Investigimi/ Zbulohet kompania që ka marrë sipërfaqet publike nga Bashkia e Tiranës
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...

Në politikë ka figura që ndërtojnë narrativa. Ka të tjera që ndërtojnë mjegull e frikë.
Një politikan i lartë, prej dekadash, duket se ka zgjedhur këtë të dytën si strategji mbijetese. Jo përmes ideve, debatit e alternativës, por përmes baltës, shpifjes, intimidimit dhe shantazhit. Sa herë që realiteti bëhet i pakëndshëm për të, ndizet motori.
Fillon një seri akuzash pa prova, sulmesh personale, etiketimesh të qëllimshme, mesazesh të qytetarit digjital, emigrantit digjital, nëpunësit digjital, policit digjital, etj, etj.
Kundërshtari trajtohet nga ai si armik që duhet delegjitimuar me çdo kusht dhe jo si rival politik. S'ka rëndësi e vërteta; rëndësi ka zhurma që mbyt e zhduk çdo diskutim racional.
Nuk është thjesht retorikë e ashpër politike. Është një kulturë që ushqehet me frikë, shpërqëndrim e rrëmujë.
Intimidimi bëhet mjet: kush nuk është me të, është kundër tij dhe si i tillë duhet goditur publikisht. Kush nuk është me të është armik dhe i shitur.
Në paranojën e vet shantazhi bëhet instrument: dosje të vjetra, insinuata, kërcënime të nënkuptuara. Kush nuk flet e sillet si ai nuk ka të ardhme me të. Kush nuk e tund belin me këngën e tij ka probabilitetin të hyjë në listën e armiqve...
Politikë që nuk prodhon besim, por pasiguri.
Në një shoqëri që aspiron standarde europiane, kjo qasje është jo vetëm e vjetëruar, por edhe e dëmshme.
Ajo e zhvendos debatin nga politikat te personat, nga programet te skandalet e fabrikuara. Në vend që të diskutojmë për arsimin, ekonominë, drejtësinë, mbetemi të mbërthyer në ciklin e pafund të akuzave dhe kundërakuzave. (Më tha mua; i thashë tij. Filani me tre, pesë emra dhe dhjetë dënime.)
Paradoksi është se kjo “makineri balte” funksionon vetëm në një terren të lodhur, ku qytetarët janë mësuar me konfliktin dhe e kanë ulur pritshmërinë ndaj politikës.
Por çdo cikël i tillë e konsumon edhe më shumë besimin publik. Një demokraci pa besim është thjesht një skenë zhurmash pa përmbajtje dhe një garë se kush shpif më fort, jo kush ofron më shumë.
Balta, shpifja e intimidmi mund të njollosin dikë përkohësisht, por nuk mund të mbajnë peng përjetësisht një shoqëri të tërë, sepse balta nuk ndërton asgjë të qëndrueshme për t'i rezistuar kohës.
Një vend dhe as e ardhmja e atij vendi dhe e qytetarëve të tij nuk ndërtohen mbi shpifje. Ndërtohen kur merr përgjegjësi./ CNA
Mbrëmë skuadra e futbollit e Polonisë e rrahu skuadrën e f...
Kompania e inteligjencës artificiale Anthropic, frymëzuar ...
Aksioni i fundit i Agron Shehajt për të mbledhur 100 mijë fi...
Në një moment kur Shqipëria po lëngon nga pasojat e një n...
Aeroporti i Vlorës është kthyer sërish në qendër të vëmend...
Ministria Vendosja e një ministre profesioniste në Minist...
Në politikën shqiptare aksioma komuniste: "Kush nuk është ...
Edhe pse bashkëshkrimi i Kryeministrit të Shqipërisë Edi R...
Komisionerja e Bashkimit Europian, Marta Kos, ka aluduar s...
Modeli i qeverisjes së Republikës së Rinisë Patronazhiste ...
Drejtimi i SPAK nga Altin Dumani i dha një ritëm të madh l...
Shkarkimi i gazetarit Ilir Babaramo, i cili me shumë përpj...
Një njeri që nuk proteston është një njeri që ka hequr dor...
Ka një paradoks që vetëm politika shqiptare di ta prodhojë m...
Akuzojnë Ramën se donte të asgjësonte opozitën. Por në cil...
Për t’u larguar pak nga zhurma e përditshme politike dhe p...
Ai, nëpërmjet të tjerëve ju thotë (ka 35 vjet që ua thotë): ...
Rritja e çmimit të karburantit në nivelin 200 lekë/litër n...
-Çfarë po shkruaj nuk është një analizë për Ramazanin, as ...
Kush e di çfarë po mendojnë tani ata qindra demonstrues që...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...