Mos vallë shumë shpejt ChatGPT do të imitojë vetveten?
Pa diskutim që ChatGPT është një nga zbulimet më të mëdha ...

Nuk qe e vështirë ta shquaje ndër të tjerët që Fatos Nano ishte ndryshe.
U përpoq t’i imponohej kohës së vet, duke ofruar modelin e politikanit kurajoz e largpamës, edhe pse jo gjithmonë ia doli.
Mbase qe i vetmi politikan i kohës së përmbysjes, kur të tjerët që u përfshinë në politikë, improvizuan duke e mësuar atë përgjatë rrugës.
Sfidant, por edhe i bindur që kishte zgjedhur të bënte më të vështirën, Fatos Nano mori përgjegjësi kur shumë të tjerë që u ftuan para tij nuk guxuan dhe kur të gjithë donin të largoheshin sa më shpejt nga pushteti.
Ai zgjodhi të jetë në krye jo për karrierizëm, po për qytetari.
Në atë kapërcyell epokash, kur gjithçka që ofrohej ishte zymtësi pa asnjë grimë horizont, Fatos Nano e shpëtoi të majtën, sepse diti të ndërtojë ekipin e besimit dhe ta shndërrojë besimin në shpresë.
Është e pabesueshme se si ia doli të mbajë gati 80 mijë nga anëtarësia e PPSH, duke i motivuar në rrugën e re të ndryshimit, ndërkohë që ishte rreziku që shumësia e tyre t’i kundërviheshin, madje ta shpallnin edhe tradhtar.
Në krye e bashkë me një grup intelektualësh, nga më të zotët e vendit në profesionet e tyre, ai e shpëtoi të majtën shqiptare, duke instaluar për herë të parë dy mekanizma të vetëdemokratizimit të partisë: fraksionet dhe dorëheqjen.
Fatos Nano qeverisi me parti. Për fat të keq, nuk u ndoq si model dhe ndodhi që Shqipëria pas tij gjithnjë e më shumë të qeverisej me klane dhe kasta të qarkullueshme.
Ai bëri "aleancë" me publikun dhe shpartalloi vendimet e mbyllura në parti, duke e kthyer debatin në metodë.
Ndryshimin dhe modernizimin e partisë dhe jetësimin e demokracisë brenda saj, Fatos Nano e shihte si kushtin e parë të rëndësishëm për ndryshimin dhe modernizimin e shoqërisë shqiptare dhe për qeverisjen demokratike të vendit.
Kredoja e tij politike ishte gjithëpërfshirja, ndërsa motoja e qeverisjes ishte: “të lëshojmë pushtet, për të bërë shtet”.
Pa Fatos Nanon, Partia Socialiste nuk do të mund të bëhej ajo që u bë.
Ai këmbënguli dhe nguliti protokollin e shtetit të nëpërkëmbur përgjatë viteve të përmbysjes; ktheu sjelljen shtetërore në zyrat e përfaqësimit.
Ideoi dhe u çeli udhë reformave të mëdha dhe e shtyu ekonominë e vendit në hullitë e tregut të lirë, duke këmbëngulur në respektimin e rregullave dhe parimeve të konkurrencës dhe të transparencës.
Ngriti në kult respektin për vlerat e eurosocializmit duke përdorur dijen e fituar dhe të vetëfituar.
Rrezikoi me të gjitha mjetet e dijes: edhe me ironinë, sarkazmën e qesëndisjen, por gjithnjë larg banalitetit, me elegancën dhe finesën e një intelektuali të rendit të parë.
Fatos Nano ishte unik.
Dhe i tillë mbetet. Nuk pati e as ka të ngjashëm. Askush nuk e mbërriti dhe as e tejkaloi dot më pas standardin që ai vendosi.
Ai është si ata rekordmenët e mëdhenj në garat e atletikës, rekordet e të cilëve edhe pse kanë kaluar disa dekada, nuk i ka thyer dot askush.
Prandaj Fatos Nano nuk është një “ish”.
Për të asnjëherë nuk u tha ish-kryetari i Partisë Socialiste, edhe pse pas tij erdhi një kryetar tjetër në krye të saj.
Ai qe gjithmonë dhe gjithmonë do të mbetet kryetari historik i Partisë Socialiste.
Lamtumirë KRYETAR i dashur!
(Në foto: në një nga seancat e gjyqit politik kundër F. Nanos, mars 1994)./ CNA
Pa diskutim që ChatGPT është një nga zbulimet më të mëdha ...
Është një lodhje që s’ka të bëjë as me trupin, as me orët e ...
Fatos Nanos është ndarë përfundimisht nga jeta pas një lën...
Nëse ka një politikan që koha e vendosi menjëherë si “sand...
Sot në mesditë, pas një vuajtjeje të gjatë në reaminac...
Nuk do ta harroj kurrë 9 janarin e vitit 2004. Isha drejto...
Në shoqërinë moderne, Halloween-i është bërë një nga festa...
Nesër në godinën u është instaluar Gjykata Kushtetuese ins...
Në foton e parë janë deputetët e Republikës së Shqipërisë....
Portali i familjes Veliaj ka zbuluar së fundmi edhe zb...
Nga Mentor Kikia (Një ftesë për diplomatët për të kuptua...
Kina kërcënon Shqipërinë! Sot në mëngjes, ndërsa po bëja ...
Një 17-vjeçar, Leandro Shametaj, u vra parmbrëmë në Vlorë ...
nga IRIS BEQIRI Javët e fundit, gjithnjë e më shumë po pë...
Kamionët që transportojnë materiale ndërtimi (në këtë vend...
Të jesh shqiptar është profesion me orar të plotë. Çdo...
Prezenca e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europ...
Kandidati kërkon donacione nga qytetarët, njëlloj si ata q...
Lexon CV-të dhe arsimimin dhe formimin intelektual të kandid...
Kur kandidatët “e pavarur” të këtyre zgjedhjeve, ata që ka...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...