Investigimi/ Zbulohet kompania që ka marrë sipërfaqet publike nga Bashkia e Tiranës
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...

Mimoza është një lule e brishtë, e hershme, ndjellëse, por edhe shumë delikate.
Ajo kërkon diell, ujë dhe ngrohtësi, përndryshe lulëzimi i saj është i shkurtër dhe vyshket shpejt.
Kur ishim fëmijë apo adoleshentë, mimoza ishte simboli i pranverës dhe dashurisë.
-Ishte simbol i pranverës sepse mimoza ishte lulja e parë që zverdhte kodrat dhe fushat e gjelbëruara të Shqipërisë që në muajin shkurt.
-Ishte simbol i dashurisë sepse në ato vite ia dhuronim një vajze që dashuronim ose një njeriu të shtrenjtë si mësueses më 7 Mars apo nënës më 8 Mars.
M'u kujtua ky detaj kur po shikoja poeten Mimoza Ahmeti në një reality show nga më të ndjekurit në Shqipëri.
Sot e përbashkëta mes dy “Mimozave” është stina e pranverës.
Ashtu si mimozat, ajo lulëzoi në vigjilje të pranverës shqiptare. Mimoza Ahmeti në moshën 20-vjeçare ishte fituese e Festivalit të Parë të Poezisë në Sanremo në vitin 1988, organizuar nga RAI.
Pas Ismail Kadaresë, veprat e Mimoza Ahmetit u përkthyen në disa gjuhë të botës: frëngjisht, anglisht, spanjisht, italisht...
Mimoza Ahmeti ishte inspirimi i gjeneratës sonë me vargjet dhe talentin e saj. Mimoza kaloi kufijtë e letërsisë duke kërkuar dimensione të tjera artistike, si në muzikë dhe pikturë.
Dikur, në fillim të viteve 2000, ajo tentoi edhe politikën duke kandiduar, por aty mori goditjen e parë nga sistemi. Stuhia dhe ngricat shqiptare e sulmuan për t’i humbur shkëlqimin e saj.
Mijëra sy dhe veshë janë rikthyer për të parë idhullin e dikurshëm, por tashmë të vyshkur dhe rrudhur nga dimri i madh shqiptar që ka kaluar.
E bukur në thjeshtësinë e saj dhe plot sharm në sjellje, ajo është rikthyer duke na ngjallur nostalgji dhe trishtim që idhujt mund të shuhen.
Askush nuk i di arsyet financiare, artistike, sociale apo personale pse Mimoza është banore e një ferme njerëzish të njohur.
Ne jemi me fat që të shohim një Mimozë organike dhe reale, jashtë kopertinave të romaneve apo kornizave të pikturave.
Në fakt Mimoza duhet të kishte fermën e saj, ashtu siç e kanë mijëra politikanë, deputetë, doganerë, prokurorë, mjekë apo oligarkë, por ndoshta ajo me talentin dhe idealizmin e saj nuk ka mundur të lulëzojë në një ambient ku shkretohet gjelbërimi dhe thahet çdo fidan.
Ashtu si lulet me emrin e saj, edhe Mimoza nuk mund të lulëzonte gjatë sepse kjo lule e rrallë ka nevojë për ujë, ngrohtësi, diell dhe përkujdesje.
Futja në fermën e famshme provon se Mimoza është e etur për sfida të reja, por edhe për më shumë vëmendje, kujdes dhe dashuri.
Fatkeqësisht, fundi i artistëve në Shqipëri është tragjik, njësoj si mimozat nga ngricat e dimrit të vonuar. Ata përfundojnë të varfër, të braktisur, të vetmuar, të harruar dhe të kërrusur nga pesha e një realiteti që nuk e kishin parashikuar në vargjet e tyre.
Fundi i trishtë është shkruar nga Mimoza në poezinë e saj: "Vdekja"
“O qetësi e gjithfuqishme eternale,
nga ti unë dola me përpjekje,
te ti për t’u kthyer.
Veç më i mundimshëm qenka kthimi…
Isha foshnje atëherë, tani jam njeri.”
Ne jemi me fat që në fundin e pranverës të shohim Mimozën si njeri. Një fund i mundimshëm, me pak rreze drite, sepse pas shumë vitesh mund të rrethohet sërish nga dashuria e miliona njerëzve.
Ne thjesht duhet të shohim si ajo shkëlqen në errësirë dhe të dëgjojmë mendjen e saj të ndritur.
Mimoza në fundin e stinës ashtu si në poezinë e saj: “Pjalmimi i luleve” po e shpërndan polenin e saj kudo përpara se degët të thyhen nga koha./ CNA
Të gjithë ndjekësve dhe mbështetësve të Salianjit do ju th...
Kryeministri i cili dje paradite rriti çmimin e naftës në ...
Paska dalë prapë ky i roitur, komunisti i fundit në gj...
Në politikë ka figura që ndërtojnë narrativa. Ka të tjera ...
Mbrëmë skuadra e futbollit e Polonisë e rrahu skuadrën e f...
Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic, frymëzuar ...
Aksioni i fundit i Agron Shehajt për të mbledhur 100 mijë fi...
Në një moment kur Shqipëria po lëngon nga pasojat e një n...
Aeroporti i Vlorës është kthyer sërish në qendër të vëmend...
Ministria Vendosja e një ministre profesioniste në Minist...
Në politikën shqiptare aksioma komuniste: "Kush nuk është ...
Edhe pse bashkëshkrimi i Kryeministrit të Shqipërisë Edi R...
Komisionerja e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka aluduar s...
Modeli i qeverisjes së Republikës së Rinisë Patronazhiste ...
Drejtimi i SPAK nga Altin Dumani i dha një ritëm të madh l...
Shkarkimi i gazetarit Ilir Babaramo, i cili me shumë përpj...
Një njeri që nuk proteston është një njeri që ka hequr dor...
Ka një paradoks që vetëm politika shqiptare di ta prodhojë m...
Akuzojnë Ramën se donte të asgjësonte opozitën. Por në cil...
Për t’u larguar pak nga zhurma e përditshme politike dhe p...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...