Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pas kreshmimit pendimtar të javës së parë të Kreshmës së Madhe, e diela e parë quhet 'E diela e Orthodoksisë'
Në këtë ditë Kisha Katholike Apostolike Orthodokse përkujton fundin e debatit mbi kundërshtimin e ikonave dhe rivendosjen përfundimtare me nderim të ikonave të shenjta në kishë.
Një sinod i mbajtur në vitin (753) nën ndikimin e perandorit Kostandin që ishte ikonoklast (kundër ikonave),dënoi zyrtarisht nderimin e ikonave nga të krishterët.
Ai bëri thirrje për heqjen e imazheve nga Kisha, ndërtesave publike dhe shtëpitë e njerëzve. Me këtë pretekst filloi një sulm barbar mbi të gjithë ndërtesat e kishave duke i lyer me gëlqere shumë afreske agjiografike.
Shumë ikona portative u konfiskuan, u dogjën dhe kjo ishte një masakër kundër artit kishtar të ikonografisë.
Peshkopët e kishës ishin nën presion të fortë perandorak për të dënuar zyrtarisht nderimin e ikonave kur ata e bënë këtë gjë, pasoi një persekutim i egër ndaj atyre që mbanin dhe nderonin imazhet e shenjta.
Koha ndërmjet viteve (762) dhe viteve (775) njihet si dekada e gjakut meqë qindra të krishterë kryesisht murgjër, u burgosën, u torturuan dhe madje u vranë ngaqë i nderuan ikonat.
Mbrojtësit më të flaktë të nderimit të ikonave të shenjta mbështeteshin dhe udhëhiqeshin nga shën Joan Damaskinoi dhe shën Theodhor Studiti sëbashku me shumë murgj.
Ata mbroheshin duke thënë se pika qendrore e besimit të krishterë është se Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne dhe ne pamë lavdinë e tij” (Joani. 1:14)
Në vitin (787) gjatë mbretërimit të perandoreshës Irena (780-802) e cila parapëlqente nderimin e ikonës, u mbajt një sinod në Nikea i cili përcaktoi legjitimitenin dhe nderimin e ikonave në Kishë.
Ky sinod i njohur si Sinodi i VII Ekumenik ndoqi teologjinë e shën Joan Damaskinoit.
Vendimi i Sinodit afirmoi se ikonat mund të bëhen dhe nderohen por jo të adhurohen. Të gjithë peshkopët e sinodit arsyetuan se thelbi i vërtetë i besimit të krishterë është mishërimi i Birit dhe i Fjalës së Perëndisë në trup njerëzor. Perëndia me të vërtetë është i padukshëm, por në Jisu Krishtin Perëndia i padukshëm u bë i dukshëm siç na thotë shën Joani “Kush më ka parë mua ka parë Atin” (Joani. 14:9)
Kur mohohet në Kishë pikturimi dhe nderimi i ikonave, mohohet njerishmëria e vërtetë e Jisuit. Gjithashtu mohohet që nëpërmjet Zotit Jisu Krishtit, Shpirti i Shenjtë i është dhënë njerëzve kështu që ata mund të bëhen të shenjtë duke përmbushur me të vërtetë vetvetet si të krijuar në: “ikonën dhe ngjashmërinë e Perëndisë” (Zanafilla. 1:26)
Kështu Sinodi vendosi se kundërshtimi i ikonave të shenjta ishte kundërshtimi i faktit të shpëtimit nga Perëndia në Krishtin dhe në Shpirtin e Shenjtë.
Perëndia Atë dhe Shpirt i Shenjtë nuk mund dhe duhen pikturuar. Krishti, Theotokos (Zonja Shën Mari) dhe shenjtorët mund të pikturohen në formën ikonografike, sepse ata tregojnë realitetin e shpëtimit të njeriut prej Perëndisë.
Teologu i madh dhe ati i Kishës sonë Shën Joan Damaskinoi tha: “Vizatimi i Atit të padukshëm është mëkat, kurse Krishtin që u bë njeri dhe jetoi mundimin midis njerëzve, mund ta vizatojmë dhe nuk mëkatojmë”. Këtë e thekson edhe shkurtorja e festës (tek Triodhi).
"I Papërshkruari Fjalë dhe Perëndi, u mishërua prej teje o Zonjë Hyjlindëse dhe e restauroi dhe e ringjalli njerinë e rrëzuar dhe i dha prapë bukurinë e perëndishme. Po duke treguar shpëtimin, përsëriti historinë me fjalë dhe me vepra".
Ikonat tregojnë shpërfytyrimin (metarmofozën) dhe shenjtërimin e vërtetë të njeriut dhe gjithë krijimit nga Krishti dhe Shpirti i Shenjtë.
Imazhet mund të nderohen në Kishë meqenëse nderimi i bërë imazhit ngrihet te prototipi i saj, dhe ai që nderon një ikonë adhuron personin hipostazën e të pikturuarit, pra vetë Zotin Jisu Krisht.
Sinodi bëri pohimin e mëposhtëm rreth Krishtit në lidhje me nderimin e ikonave: “...ne i mbajmë të pandryshuara traditat kishtare që na janë dhënë me shkrim apo me gojë, njëra prej të cilave është pikturimi i ikonave, e pranueshme në historinë e predikimit të ungjillit, një traditë e dodishme në shumë drejtime por veçanërisht në këtë që mishërimi i Fjalës së Perëndisë ishte real dhe jo thjesht një fantazi sepse kjo ka rëndësi dhe kuptim reciprok"...
“Prandaj ne përcaktojmë me sigurinë e saktësinë më të madhe që ashtu si figura e Kryqit të çmuar dhe jetëdhënës, po ashtu edhe imazhet e nderuara e të shenjta...duhet të vihen në kishat e shenjta të Perëndisë për t’u nderuar. Pasi sa më shumë që ato të shihen në paraqitjet e tyre artistike (ikona e Jisu Krishtit, Hyjëlindëses, engjëjt e shenjtorët), aq më shumë njerëzit do të kujtojnë prototipet e tyre dhe do t’i dëshirojnë ato me zell. Dhe këtyre ikonave duhet t’i jepet përshëndetja dhe nderimi më i lartë (greqisht: timitiki proskynisis), jo adhurimi i vërtetë i besimit (greqisht: latreia) që i përket vetëm Natyrës Hyjnore, por këtyre duhet t’i ofrohet temjan dhe kandili. Sepse nderimi që i jepet ikonës i jepet në fakt asaj që përfaqëson apo paraqet ajo ikonë”
(Sinodi i Shtatë Ekumenik)
Mbas Sinodit të VII Ekumenik në 787 sulmi kundër ikonave vazhdoi akoma edhe disa vite dhjetëvjeçarë dhe përfundimisht mbaroi në 11 mars, në të dielën e parë të kreshmës të vitit 843 ku ikonat u kthyen në kishat me nderim dhe triumf me iniciativën e perandorit Mihal dhe perandoreshës regjente Theodhora, me në krye patriarkun Metodion Konfesor.
Po çfarë është ikona?
Për Kishën Orthodhokse, ikona është një gjuhë që shpreh dogmën dhe porositë e saj po aq mirë sa edhe fjala. Ajo është teologji e shprehur me forma e ngjyra që i sheh me sy.
Ikona është një pasqyrë që reflekton jetën shpirtërore të Kishës dhe nëpërmjet saj mund të gjykojmë rreth betejave dogmatike të çdo epoke.
Psh. meqë më vonë u shfaqën herezi, të cilat filluan të kundërshtojnë besimin e krishterë dhe ikonat, ato i ndihmuan besimtarët të mbrohen nga ndërhyrjet që u bënin heretikët, sepse u kujtonin pikërisht dogmat e Kishës Apostolike.
Kështu, shkronjat A-?, të cilat gjatë kohës së përndjekjeve simbolizonin përjetësinë dhe hyjninë e Krishtit siç lexojmë: “Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi, i pari dhe i fundit”(Zbulesa 22:13), kur i vinin në njërën anë dhe në tjetrën të ikonës së Krishtit tregonin se Krishti, si Perëndi i Përjetshëm, ka të njëjtin qenje me Perëndinë Atë dhe nuk është krijesë e Perëndisë – Atë, siç thoshte heretiku Ariosi.
Kjo dogmë zbulohet edhe në simbolin e vendosur në kurorën e Krishtit (O, ?, N) si dhe emri që shkruhet në ikonë IC XC.
Kur më vonë, më 431 pas Krishtit, në Sinodin e III Ekumenik u kritikua heretiku Nestori, i cili nuk pranonte t’i jepej Shën Marisë emri Hyjlindëse, (Theotoko) d.m.th që lindi Perëndinë, përsëri ikonografia orthodhokse e përdori këtë emër në vizatimet, mësimet e Kishës.
Ikona e Hyjlindëses me Krishtin e vogël në prehrin e saj shpreh se nuk ka lindur vetëm njeriun siç thoshte Nestori, por vetë Perëndinë, Birin e Perëndisë. Sinodi i III vendosi sipas Shën Qirilit " Biri i Perëndisë dhe Biri i Marisë një Bir".
Kjo ikonë thekson të vërtetën dhe e shpreh hapur këtë dogmë sepse , Krishti nuk paraqitet si foshnjë, ndonëse e mban e Tërëshenjta në duar, por me fytyrë të rrituri, për të treguar se është Perëndi dhe njeri.
Krishti në këtë ikonë është i pafillim Perëndi që në këtë çast lindi si njeri.
Në ikonat e së Tërëshenjtës ekzistojnë në rrobën e saj tre yje, dy në supe dhe një në kokë. Kjo simbolizon virgjërinë e saj para lindjes, në lindje dhe pas lindjes duke mbetur e virgjër, gjë që e mohojnë disa heretikë edhe në kohën e sotme, që protestojnë mësimin dhe nderimin e Kishës Apostolike për Virgjëreshën Zonjën Shën Mari si Gjithmone Virgjër, para ,në dhe mbas lindjes të Zotit Jisu Krishit.
Pikturimi i ikonave është një traditë apostolike e cila gjeti zhvillim gjatë shekujve.
I pari që ka bërë ikonën është ungjillori dhe piktori shën Luka.
Sot gjënden dhe nderohen ikona të bëra me dorën e tij.
Pra, tradita nuk është një parim konservator por është vetë jeta e Kishës në Shpirtin e Shenjtë. Tradita është vetë zbulesa hyjnore që vazhdon të jetojë.
Prandaj ka dhe një ndryshim ndërmjet një piktori dhe një agjiografi d.m.th një artist i artit kishtar.
Misioni i agjiografit ngjan shumë me misionin e priftit. Sipas shën Theodhosit: " Prifti kompozon trupin dhe gjakun e Zotit me anë të lutjes, kurse tjetri ikonografi e paraqet Zotin me anë të ngjyrave dhe linjave."
Pra ikonografi ashtu si dhe prifti na sjell përpara të njëjtin realitet Krishtin Perëndi-njeri, duke lënë çdo person ta ndjejë Atë sipas karakterit dhe gjendjes ku ndodhet.
Pra duke u përpjekur për t’i ruajtur ikonat, Kisha Orthodhokse nuk luftoi vetëm për të ruajtur vlerat didaktike dhe karakterin estetik të tyre por për vetë themelin e fesë së krishterë, pra për dogmën e trupëzimit të Zotit.
Me të vërtetë ikona e Shpëtimtarit është ikona e trupëzimit të tij dhe nga ana jonë, pohimi i Hyjnisë së tij.
Shën Joan Damaskinoi thotë: “Pashë ikonën njerëzore të Perëndisë dhe shpirti im shpëtoi".
Pra gjatë kohës së ikonoklastëve shek. VIII dhe IX brenda përpjekjeve për ekzistencën e saj, Kisha Apostolike e mbrojti dogmën e trupëzimit të Zotit, se Perëndia u bë njeri, duke mbrojtur ikonën mbrojti kështu shpëtimin e vetë njeriut në Krishtin.
Ashtu siç na thotë edhe shën Athanasi: “Njeriu që është krijuar sipas ikonës dhe shëmbëlltyrës së Perëndisë ka si prototip Birin e Perëndisë, Krishtin, dhe për këtë trupëzimi i Birit i dha shkëlqim të ri njeriut që ishte përlyer nga mëkati” .(Athanasi i Madh).”
Ikonomakët e sotëm, pra ata që i kundërshtojnë ikonat e shikojnë ikonën dhe e konsiderojnë si diçka të dorës së dytë ose e quajnë idhujtari dhe sipas tyre vetëm fjala dhe predikimi gjykohen si i mjaftueshëm për mësim.
Ata harrojnë se Krishti nuk është vetëm fjalë e Atit por gjithashtu dhe ikona e Atit dhe qysh nga fillimi i misionit të Kishës, Ungjillëzimi në botë bëhej me ikona, ashtu sikurse edhe me fjalën, predikimin e Ungjillit.
Me ikonat e shenjta shenjtërohet gjithë jeta jonë, veçanërisht mendja dhe sytë tanë, se sa më tepër e shohim personin që paraqet ikona, aq më tepër shtohet dashuria jonë për Të dhe për shenjtërinë e Tij.
I puthim, i përshëndesim me nderim të madh, sepse adhurimi i takon vetëm Perëndisë,Atit,Birit dhe Shpirtit të Shejntë.
Nderimi që u bëjmë ikonave kalon te personi që paraqet vetë ikona.
Madje sipas Sinodit të Vll, ai që nuk e puth ikonon e shenjtë me nderim, aforizohet.
Ikona puthet, sepse trasmeton me anën e prekjes hirin e Shpirtit të Shjentë që është në ikonë, ashtu si ky hirë i Shpirtit të Shenjtë shërues dhe mrekullibërës vjen tek ne njësoj si nga Uji i Bekuar, Efqelia(Vaji i shejntë) nga Buka edhe Vera e transformuar në Trup dhe Gjak të Krishtit, druri i Kryqit, lipsanet e shenjtorëve.
Prandaj shumë ikona kanë shëruar sëmundje, epidemi dhe kanë paralajmëruar ose ndaluar fatkeqësi ,katastrofa deri më sot.
Ikonat orthodhokse janë të gjalla , sipas Traditës dhe sinaksarëve nga ato kanë folur dhe është shfaqur shpesh , Zoti, Hyjlindësja, shenjtorët ose ato nxjerin lotë nga sytë, gjak, miro të shenjtë si mësim,qortim,dhe bekim.
Ka shumë ikona me emër dhe me ngjarje të spikatur, në traditën orthodhokse sidomos në Malin e Shenjtë, si "Të meriton" (Aksionisti), Portaitisa(Ajo qëndron tek porta) Kukuzelica, etj.
Në Paraklisin e Zonjës Shën Mari këndojmë: "Gojët e pabesa u thafshin keq që nuk e nderojnë ikonën tënde besnikërisht që na u ikonizua prej një historiani Luka shën apostulli si udhëheqëse"
Ikonat pikturohen në dërrasë dhe janë të lëvizshme ose në muret e kishave dhe quhen afreske.
Kisha Orthodhokse kanonikisht është e gjitha në ikonografi me ikona dhe ato kanë vend të veçantë, sepse gjithnjë kanë një mesazh të veçantë.
Kështu, i krishteri, duke hyrë në një kishë orthodhokse , mund ta shohë të pikturuar gjithë Ungjillin, prandaj thuhet se ikonat janë: " "Ungjilli për analfabetët", se në to shohin të pikturuar tërë Ungjillin.
Çdo i krishterë duhet patjetër të ketë një kënd në shtëpi e tij, në është e mundur me pozicion nga lindja, të paktën me tre ikona: të Zotit Jisu Krisht, të Hyjlindëses Zonjës Shën Mari dhe të shenjtorit mbrojtës.
Përpara këtij ikonastasi ne duhet të bëjmë lutjet tona personale. Një shtëpi pa ikona është si një shtëpi pa dritare, ku nuk hyn drita dhe bekimi i Zotit. Lufta që na bën djalli është që të na largojë ikonën e Zotit nga syri ynë dhe të mos ta nderojmë atë siç duhet, e cila siç thamë se na shenjtëron mendjen.
Ai vendos ikonat e tij, dhe këtu e kam fjalën për pikturat me karakter sensual ose aq më keq për pamje të pamoralshme ose të dhunshme, që rëndomt i shohim çdo ditë nëpër postera, gazeta,revista , televizor, internet,celular etj, në këtë mënyrë ai na ndyrëson mendimin dhe na josh për mëkate shtazore.
Ekziston një Shërbesë e veçantë e Orthodhoksisë e cila kryhet në fund të Shërbesës së Mëngjesit ose në fund të Liturgjisë Hyjnore të kësaj të diele. Ku lexohet nga celebruesi i Meshës vendimi i Sinodit të VII dhe bëhet liani me Ikonat e shenjta brenda kishës.
Me këtë shërbesë ne kremtojmë jo vetëm rivendosjen e ikonave të shenjta, por, në përgjithësi, fitoren e besimit të vërtetë orthodhoks kundër të gjitha herezive dhe heretikëve gjatë shekujve.
Për shumë vjet këtë ditë panagjirike dhe ta mbrojmë dhe ruajmë të pastër Besimin dhe Traditën e Shejntë Orthodhokse duke lartësuar Ikonën e Zotit si jashtë dhe brenda vetes tonë, sepse jemi të krijuar në Krishtin sipas ikonës së Perëndisë. Amin.
Ajo/Ai që më parë udhëtonte për vizita familjare, për punë...
1.Mes 33 kryeministrave të shtetit shqiptar, deri më sot, ...
Nuk mundet një pushtet tjetër të diktojë pushtetin ekzekut...
Nga Luan Rama - Një shtet që e konsideron infrastrukturën...
Besoj e kemi dëgjuar shumë herë nga të moçmit këtë fjalë: ...
Kreshma e Madhe në Kishën Orthodhokse nis me një traditë t...
Dje, Europa Veriore doli nga një dimër i gjatë dhe ndër më...
Carlo Bollino, italiani i cili erdhi në Shqipëri me çantë ...
Për dekada të tëra Konferenca e Sigurisë e Mynihut ka shër...
Pyetja është: si mundet një njeri me shkollë, i lexuar, nj...
Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë sot në burgim...
Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjet shumëkush menjëherë, ta...
Jo vetëm që është plotësisht e pavërtetë, tejet absurde, p...
Kur dëgjova para disa ditësh se për hartimin e ndërhyrjes ...
18 vjet më parë, data e sotme iu shtua kalendarit tonë kom...
Kur një trup është i shëndetshëm, sistemi imunitar është m...
Sot Kosova, shteti më i ri në kontinent ka ditëlindjen, dh...
Kur një trup është i shëndetshëm, sistemi imunitar është m...
Mbase është i burgosuri i vetëm në botë që u dënua 25 ...
Historia ka një ligj të pashkruar, por të vërtetuar në she...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...