vjen një çast kur duartrokitje...
Vendimi i Presidentit Bajram Begaj për të dekretuar 9 nënt...
Ky, titulli ''Dëshmor i Atdheut'' është bërë tashmë bajat ...
Është shumë interesante përmbysja që sjell Florian Binaj m...
Në fillim ishte fjala. Por fjala nuk ishte thikë. Nuk ishte ...
Dy vjet më parë, Hamasi ndërmorri një sulm terrorist ndaj Iz...
(130-vjetori i lindjes, 8 tetor 1895-2025) Ahmet Zogu - M...
Plotë 80 vjet më parë (tetor 1945), në vend të Lidhjes së ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...