web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Opozita është frymë, besim dhe shpresë jo kostum, kollare, brekë e kanotierë

25 Tetor 2025, 19:22, Opinione Myslim Murrizi

Opozita është frymë, besim dhe shpresë jo kostum, kollare,

U habita shumë kur lexova që dje, në mbledhjen e grupit parlamentar, gjatë shumë diskutimeve, kishte pasur “porosi” nga z. Noka që deputetët të visheshin me kostume doku, me arna, me çorape të grisura, pa kollarë e me këpucë të shqyera.

Ky është fiks mentaliteti i qelbur komunist i një partie hipokrite, bolshevike, që mendon se qytetarët na vlerësojnë, na mbështesin, na besojnë apo na mëshirojnë sipas “leckave” që mbajmë veshur, e jo nga qëndrimet që mbajmë.
Dhe pastaj, demek, quhemi parti e qendrës së djathtë?!
Një hipokrizi e pështirë që nuk ka leckë a rrobë që mund ta mbulojë.

Jo ore, jo!
Opozita është frymë, është besim, është shpresë, është ndryshim, është sjellje shpirtërore ndaj qytetarëve opozitarë. Është dinjitet, ndershmëri, kurajë, aksion – dhe jo teatër leckash apo paradë mode.

Nëse bashkoni votat me Ramën për një kod zgjedhor bastard, që të siguroni një karrige të ndyrë në Parlament për bythën tuaj të përdredhur nga një prehër tek tjetri, pa vota por me lista të mbyllura – nuk ju pjerdh kush, edhe sikur të visheni me ar apo të shkoni lakuriq në Parlament.

Nëse nuk i takoni qytetarët as në fushata dhe as gjatë 4 viteve pasi uleni në karrigen e deputetit, nuk ju vjen kush nga pas, edhe po t’i ngrini brekët në majë të kokës.
Nëse emëroni anëtarë kryesie apo deputetë njerëz anonimë, pa asnjë kontribut në PD, por me pagesë – që shkelin mbi sakrificën e mijëra demokratëve – nuk ju beson askush, edhe po të visheni me arna si thes orizi.

Ç’është ky mentalitet kalbësirë i së kaluarës komuniste?!
Nuk të bëjnë “leckat” njeri apo politikan, sado që të vishesh, por shpirti, morali dhe dinjiteti janë ata që përcaktojnë kush je dhe çfarë përfaqëson.

Pse duhet të vishen si rreckamanë ata deputetë që kanë biznese, prona, pasuri e para?
Pse duhet të vishet si roje mullari p.sh. Kliti Hoti i Shkodrës, që është milioner?
Po Flamur Hoxha e Isuf Çela i qarkut Kukës, që të dy kanë biznese?
Po Albana Vokshi që ka patur 5–6 puse nafte?
Po Eno Bozo që ka babanë milioner?
Po Luçiano Boçi që ka krushkun milioner?
Po Oerd Bylykbashi që ka vilën në Palas, komshi me Gjiknurin?
Po Besard Xhaferri që ka babanë pronar fabrike në Vaqarr prej 25 vitesh?
Po Luan Baçi që ka 30 vjet me biznes – pse duhet të vishet me çorape të grisura?
Po të tjerë si ti, Flamur, që keni shtëpi e makina mbi 500 mijë euro – pse duhet të vishemi si lypsa?

Problemi nuk është kostumi apo kollarja, or komunistë të mykur nga trutë, por kollarja që i keni varur në qafë opozitarëve që prej vitit 2013 për hir të karriges suaj të ndyrë.

Nuk është turp të jesh i pasur – turp është të jesh hajdut.
Nuk është turp të vishesh mirë – turp është kur rrobat t’i blen pushteti.
Nuk është turp të jesh në opozitë – turp është ta shesësh opozitën për t’u veshur me firmato.

Opozita nuk bëhet me leckat që vishni, por me njerëz që nuk bëhen leckë duke lëpirë kujtdo që ka në dorë firmën për t’u bërë deputet.
Opozita nuk zmadhohet kurrë, edhe po të rrini lakuriq nga trupi – ashtu siç jeni nga trutë dhe nga shpirti.

Prandaj, nëse pasurinë e keni me punë e me djersë – vishuni si t’ju dojë qejfi, me kostume jo 5 mijë, por 15 mijë euro.
Qytetarët i dinë të gjitha, sado që përpiqeni të maskoheni me veshjen tuaj, sepse jetojmë në një vend të vogël, ku njohim njëri-tjetrin me rrënjë e me dhëmballë.

Veshja është respekt për veten dhe shenjë qytetarie.
Ajo as të zmadon, as të zvogëlon karakterin, moralin apo shpirtin.
Ju mungojnë shumë gjëra në të qenit opozitarë të vërtetë, përpara se të kujdeseni për brekët e çorapet që mbani veshur.

Cenimi nuk është tek kostumi, por tek mënyra si, brenda një viti, nga “brek grisur” bëheni milionerë përmes tenderave e konçensioneve që ju jep pushteti për t’ju blerë si kile mishi në pazar.
Kostumi apo kollarja s’kanë rëndësi, sepse kazani i plehrave, edhe po ta mbulosh me flori, prapë erë haleje mban.

Prishni kodin zgjedhor bastard të vitit 2008 dhe pazarin e qelbur të korrikut 2024, bëni reformën territoriale që t’u shërbejë qytetarëve – dhe pastaj vishuni si të doni, se nuk i plas kujt për leckat tuaja, sa kohë që ju shohin t’ju përdorin si leckë këpucësh.





16:00 Opinione Majlinda Bregu

Nga "like"-u tek ankthi

Përdorimi problematik i rrjeteve sociale është rritur me 4...

Lajmet e fundit nga