Përse është OSBE/ODIHR në Shqipëri?
Prezenca e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europ...

Të jesh shqiptar është profesion me orar të plotë. Çdo mëngjes e nis me mallkime për trafikun, pastaj merr makinën për të bërë 100 metra deri te kafja e lagjes.
Ankohesh për çmimet, por vetëm në Instagram. Shan qeverinë nga "sabahu në aksham", por e mbyll gjithmonë me lutjen: “ishalla vë dorën në zemër qeveria”.
Në dasma zihesh, në mort pajtohesh. Trimërinë e shfaq në këngë e në stadium! E urren krimin, por adhuron “çunat e fortë”.
Shan Serbinë, por këndon këngë sllave. Je i bindur se Adami dhe Eva kanë qenë shqiptarë, dhe se çdo popull tjetër është më i prapambetur se ne!
Je i bindur se fajin për prapambetjen e ka Turqia, edhe pse i këndon Erdoganit dhe shkon në spitalet e Stambollit për “derman”. Italia dhe Greqia, natyrisht, plasin nga xhelozia për turizmin tonë “të mrekullueshëm” dhe bëjnë gjithçka për ta sabotuar.
Plazhet tona janë më të bukurat në botë, edhe pse shumicën nuk i ke parë as në foto as në ëndërr! Je besimplotë te forcat e tua, por në fund thua: “të kam lënë Zotin”.
Për gjithçka fajëson të huajt, por pastaj bën pyetjen ekzistenciale: “po ndërkombëtarët pse s’ndërhyjnë?”. Ankohesh për qeverinë, por fajin e ka opozita.
Preferon të mos punosh, sepse “rroga është e ulët”. E pret liderin me këngë në hyrje të tunelit dhe e shan sa del nga tuneli!
I çon fëmijët në shkolla private dhe pasdite merr mësues nga shkolla shtetërore për kurse private. Gëzohesh si fëmijë kur dikush shkon në SPAK, edhe pse çështja jote është harruar në gjykatë prej 20 vjetësh.
Flet hareshëm për integrimin në Europë, por dashuron Amerikën. Mburresh me tolerancën fetare, por intolerancën e ke kryefe. Bën shqiponjën me duar në çdo event, por me shpejtësi drite ikën edhe natën drejt "dherave të tjera".
Kafen nuk e pi për t’u zgjuar, por për të harruar. Pi espreson italiane në filxhan turk, duke dëgjuar muzikë greke dhe parë lajmet nga Ukraina. Je gjithmonë i zënë me punë, por gjithmonë gati për një kafe që zgjat deri në darkë.
Flet për politikën si analist, për futbollin si trajner kombëtaresh dhe për çështje globale si ekspert i së Drejtës Ndërkombëtare. Flet për bujqësi & blegtori në nivel akademik, edhe pse i vetmi kontakt me fshatin është Instagrami.
Komunikon me mbarë botën falë internetit, por për çështje të rëndësishme prapë beson "gjithologun e darkës". Shkruan komente para se të lexosh postimin nga frika se ndërron mendje dhe nuk e shan autorin!
Ke më shumë besim tek filxhani i kafesë dhe te fati se tek çdo institucion i shtetit. Je i pajisur me makinën dhe telefonin e vitit 2025, por shtang nga frika kur të del në rrugë një mace e zezë. Lutja jote e parë nuk është për shëndet, por për llotarinë. Në vend që të përballesh me problemin thua: "kështu ka qenë e shkruar".
Ankohesh për korrupsionin, por kërkon të zgjidhesh hallin me një “kafe të vogël”. E do çdo gjë "shumë të mirë", por kërkon ta blesh sa më lirë! Je i bindur se askush s’e do Shqipërinë më shumë se ti, ndërsa vetë planifikon të ikësh “për pak kohë”, derisa “të bëhet më mirë këtu”. Vetë do që të ikësh, por do që të tjerët të kthehen!/ CNA
Prezenca e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europ...
Kandidati kërkon donacione nga qytetarët, njëlloj si ata q...
Lexon CV-të dhe arsimimin dhe formimin intelektual të kandid...
Kur kandidatët “e pavarur” të këtyre zgjedhjeve, ata që ka...
U habita shumë kur lexova që dje, në mbledhjen e grupit pa...
Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që të vritet një gjyk...
Rilindja komuniste që ka pushtuar pushtetin vendor me vota...
Disa krerë demokratë kanë pranuar disa poste nga qeveria. ...
Për pushtetin Binaj nuk duhet eleminuar si i pavarur, por ...
Ende nuk arrij të kuptoj se si ia doli Fatmir Xhafaj, dhe ...
Ai është një qytet vërtet i çuditshëm. Ndërtesat nuk janë ...
PD nuk nxori (dot) një kandidat për Bashkinë e Tiranës, se...
Sot në mëngjes, ndërsa po bëja "scroll" për të parë sa i g...
Ai që del me fjalime patetike, me programe të marra nga Ch...
Krahas të tjera arritjesh, nënshkrimi i marrëveshjes së Pa...
Në një peizazh të çoroditur fjalësh të derdhura kuturu faq...
Përse konflikti për Koncesionin e Aeroportit të Vlorës ka ...
Kjo në foto, është shtëpia e stërgjyshit tim, Eqerem Zeqja...
Përdorimi problematik i rrjeteve sociale është rritur me 4...
Ajo që po vihet re në këtë brez avangardë ose “Kohës së re...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...