GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Është parë shpesh në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare se në konfliktet e mëdha mes fuqive të mëdha vendet e vogla janë ato që përballen më shumë me pasojat. Lufta aktuale mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit është një shembull i qartë i kësaj dinamike, pasi përtej përplasjes direkte ajo përfshin edhe interesa të gjera gjeopolitike dhe rivalitete të fuqive të mëdha.
Në këtë konflikt po shohim se disa vende të Gjirit, si Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Kuvajti, të cilat janë aleatë strategjikë të SHBA-së, janë ndër vendet që përballen më drejtpërdrejt me rreziqet dhe pasojat e tensioneve rajonale. Disa analiza mbi trajektoren e raketave dhe dronëve tregojnë se një pjesë e madhe e tyre nuk kanë rënë në territorin e Izraelit, por në vende të tjera të rajonit.
Sipas këtyre analizave, rreth 44 për qind e raketave dhe dronëve kanë rënë në Emiratet e Bashkuara Arabe, rreth 24 për qind në Kuvajt, rreth 18 për qind në Bahrein, ndërsa vetëm rreth 14 për qind në Izrael, shteti që konsiderohet se ka iniciuar këtë përballje ushtarake. Kjo tregon edhe një herë se në konfliktet e mëdha rajonale shpesh janë vendet partnere ose vendet më të vogla ato që përballen me pasojat më të drejtpërdrejta.
Historia na mëson se në marrëveshjet dhe konfliktet e mëdha gjeopolitike vendet e vogla jo gjithmonë përfitojnë, edhe kur janë në anën e partnerit fitues. Pikërisht në këtë kontekst duhet parë edhe propozimi i mazhorancës për një rezolutë që e shpall Iranin zyrtarisht si vend armik për Shqipërinë moderne.
Një vendim i tillë nuk duhet të shihet vetëm si një akt politik i momentit, por si një çështje që kërkon analizë të balancuar në raport me zhvillimet e politikës ndërkombëtare dhe me interesin afatgjatë të Shqipërisë. Në këtë kuadër qëndrimet e Shqipërisë duhet të jenë në harmoni me politikën e jashtme të Bashkimit Evropian, me qëndrimet e vendeve të rajonit të Ballkanit, si dhe me aleancën strategjike të NATO-s, ku Shqipëria është pjesë.
Në këtë drejtim duhet theksuar se shpallja e Gardës Revolucionare iraniane dhe e Hezbollahut si organizata terroriste është në përputhje me politikat dhe qëndrimet e Bashkimit Evropian dhe me kontekstin më të gjerë të sigurisë euroatlantike.
Megjithatë, shpallja e përgjithshme e Iranit si shtet armik përmes një rezolute, edhe nëse supozojmë se vjen si kërkesë nga partneri ynë më i madh strategjik në këto 35 vite – Shtetet e Bashkuara të Amerikës – duhet të vlerësohet me kujdes.
Shqipëria ka edhe arsye objektive që përdoren për të justifikuar një qëndrim të tillë, siç janë sulmet kibernetike që i janë atribuar Iranit ndaj institucioneve shqiptare, ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve dhe fakti që një pjesë e opozitës iraniane ndodhet dhe vepron në territorin e Shqipërisë.
Megjithatë shqetësues mbetet fakti që shpesh dëgjohet argumenti: “Kush e ka mendjen te ne? Le të bëjmë sa të duam rezoluta.” Në realitet çështja nuk është kaq e thjeshtë, sepse rezoluta është një akt shtetëror dhe çdo akt i tillë ka peshën e vet politike dhe diplomatike.
Po aq e rëndësishme është që qëndrimet në konflikte të tilla ndërkombëtare të mos përdoren për konsum të brendshëm politik, sidomos në periudha zgjedhore apo në situata të tensioneve të brendshme.
Në fund parimi duhet të mbetet i qartë: Shqipëria mbi të gjitha dhe interesi kombëtar duhet të jetë gjithmonë në qendër të çdo vendimi strategjik.
Nëse konflikti aktual zgjatet dhe merr përmasa më të mëdha, disa analistë mendojnë se pasojat e tij mund të shtrihen jo vetëm në Mesdhe, por edhe në Azinë Qendrore dhe në Ballkanin Perëndimor, për shkak të rëndësisë së korridoreve energjetike dhe rrugëve strategjike që lidhin Lindjen e Mesme me Azinë dhe Evropën.
Një përshkallëzim i tillë mund të sjellë pasoja më të thella gjeopolitike, si destabilizim rajonal, dobësim apo rënie të disa shteteve dhe madje krijimin e realiteteve të reja politike në rajone të ndryshme.
Deri tani shohim se vendet e Gjirit kanë humbur deri në 20 miliardë dollarë dhe, megjithëse përballen me tensione të forta me Iranin, nuk e kanë shpallur zyrtarisht atë si armik, duke e kuptuar kompleksitetin e situatës dhe faktin se kjo nuk është një luftë e tyre.
Prandaj është e rëndësishme që politikanët, analistët dhe mendimtarët shqiptarë t’i diskutojnë çështjet e marrëdhënieve ndërkombëtare me më shumë thellësi dhe përgjegjësi, gjithmonë në funksion të interesit dhe të politikës së jashtme të Shqipërisë./ CNA
Ajo që ndodhi në konferencën e shtypit të Edi Ramës, nuk i...
Zhvendosja e aseteve ushtarake amerikane drejt Lindjes së ...
Nëse dëshiron që Parlamenti të kthehet në zyrë avokatie të...
Sot 80 vjetori i Namik Dokles; njërit prej personaliteteve...
Shqipëria sot ka një nga karburantet më të shtrenjta në Eu...
Shqipëria dhe Kosova janë dy republika parlamentare, ku pr...
8 Marsi, në fakt, nuk është festë, por dita që simbolizon ...
8 mars - ajo ditë romantike e vitit kur gratë marrin vëmen...
Si fillim, unë mendoj se Vjosa Osmani mund të ishte një pr...
Çdo vit, më 7 Mars, rrjetet sociale mbushen me urime, me l...
Serbia vazhdon t'i shkelë, cenojë, mohojë, diskriminojë t...
Presidentja e Kosovës dekretoi shpërndarjen e Parlamentit ...
Në çdo pore të jetës na kanë hyrë ambasadorët. Nga mëngjes...
Pas rasteve të vendimmarrjes personale për asgjësimin e ar...
Në verën e vitit 1942 Winston Churchill pati një takim të ...
Çdo shqiptari: “MOS bëni rivlerësim as me 5% tatim për sht...
Sa herë ka krizë globale, qeveria shqiptare gjen qetësi mo...
Gjatë javës është vështirë të ndjekësh çdo zhvillim mediat...
Duke e rilexuar në këtë kohë poezinë “I vonuari” të Ru...
Kryeministrit tonë i dhimbset vila e Enverit dhe jo 6000 t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...