Përse konflikti për Koncesionin e Aeroportit të Vlorës ka më shumë gjasa të jetë “prishje pazaresh”
Përse konflikti për Koncesionin e Aeroportit të Vlorës ka ...

Në një peizazh të çoroditur fjalësh të derdhura kuturu faqeve të gazetave, ekraneve të televizioneve e portaleve të shumtë, ku gazetari nuk është më sepse të gjithë janë bërë edhe gazetarë, njësoj siç janë bërë gjyqtarë, prokurorë e avokatë njëherësh, na shërbehet si një skandal i madh votimi i bërë në Gjykatën e Lartë të Republikës, gjatë të cilit, gjyqtarët e lartë kanë votuar që të zgjedhin njërin ndër tre emrat mes kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese.
E gjithë kjo histori do të ishte përcjellë me indiferencë nëse njëra prej kandidateve, zonja Naureda Llagami, e renditur e para pas votimit, nuk do të këmbëngulte që të verifikohej një fletë votimi pro emrit të saj, por e shpallur e pavlefshme nga komisioni i votimit, prej se votuesi, (në këtë rast jo ndonjë analfabet prej periferisë së vendit, por një anëtar i Gjykatës së Lartë të Republikës!), bashkë me shenjën e votimit si shprehje të vullnetit të tij pro zonjës Llagami, ka bërë në fletën e votimit edhe një shënim tjetër.
Krejt pa asnjë shkak e pa asnjë nevojë sipas një arsyetimi normal, por siç duket jo për arsyetimin jonormal të votuesit gjyqtar në Gjykatën e Lartë të Republikës, (ai ose ajo) ka bërë edhe një shënim tjetër, duke vënë në rreth numrin 2, që është numri rendor para emrit të së votuarës në fletën e votimit, zonjës Naureda Llagami.
Zonja Llagami ka të drejtë kur pretendon se vota është pro saj. Mirëpo, si një juriste që pretendon të jetë në të drejtën e vet, anëtare e Gjykatës Kushtetuese të Republikës, ajo duhet të na thotë nëse është apo jo shenja tjetër përveç votës në fletën e votimit një shenjë identifikuese e votuesit?
Druaj se po.
Por, le të mos paragjykojmë, sepse paragjykimi na e errëson qartësinë e analizës së faktit.
Në shpjegimin që ka bërë vetë Gjykata e Lartë, ka saktësuar se sipas rregullores së votimit, çdo shënim tjetër përveç shenjës që shpreh vullnetin e votuesit në kutinë përkatëse të fletës së votimit, e bën votën të pavlefshme, sepse, citoj: “Në rastin konkret, në fletën e shpallur të pavlefshme janë bërë dy shenja të ndryshme: një kryq votimi dhe një rrethim i numrit në krah të kandidatit gjë që, pavarësisht se mund të japë përshtypjen e një “qartësie të vullnetit”, cenon hapur fshehtësinë e votës dhe hap mundësinë që ajo të identifikohet. Nëse lejohet që çdo votë “e qartë” të pranohet edhe kur nuk është “e fshehtë”, atëherë parimi i fshehtësisë humbet kuptimin dhe procesi bëhet i identifikueshëm”.
Çështja do të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese. Nëse jemi apo jo para një skandali, siç kanë nxituar të shprehen ca të tjerë, kjo mbetet të presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Por fleta e votimit na thotë më shumë sesa kaq.
Ajo është dëshmi e integritetit të anëtarit të Gjykatës së Lartë të Republikës.
Është shenjë alarmi e mungesës së respektit të anëtarit të Gjykatës së Lartë të Republikës për besimin që i është dhënë.
Është provë e karakterit të anëtarit të Gjykatës së Lartë të Republikës, shpërfaqur në një rast si ky i votimit që nuk ndryshon në asgjë nga votimi i kontrolluar, nga votimi i detyruar apo nga votimi i blerë që e ndeshim rëndom sa herë na duhet të shkojmë për të zgjedhur përfaqësuesit tanë.
Një njeri i tillë, afërmendsh që nuk e meriton të jetë jo në Gjykatën e Lartë të Republikës, por askund në sistemin e organeve të drejtësisë.
Mund të ndodhë që prej votës lehtësisht të identifikueshme, zonja Llagami të bëhet anëtare e Gjykatës Kushtetuese, siç mund të ndodhë edhe e kundërta.
Por, sido që të ndodhë, jo thjesht ajo, por sistemi na jep edhe një argument tjetër se përse qytetarët nuk kanë besim te drejtësia, për të mos thënë më tepër.
Ja, këtë na thotë ajo fletë votimi e një anëtari të Gjykatës së Lartë të Republikës, në të cilën aq sa zbulohet vota për zonjën Llagami, fshihet edhe dikush tjetër, (ai ose ajo) që bën pazar me votën dhe shkel besimin e dhënë.
Nëse Gjykata Kushtetuese e Republikës do që t’i bëjë një shërbim të madh vendit, më parë se të vendosë se kush do të jetë anëtari i saj i radhës, zonja Llagami apo zoti Vokshi, le të hetojë e të gjejë përmes ekspertimit kriminalistik të fletës së votimit se cili prej anëtarëve të Gjykatës së Lartë të Republikës është “injoranti” që nuk di të votojë në rastin më të mirë, apo matrapazi i votës në rastin më të drejtë.
Gjurmët janë në fletën e votimit. Le ta mësojmë të gjithë kush fshihet pas asaj flete votimi dhe fytyra e tij të jetë shembulli real i ndëshkueshmërisë prej një sistemi që e ka humbur besimin dhe kredibilitetin, sepse ka brenda tij njerëz matrapazë dhe të korruptuar.

Përse konflikti për Koncesionin e Aeroportit të Vlorës ka ...
Kjo në foto, është shtëpia e stërgjyshit tim, Eqerem Zeqja...
Përdorimi problematik i rrjeteve sociale është rritur me 4...
Ajo që po vihet re në këtë brez avangardë ose “Kohës së re...
Tek afera Pacolli-aeroporti i Vlorës janë disa pika të err...
Edvin Më foli mirë Gjon Marka Gjoni, por unë s’ia përfill...
Kandidati që kërkon t’u japë qytetarëve një të ardhme që a...
Rilindja do të maskojë më tej qëllimin e mbrapshtë të proj...
Raportet periodike të OSBE/ODIHR, shoqërisë civile, BE-së ...
"Harbut" përdoret ende sot si sharje ose si përcaktim i sj...
Kohët e fundit po ndjek me shumë shqetësim sulmet që po nd...
Të dashur qytetarë, sot mora raportin e përditësuar të kon...
Presidentja e Komisionit Europian përfundoi vizitën e saj ...
E veçanta e zgjedhjeve të pjesshme vendore të këtij viti, ...
Goli që provoi se partitë dhe qeveritë nuk e kanë larguar ...
Shqipëria nuk është më një vend i fshehur në marrëdhëniet ...
Gjykata Kushtetuese ka vendosur të shqyrtojë padinë e Erion ...
Jo pak kolegë gazetarë që kaluan kufirin me Serbinë, përve...
Rënia e 9 nëntorit si datë zgjedhjesh, pavarësisht arsyeve...
Në ekzistencën e çdo partie vjen një çast kur duartrokitje...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...