Përplasen dy automjete në zonën e "Xhamllikut" në Tiranë/ Policia në vendngjarje
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...

Është një lodhje që s’ka të bëjë as me trupin, as me orët e pakta të gjumit, as me ritmin e punës... Është lodhja që të hyn në palcë, në mendje, në shpirt, ajo ndjesi që të bën të mos duash as të ankohesh më, sepse edhe ankesa tashmë është lodhje. I lodhur nga neveria që të sjell çdo mëngjes lajmi i parë, fytyra e parë e politikanit, oligarkut që sheh, premtimi i përhershëm, mashtrimi që nuk fshihet më. Kam arritur pikën ku jam lodhur së ndjeri i lodhur.
Në fillim, mendon se është thjesht lodhje fizike. Rrugët plot gropa, transporti publik, trafiku i rënduar, pisllëku, orët e stërzgjatura në punë që s’paguhen siç duhet, shëndeti që bëhet luks. Por pastaj e kupton se trupi edhe. Lodhja më e madhe nuk vjen nga puna, por nga pritja. Nga pritja që diçka të ndryshojë në një vend që i ka bërë durimin dhe pritjen sport kombëtar.
Por lodhja më e thellë është ajo morale e intelektuale. Nga një realitet që të fyen inteligjencën dhe e vërteta shtrembërohet çdo ditë. Jam lodhur nga një shoqëri që s’e njeh më ndryshimin midis së drejtës dhe së gabuarës. Jam lodhur nga njerëzit, të cilët mendojnë, arsyetojnë, gjykojnë dhe etiketohen si “negativë”, “grindavecë” apo “të dështuar”. Jam i lodhur nga mediokriteti i veshur me kostum, që del çdo ditë në ekran, që vetëshpallet “analist” dhe manipulon opinionin publik. I lodhur nga universitetet që shesin diploma, jo dije. Nga morali që është bërë valutë që këmbehet për interes; nderi matet me poste; besnikëria me lajka dhe ndershmëria është demode e budallallëk. Dhe unë që nuk vjedh, nuk mashtroj, nuk shitem e jam i drejtpërdrejtë, mbetem gjithnjë jashtë loje. Kjo është lodhja që të thyen: të jetosh në një shoqëri ku turpi është luks dhe ndërgjegjja turp.
Jam lodhur shoqërimisht edhe nga njerëzit që jetojnë për fasadë. Nga ata që kërkojnë ndryshim, por votojnë po të njëjtët politikanë që i kanë lodhur. Nga bisedat e debatet që përfundojnë gjithmonë: “S’bëhet ky vend!”. Nga buzëqeshjet false në rrjetet sociale, ku të gjithë duken të lumtur, që u bëjnë “like” padrejtësive, por harrojnë të ngrenë zërin në një realitet bosh, gri dhe pa shpresë.
E, mbi të gjitha, jam lodhur politikisht. Nga politikanët që flasin për popullin, por jetojnë si perandorë. Nga pushteti që s’ka më as turp, as masë. Nga opozita që s’është më alternativë, por shpresë e konsumuar dhe që sillet si shërbëtorja më besnike e pushtetit. Nga premtimet që përsëriten çdo katër vjet, si reklama të vjetra në një mur të shkatërruar apo si disqe të gërvishtura: “Rritje ekonomike”, “Shtet ligjor”, “Integrim Europian”. Nga vota që s’ndryshon më asgjë. Nga teatri që quhet “demokraci shqiptare”, me rolet e ndara saktë prej kohësh dhe publiku ka mbetur thjesht për duartrokitje në një proces sa për sy e faqe.
Jam lodhur nga zhgënjimi që është bërë rutinë; nga nënshtrimi e pajtimi me padrejtësinë. Dhe nga fakti që asgjë s’të dhemb më....
Kjo lodhje nuk është vetëm e imja. Është e një vendi të tërë që përpiqet të ecë përpara duke mbajtur mbi shpinë peshën e rëndë të zhgënjimit. Është lodhja e brezit që rritet me shpresë se një ditë do të ikë. E qytetarëve që ende besojnë në drejtësi, ndonëse çdo ditë u vërtetohet e kundërta.
Por ndoshta, edhe në këtë lodhje të përbashkët, ka një grimcë shprese. Sepse vetëm ai që e ndien lodhjen deri në palcë, mund të kuptojë sa i domosdoshëm është ndryshimi. Lodhja nuk është fundi; është paralajmërimi i fundit para se të shpërthejmë.
E megjithatë, edhe pse jam lodhur së ndjeri i lodhur, diçka brenda meje ende s’do të dorëzohet. Sepse ndoshta shpresa është vendimi për të mos iu dorëzuar lodhjes edhe kur e di se je i rraskapitur.
Gjithsesi, nëse më ka mbetur pak forcë do ta ruaj për të mos u mësuar me këtë lodhje. Sepse kur mësohesh me të, gjithçka ka marrë fund.
Sot, sinqerisht, jam lodhur së ndjeri i lodhur.
Fatos Nanos është ndarë përfundimisht nga jeta pas një lën...
Nëse ka një politikan që koha e vendosi menjëherë si “sand...
Sot në mesditë, pas një vuajtjeje të gjatë në reaminac...
Nuk do ta harroj kurrë 9 janarin e vitit 2004. Isha drejto...
Në shoqërinë moderne, Halloween-i është bërë një nga festa...
Nesër në godinën u është instaluar Gjykata Kushtetuese ins...
Në foton e parë janë deputetët e Republikës së Shqipërisë....
Portali i familjes Veliaj ka zbuluar së fundmi edhe zb...
Nga Mentor Kikia (Një ftesë për diplomatët për të kuptua...
Kina kërcënon Shqipërinë! Sot në mëngjes, ndërsa po bëja ...
Një 17-vjeçar, Leandro Shametaj, u vra parmbrëmë në Vlorë ...
nga IRIS BEQIRI Javët e fundit, gjithnjë e më shumë po pë...
Kamionët që transportojnë materiale ndërtimi (në këtë vend...
Të jesh shqiptar është profesion me orar të plotë. Çdo...
Prezenca e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europ...
Kandidati kërkon donacione nga qytetarët, njëlloj si ata q...
Lexon CV-të dhe arsimimin dhe formimin intelektual të kandid...
Kur kandidatët “e pavarur” të këtyre zgjedhjeve, ata që ka...
U habita shumë kur lexova që dje, në mbledhjen e grupit pa...
Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë që të vritet një gjyk...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...