Goli që provoi se partitë dhe qeveritë nuk e kanë larguar dot Kosovën nga Shqipëria
Goli që provoi se partitë dhe qeveritë nuk e kanë larguar ...

E veçanta e zgjedhjeve të pjesshme vendore të këtij viti, nuk është fakti që opozita do të marrë pjesë megjithëse qeveris Ramaduro; as fakti që “me Ramën nuk ka zgjedhje”; as pretendimi tjetër që “pa zgjedhje të lira nuk ka zgjedhje!”.
E veçanta e këtyre zgjedhjeve është që opozita nuk del me kandidatë politikë, por me kandidatë të “pavarur” që do t’i “mbështesë”!
“Të pavarur” që vrapojnë në zgjedhje me flamurë pavarësie, por me telat e lidhur pas selisë së ndonjë partie, kryesisht njerëz pa idenditet, pa biografi apo me biografi të dyshimtë politike, karikatura të politikës së konsumuar që, me një retorikë patetike “antiparti”, përpiqen të fshehin faktin se janë produkt i një mentaliteti apo edhe i një partie që nuk ka më as fuqi, as identitet, as shpresë, as vizion.
PD, që dikur prodhonte liderë, sot prodhon “të pavarur”. Jo sepse beson në individin, por sepse nuk beson më në veten e vet, në figurat drejtuese që ka, në impaktin dhe shpresën që duhet të prodhonte dhe s’di as si ta fshehë faktin që është kthyer në hije të vetvetes.
Mungesa e strukturës, kriza e besimit dhe ndarja e përhershme kanë nxjerrë në skenë figura të ricikluara që shiten si “shpresë e re”.
E vërteta është se asnjëri prej tyre nuk është vërtet i pavarur, sepse janë të varur nga emra, interesa apo “shkelje syri” dhe kanë marrë bekimin, ndoshta edhe llogaritë, e një partie që s’guxon më të dalë hapur. Dhe kur dikush është i varur nga një parti që vetë është e përçarë e pa busull, rezultati dihet: rrëzim me stil, para se të fillojë gara.
Në thelb, kjo është formula më e re e DËSHTIMIT opozitar: të gjesh njerëz që nuk kanë as forcën, as frymën për t’u përballur me pushtetin, as guximin për t’u ndarë nga partia që i manipulon. Një farsë e përsosur për t’i bërë qejfin mazhorancës: Opozita bën sikur garon, “të pavarurit” bëjnë sikur fitojnë edhe kur humbasin; pushteti bën atë që di më mirë: qesh e numëron!
PD sot nuk garon dot vetë, por as nuk di të mos garojë. Prandaj shpik “të pavarur”, për t’u justifikuar se është pjesë e procesit, por pa mbajtur përgjegjësi për humbjen. Në fakt, ky është versioni më i hidhur i TRADHTISË politike: të thuash se i mbështet, e pastaj t’i lësh vetëm në terren, pa strukturë, pa logjistikë, pa zë në media. Një lojë që s’e fiton askush, përveç pushtetit, që kënaqet duke parë opozitën të vetëshkatërrohet.
PD, në vend që të krijonte një strategji reale për rikthim dinamik politik, po i dërgon këta “pavarurit” drejt një rruge pa kthim. Sepse nuk do t’u japë as mbështetje reale, as strukturë që t’i mbrojë, as njerëz në terren. Janë lënë të dalin në “garë” vetëm për t’u konsumuar dhe për t’u kujtuar si nota të parëndësishme në një simfoni politike që ka mbaruar me kohë.
Të pavarurit e sotëm janë si manekinët në vitrinën e një dyqani të falimentuar; duken si njerëz, por nuk kanë as frymë, as substancë. Dhe çdo “i pavarur” që futet në këtë garë, sado i sinqertë të jetë, shndërrohet në një pjesë të një skenari që e shkatërron edhe më shumë besueshmërinë e alternativës opozitare.
Ndërkohë, kur zgjedhjet të përfundojnë, “të pavarurit” do të kthehen aty prej nga i morën: në raftin e harresës politike.
Gjithsesi nuk është faji i “të pavarurve” që janë të varur. Është faji i një partie që nuk ka më as nerv për të luftuar, as ide për të fituar, as njerëz për të krijuar dhe as kurajo për të sfiduar. Që mban peng opozitarizmin dhe opozitën.
Dhe një partie që nuk ka më as ide, as kandidatë, as besim: i mbetet vetëm të prodhojë iluzione.
Por iluzionet, si edhe karikaturat, nuk fitojnë kurrë zgjedhje!/CNA
Goli që provoi se partitë dhe qeveritë nuk e kanë larguar ...
Shqipëria nuk është më një vend i fshehur në marrëdhëniet ...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë padinë e Erion ...
Jo pak kolegë gazetarë që kaluan kufirin me Serbinë, përve...
Rënia e 9 nëntorit si datë zgjedhjesh, pavarësisht arsyeve...
Në ekzistencën e çdo partie vjen një çast kur duartrokitje...
Vendimi i Presidentit Bajram Begaj për të dekretuar 9 nënt...
Ky, titulli ''Dëshmor i Atdheut'' është bërë tashmë bajat ...
Është shumë interesante përmbysja që sjell Florian Binaj m...
Në fillim ishte fjala. Por fjala nuk ishte thikë. Nuk ishte ...
Dy vjet më parë, Hamasi ndërmorri një sulm terrorist ndaj Iz...
(130-vjetori i lindjes, 8 tetor 1895-2025) Ahmet Zogu - M...
Plotë 80 vjet më parë (tetor 1945), në vend të Lidhjes së ...
Marshalli tha se në Shtator do niste Rrevolicionin. Këtë r...
E para viktimë me profesion avokate që mbronte çështje pron...
I pari, në foto, është gjyqtari amerikan Frank Caprio, i n...
Dy fjalë për ata injorantë që dje komentonin pro atentator...
Ka ngjarje që e tejkalojnë tronditjen e momentit dhe kthehen...
Një ngjarje e rëndë, ndoshta më e rënda në 35 vite ka ndod...
Që të mos them që opozita nuk ka figura potenciale për kandi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...