GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Çdo vit, më 7 Mars, rrjetet sociale mbushen me urime, me lule simbolike, me fjalime patetike dhe me fjalë të mëdha për “misionin e shenjtë të mësuesit”. Dedikime të “ndjera”, fjalë e slogane të nxjerra jo nga zemra, por nga interneti. Fjalë që tingëllojnë bukur, por që janë vetëm fjalë.
Sepse pas këtyre dedikimeve sentimentale, realiteti i mësuesit shqiptar është shumë më i ashpër.
Një ditë në vit mësuesi vendoset në piedestal; 364 ditët e tjera, në cep të sistemit.
Madje as një ditë nuk vendosen në piedestal, sepse diku nga mesdita, pikërisht ata që u bëjnë dedikimet e u buzëqeshin, u përflasin lulet që u dhuruan, ndërsa televizionet e portalet mbushen me denoncime për dhuratat që marrin “mësuesit”! Dhe marrin vetëm ndonjë rast të shkëputur mësuesish të paaftë, të cilët mungesën e dijeve dhe formimit profesional e mbulojnë me fjalë të tjera e lëpirje nxënësish e prindërish.
Për çfarë duhet të festojnë sot mësuesit?
Për pagat që mezi mbajnë një familje?
Për dinjitetin profesional që është nëpërkëmbur totalisht dhe që shkelet sa herë që politika kujtohet për arsimin vetëm në fushata?
Për mungesën e respektit që vjen jo rrallë nga nxënës të paedukuar dhe prindër arrogantë që e shohin shkollën si shërbim parkimi ku kanë parkuar për tetë orë fëmijën dhe mësuesin si një pengesë burokratike mes fëmijës së tyre dhe diplomës?
A duhet të festojnë për faktin se kanë vetëm detyra dhe pothuajse asnjë të drejtë reale për të mbrojtur autoritetin e tyre në klasë? Me ligj kanë të drejta, në praktikë s’kanë asnjë, kanë vetëm detyra!
Po për notat që kanë humbur peshën e tyre? Kur në universitet shkojnë pothuajse të gjithë, shpesh pa asnjë filtër reale meritokracie, çfarë vlere mbetet për vlerësimin në shkollë? Kur nota nuk është më instrument formimi dhe nuk mat më dijen, por vetëm presionin edhe puna e mësuesit zbehet.
A duhet të festojnë për tekstet mediokre që shpesh janë më shumë produkte tenderësh dhe përkthime fjalë për fjalë të teksteve të huaja sesa instrumente të dijes?
Apo për orët e pafundme të shpenzuara në platforma digjitale, në formularë, tabela dhe raporte? Në vend që energjia të shkojë te përgatitja e mësimit, libri, dija dhe nxënësi, një pjesë e madhe e kohës shpenzohet në burokraci digjitale, dokumentacione, në sisteme si SMIP-i, në hartime raportesh menaxhimi të risqeve, në hartime ditaresh e stilesh të të nxënit që kurrë nuk zbatohen e një burokraci të pafundme që imponohet nga zyrtarë të ministrisë, që s’kanë qenë asnjë ditë mësues; e gjitha kjo rëndon mbi cilësinë e mësimdhënies.
Sigurisht, ka ende nxënës që e duan dijen. Ka ende prindër që e kuptojnë sakrificën e mësuesit. Ka ende mësues që vazhdojnë ta bëjnë këtë profesion me pasion, edhe kur sistemi nuk i ndihmon. Por kjo e fundit është një pakicë heroike brenda një realiteti të zymtë e të egër.
Por, a mjafton kjo pakicë për të festuar?
Personalisht nuk e festoj 7 Marsin, nuk pres dhe kam bindjen se nuk duhet të jetë vetëm një ditë urimesh. Në fakt, është një ditë hipokrizie, një ceremoni hipokrizie kolektive ku shoqëria shqiptare për një ditë falënderon mësuesin dhe të nesërmen vazhdon ta injorojë e keqtrajtojë.
Duhet të jetë një ditë reflektimi për shoqërinë shqiptare.
Mënyra se si trajtohet mësuesi është, në fund të fundit, pasqyra e mënyrës se si një shoqëri e trajton dijen.
Dhe, nëse dija nuk respektohet, atëherë 7 Marsi është vazhdim i hipokrizisë kolektive dhe jo arsye për të festuar.
Dhe, nëse një shoqëri nuk respekton mësuesit e saj gjatë gjithë vitit, çfarë vlere ka festa e tyre për një ditë?/ CNA
Serbia vazhdon t'i shkelë, cenojë, mohojë, diskriminojë t...
Presidentja e Kosovës dekretoi shpërndarjen e Parlamentit ...
Në çdo pore të jetës na kanë hyrë ambasadorët. Nga mëngjes...
Pas rasteve të vendimmarrjes personale për asgjësimin e ar...
Në verën e vitit 1942 Winston Churchill pati një takim të ...
Çdo shqiptari: “MOS bëni rivlerësim as me 5% tatim për sht...
Sa herë ka krizë globale, qeveria shqiptare gjen qetësi mo...
Gjatë javës është vështirë të ndjekësh çdo zhvillim mediat...
Duke e rilexuar në këtë kohë poezinë “I vonuari” të Ru...
Kryeministrit tonë i dhimbset vila e Enverit dhe jo 6000 t...
Gjithçka po ecën drejt çlirimit tonë nga korrupsioni. Por...
Pas kreshmimit pendimtar të javës së parë të Kreshmës së Mad...
Ajo/Ai që më parë udhëtonte për vizita familjare, për punë...
1.Mes 33 kryeministrave të shtetit shqiptar, deri më sot, ...
Nuk mundet një pushtet tjetër të diktojë pushtetin ekzekut...
Nga Luan Rama - Një shtet që e konsideron infrastrukturën...
Besoj e kemi dëgjuar shumë herë nga të moçmit këtë fjalë: ...
Kreshma e Madhe në Kishën Orthodhokse nis me një traditë t...
Dje, Europa Veriore doli nga një dimër i gjatë dhe ndër më...
Carlo Bollino, italiani i cili erdhi në Shqipëri me çantë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...