Vdekja e një princi në Tepelenë
Për t’u larguar pak nga zhurma e përditshme politike dhe p...

Akuzojnë Ramën se donte të asgjësonte opozitën. Por në cilin vend të botës pozita nuk synon të "zhdukë" opozitën?
Shqipëria është vendi i paradokseve, të cilat nuk lindin rastësisht.
Një prej tyre është edhe akuzat për Edi Ramën që artikulojnë në publik funksionarë të lartë të PD se “donte të asgjësonte opozitën, por shyqyr që këtë gjë e kuptoi lideri historik dhe e shpëtoi.”
Një akuzë që tingëllon dramatike, por që në thelb është hipokrite deri në palcë. Një akuzë politike me jetë të çuditshme: lind si dramatike, rritet si viktimizuese dhe përfundon si alibi. Kjo nuk është shpikje shqiptare.
Le ta themi troç: në cilin vend të botës pozita nuk synon ta dobësojë, ta përçajë, ta nxjerrë jashtë loje opozitën? Politika moral i kulluar, as bashkëjetesë idilike. Është përplasje interesi. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës te Franca, nga Italia te Britania e Madhe, nga Spanja te Holanda, (nuk po përmend këtu Rusinë, Turqinë apo ndonjë vend tjetër) çdo mazhorancë, në çdo sistem, ka një objektiv të qartë: të fitojë, të ruajë pushtetin dhe, nëse është e mundur, ta bëjë kundërshtarin sa më të parëndësishëm. Ndaj përdor çdo mjet politik, ligjor dhe propagandistik për të qëndruar në pushtet dhe për ta bërë opozitën sa më të pafuqishme.
Në SHBA, partitë luftojnë me hetime, me media, me fushata agresive. Në Francë, opozita goditet me manovra politike. Në Itali, qeveritë ndërrohen mbi rrënojat e kundërshtarëve të dobësuar. Në Greqi vendosin në krye të opozitës një homoseksual dhe e shpartallojnë. Ndërsa në Britaninë e Madhe, opozita shpesh del e copëtuar nga betejat e brendshme më shumë sesa nga goditjet e qeverisë. Pra, dëshira për ta “zhdukur” politikisht kundërshtarin nuk është devijim, është instinkt dhe synim.
Por këtu nis diferenca thelbësore me Shqipërinë. Në demokracitë funksionale, opozita mund të goditet, por nuk bie kaq lehtë. Sepse ka struktura, ka ide, ka elita që qarkullojnë, ka një minimum serioziteti që e mban në këmbë edhe kur humbet.
Problemi në Shqipëri nuk është se pushteti tenton të dominojë. Problemi është se përtej kërkesës së pushtetit për dominim, opozita shqiptare nuk ka nevojë të asgjësohet, ajo vetëasgjësohet. Ajo ka treguar se di të shpërbëhet vetë, në mënyrë ciklike dhe pothuajse metodike. Me një përkushtim, këmbëngulje dhe vendosmëri që do ta kishte zili çdo strateg politik. Me përçarje, me liderë që konsumojnë më shumë energji duke luftuar brenda llojit sesa kundër qeverisë, me kauza, që shpallen me bujë dhe braktisen në heshtje. Me një diskurs që shpesh nuk bind as ata që duhej të përfaqësonte dhe me një mungesë vizioni që e bën pushtetin të duket më i fortë se ç’është realisht.
Në këtë realitet, akuzat ndaj Ramës tingëllojnë si një alibi komode dhe strategji mbijetese. Është më e lehtë të thuash “na zhdukën” sesa të pranosh “u shpërbëmë vetë”. Më e thjeshtë të bërtasësh për diktaturë, sesa të ndërtosh alternativë. Më e lehtë të zhvendosësh përgjegjësinë nga vetja tek kundërshtari dhe të ndërtosh një narrativë persekutimi sesa të pranosh dështimin për të ndërtuar besim publik.
Më e lehtë është të thuash: “donin opozitë të shitur, sesa dua një parti personale!”
Kjo nuk do të thotë se pushteti është i pafajshëm. Përkundrazi, çdo pushtet që nuk has një opozitë serioze ka tendencën të zgjerohet, të centralizohet dhe të abuzojë me hapësirat që i lihen bosh.
Po, pushteti gjithmonë do të tentojë të mbijetojë sa më shumë. Po, do të përdorë çdo hapësirë që i jepet. Por kjo është pikërisht arsyeja pse një opozitë e fortë është jetike, jo si viktimë, por si kundërpeshë.
Sepse demokracia nuk matet me dëshirën e pozitës për të dominuar; matet me aftësinë e opozitës për t’u ringritur, për të qenë alternativë dhe për të bindur.
Ky është thelbi: Në Shqipëri nuk kemi një pushtet shumë të fortë. Kemi një opozitë shumë të dobët, që i shërben si patericë pushtetit. Një opozitë që, në vend që të ndërtojë mekanizma rezistence, ndërton mekanizma vetëshkatërrimi. Në vend që të prodhojë alternativa, jep justifikime. Në vend që të fitojë terren, humbet dita- ditës edhe atë që kishte, duke ia bërë Ramës punën edhe më të lehtë.
E kur opozita bie vetë, nuk ka nevojë ta asgjësojë askush. Pushteti nuk ka pse të lodhet shumë, thjesht rri dhe sheh. Pret. Buzëqesh. Ndonjëherë edhe duartroket... /CNA
Për t’u larguar pak nga zhurma e përditshme politike dhe p...
Ai, nëpërmjet të tjerëve ju thotë (ka 35 vjet që ua thotë): ...
Rritja e çmimit të karburantit në nivelin 200 lekë/litër n...
-Çfarë po shkruaj nuk është një analizë për Ramazanin, as ...
Kush e di çfarë po mendojnë tani ata qindra demonstrues që...
Kur ekrani shpërblen injorancën dhe shoqëria e pranon atë ...
Në këto ditë konflikti të ri dhe të përshkallëzuar mes Izr...
Thuhet shpesh se forca e gjykatave nuk qëndron vetëm në au...
Përveç shumave qesharake që u ofron për pagesat e pensione...
Është parë shpesh në historinë e marrëdhënieve ndërkombëta...
Ajo që ndodhi në konferencën e shtypit të Edi Ramës, nuk i...
Zhvendosja e aseteve ushtarake amerikane drejt Lindjes së ...
Nëse dëshiron që Parlamenti të kthehet në zyrë avokatie të...
Sot 80 vjetori i Namik Dokles; njërit prej personaliteteve...
Shqipëria sot ka një nga karburantet më të shtrenjta në Eu...
Shqipëria dhe Kosova janë dy republika parlamentare, ku pr...
8 Marsi, në fakt, nuk është festë, por dita që simbolizon ...
8 mars - ajo ditë romantike e vitit kur gratë marrin vëmen...
Si fillim, unë mendoj se Vjosa Osmani mund të ishte një pr...
Çdo vit, më 7 Mars, rrjetet sociale mbushen me urime, me l...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...