Investigimi/ Zbulohet kompania që ka marrë sipërfaqet publike nga Bashkia e Tiranës
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...

Paska dalë prapë ky i roitur, komunisti i fundit në gjithë lindjen komuniste. Merre me mend, bixhozin e quan shfaqje të huaj, siç konsideronte xhinsat dhe flokët e gjata, kur ishte sekretar partie.
Në atë kohë, kur njerëzit dënoheshin për një fjalë, ky pinjoll hante e pinte te vila e Enverit dhe ngiste varkën në familjen e tij, në Drilon.
Ky varkari i diktatorit merret prapë me një biznesmen të suksesshëm, që me paratë e djersës së tij po investon në një klub sportiv të njohur. Dhe nëse familja e të roiturit nuk do t'i gabiste pronat e Partizanit të dikurshëm, nuk kishte pse shpenzonte Gazi sot për stadium fusha spotive dhe anekse të tjera.
Varkari i Enverit, me halucinacionet e tij sajon pronarë të rinj, në një pronë, që dihet kush e ka. Në objektet sportive të Partizanit nuk ka punë Olsi, aq më tepër Edi. Si ato gratë e lagjes dikur, që merrnin në gojë dynjanë, edhe ky, hapi gojën, më saktë, kapakun e pusetës së ujërave të zeza dhe kundërmon këdo që i rri pranë. Lë që kush i afrohet, veç atyre që janë mësuar me erën e qelbur të tij dhe kënaqen me kuntërbimin e halesë. Sa për Partizanin nuk dua të zgjatëm, se ai do përgjigjet në gjykatë, për të gjitha akuzat, të bazuara në letra anonime, medemek, qytetar dixhital. Duke zbatuar porosinë e Enverit për letrat, si erë e freskët e demokracisë popullore...
Qenke idiot, më thonë shokët që e merr seriozisht një të çmendur. Po ia vlen, mendoj. Se çfarë s'ka vjellur ai për Azemim e ndjerë, doke e quajtur hajdut, kontrabandist, pijanec, bashkëpunëtor të Sigurimit, deri dhe terrorist. Dhe sot qan, me paturpësinë më të madhe mbi varrin e tij. Si ata vrasësit profesionistë, që shkojnë në varrim atij që kanë vrarë. Mirë ka thënë profeti; po nuk tupërohesh, mund të bësh çdo gjë.
Po për Pashkon çfarë s'ka vjellur; për Cekën, për Imamin, për Godon dhe deri te aleati i tij i sotëm, Metën, për të cilin deklaroi se ështe kontrabandisti më i madh i drogës, i fëmijëve, prostitutave. Vetëm një akuzë të qëndronte nga këto dhe Meta duhej të kalbej në burg dhe jo me akuza qesharake, që e kanë paraburgosur sot. Mirë thotë Gëtja, atje ku marrëzia merret si model, urtësia është çmenduri.
Varkari (mund të shkurtohet emri) Enverit, kjo zgjebe e shqiptarëve mbetët njeriu më i urryer i këtij populli. Por ndjek Kaligulën, Oderim dum metuant, dmth, lë të më urrejnë, mjafton të më kenë frikën. E kuptoni? Plaku i rrjedhur totalisht, i damkosur për korrupsion madhor përflet të tjerët për korrupsion minor. Gërdalla e damkosur për minim të dekracisë, del e na luan demokratin. Si ta dallojnë njerëzit këtë monstër demokrat. A, sikur të kishim të bënim me kërminj, që organet gjenitale i kanë në ballë. Kështu njihesh që larg.
Ky vrasës gjaktohtë, që nuk vrau vetëm katër veta para zyrës së tij, po me qindra të tjerë, në Gërdec dhe mbarë vendin, kur hapi depot e armëve dhe mblodhi burrat e nderuar të Veriut, për të sulmuar Jugun. Vrit një, quhesh vrasës, vrit katër, quhesh kryeministër, vrit me qindra, mbetësh kryetar
Me duart që i kullojnë gjak, si Makbethi, akuzon të tjerët, që nuk kanë bërë as një të miliontën e krimeve tij. Se dikur i kishte duart me urinën e Kapos, që ia merrte për t'i çuar në Paris për analiza dhe nuk i lante për një javë, duke iu marrë erë. Kundër budallallëkut, janë të pafuqishme dhe perenditë.
Së fundi, sipas zakonit, një barsoletë:
Zyrat e vjetra të partisë së tij, mbanin erë m... dhe nuk durohej. I ndërruan zyrat, po prapë era e m... nuk hiqej. Morën zyra të tjera, dmth, SHQUP-n, kundërmimi vazhdonte dhe ndihej deri në rrugë. Grigjja e demokratëve të tij thirrën një hidraulik. I cili kontrolloi me imtësi çdo cep dhe nuk gjeti gjë. Më në fund e çuan te zyra e të curufjasërit, mender kryeyetar. Hidrauliku doli me vrap. Ç'është, e pyetën? Po nuk hoqet atë, era e m... nuk ikën, sado zyra të ndërroni. Merre me mend sikur shpura e tij, që është mësuar me erën dhe e thithin me kënaqësi, sikur të mbajnë erë trëndafilsh, do t'iu bjerë të fikët...
Është fatkeqësi për një njeri, që të lërë prapa një terr, qe ka formën e tij, shkruan Hygoi.
Çfarë do që të thuash, varkari varkar do të mbetët...
Të vjen turp që këtë të rrjedhurin e kemi patur burrë shteti. Dhe i shkon për shtat thënia e Gebelsit; ne do të hyjmë në histori, ose si burra të mëdhenj shteti, ose si kriminelët më mizorë...
Mbase ka ardhur dita, që të përfitojmë nga fisi Masai në Tanzani, që në shenjë nderimi të thellë, përshendesin kryetarin e fisit, duke e pështirë në surrat... /CNA
Në politikë ka figura që ndërtojnë narrativa. Ka të tjera ...
Mbrëmë skuadra e futbollit e Polonisë e rrahu skuadrën e f...
Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic, frymëzuar ...
Aksioni i fundit i Agron Shehajt për të mbledhur 100 mijë fi...
Në një moment kur Shqipëria po lëngon nga pasojat e një n...
Aeroporti i Vlorës është kthyer sërish në qendër të vëmend...
Ministria Vendosja e një ministre profesioniste në Minist...
Në politikën shqiptare aksioma komuniste: "Kush nuk është ...
Edhe pse bashkëshkrimi i Kryeministrit të Shqipërisë Edi R...
Komisionerja e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka aluduar s...
Modeli i qeverisjes së Republikës së Rinisë Patronazhiste ...
Drejtimi i SPAK nga Altin Dumani i dha një ritëm të madh l...
Shkarkimi i gazetarit Ilir Babaramo, i cili me shumë përpj...
Një njeri që nuk proteston është një njeri që ka hequr dor...
Ka një paradoks që vetëm politika shqiptare di ta prodhojë m...
Akuzojnë Ramën se donte të asgjësonte opozitën. Por në cil...
Për t’u larguar pak nga zhurma e përditshme politike dhe p...
Ai, nëpërmjet të tjerëve ju thotë (ka 35 vjet që ua thotë): ...
Rritja e çmimit të karburantit në nivelin 200 lekë/litër n...
-Çfarë po shkruaj nuk është një analizë për Ramazanin, as ...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...