Akuzohen për korrupsion, por protestojnë kundër tij...
Ka një paradoks që vetëm politika shqiptare di ta prodhojë m...

Një njeri që nuk proteston është një njeri që ka hequr dorë dhe është dorëzuar përballë realitetit.
Një njeri që nuk proteston, nuk është as i qetë, as i duruar. Ndoshta është i zhgënjyer kur ka parë si kanë përfunduar çdo javë "protestat më madhështore që i kallën datën regjimit." Dhe, pasi ka parë se si janë mbyllur zhgënjimi për rezultatin ka qenë edhe më i madh...
Protesta nuk është vetëm një thirrje të dalësh në rrugë, pankartë apo zë i ngritur. Është refleks i ndërgjegjes. Është reagimi minimal që të dallon nga kafsha. Kur padrejtësia bëhet normë dhe ti nuk reagon, nuk je më qytetar, je spektator pasiv.
Një njeri që nuk proteston mësohet me gjithçka. Me padrejtësinë, me korrupsionin, me gënjeshtrën. Ai nuk i lufton më, i justifikon. Fillon zëulët me një “ç’të bëjmë” dhe përfundon te “kështu ka qenë gjithmonë”.
Pikërisht këtu, ai pushon së qeni faktor dhe kthehet në dekor të pushtetit.
Mosprotestimi është forma më e heshtur e dorëzimit dhe e pranimit të gjendjes, mjerimit, vjedhjes, korrupsionit. Dhe një shoqëri që nuk proteston është e mpirë, e lodhur, e dorëzuar.
Por ekziston edhe një rrezik tjetër, më i rafinuar: manipulimi i kauzave. Jo çdo protestë është e pastër dhe jo çdo thirrje për të protestuar nga organizatorët është e sinqertë.
Një njeri që zgjedh të protestojë duhet të ruajë edhe një gjë tjetër po aq të rëndësishme sa zëri: vetëdijen.
Kauzat nuk duhen lënë të përdoren si flamuj të përkohshëm nga ata që kërkojnë pushtet, jo drejtësi.
Të protestosh pa menduar është po aq e rrezikshme sa të mos protestosh fare. Sepse nëse nuk e mbron kauzën tënde nga manipulimi, dikush tjetër do ta përdorë atë kundër teje.
Një njeri i lirë nuk është ai që thjesht del në protestë. Është ai që di pse del, për kë del dhe, mbi të gjitha, është ai që refuzon të bëhet vegël e të përdoret për interesat vetjake të liderëve.
Dinjiteti nuk qëndron vetëm te zëri që ngrihet, por edhe te zëri që nuk blihet.
Prandaj dilema nuk qëndron në faktin se, çfarë është një njeri që nuk proteston.
Por...: çfarë është një njeri që proteston, por për kauza që nuk i përkasin më?
Ka një paradoks që vetëm politika shqiptare di ta prodhojë m...
Akuzojnë Ramën se donte të asgjësonte opozitën. Por në cil...
Për t’u larguar pak nga zhurma e përditshme politike dhe p...
Ai, nëpërmjet të tjerëve ju thotë (ka 35 vjet që ua thotë): ...
Rritja e çmimit të karburantit në nivelin 200 lekë/litër n...
-Çfarë po shkruaj nuk është një analizë për Ramazanin, as ...
Kush e di çfarë po mendojnë tani ata qindra demonstrues që...
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë ...
Në këto ditë konflikti të ri dhe të përshkallëzuar mes Izr...
Thuhet shpesh se forca e gjykatave nuk qëndron vetëm në au...
Përveç shumave qesharake që u ofron për pagesat e pensione...
Është parë shpesh në historinë e marrëdhënieve ndërkombëta...
Ajo që ndodhi në konferencën e shtypit të Edi Ramës, nuk i...
Zhvendosja e aseteve ushtarake amerikane drejt Lindjes së ...
Nëse dëshiron që Parlamenti të kthehet në zyrë avokatie të...
Sot 80 vjetori i Namik Dokles; njërit prej personaliteteve...
Shqipëria sot ka një nga karburantet më të shtrenjta në Eu...
Shqipëria dhe Kosova janë dy republika parlamentare, ku pr...
8 Marsi, në fakt, nuk është festë, por dita që simbolizon ...
8 mars - ajo ditë romantike e vitit kur gratë marrin vëmen...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...