LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pa ikur Rama dhe Veremlia, nuk shpëton Shqipëria

12 Nëntor 2022, 18:48, Opinione Altin Goxhaj
Pa ikur Rama dhe Veremlia, nuk shpëton Shqipëria
Avokati Altin Goxhaj - Koordinator i Frontit të Shpëtimit Kombëtar

Përshëndetje shqipe!

Përshëndetje edhe ju shqipe që ju dëbuan dhe na ndiqni sot live nga Anglia dhe gjithë Europa!

Po sorrat ku janë? Po kryesorra ku është? Ka ikur.

Ja kanë mbathur si gjthm sa herë vijnë këtu shqipet!

Sepse sa herë vijmë ne këtu, sorrat ja mbathin!

Sepse sa herë ne populli bëjmë një hap para, Qeveria bën një hap mbrapa!

Sepse siç ua kam thënë, sot është nga ato momente kur është Qeveria që ka frikë popullin dhe jo populli Qeverinë!

Sot Rama është me Aleks Sorosin duke bërë plane si të na përzënë sa më shpejt edhe ne që kemi mbetur, nuk ka rëndësi ngjyra e partisë apo rroga e qeverisë apo bashkisë!

Por unë jam i bindur se tani në këtë çast, çdo socialist apo patronazhist, rrogëtar apo klient i qeverisë apo bashkisë, e ka kuptuar që edhe fëmijët e tij por edhe ai vetë herët apo vonë do bëjë gati valixhet që të ikë! Ndaj unë e di se sot kushdo nga ju uron që ne ta rrëzojmë Qelbësirën!

Pa ikur Rama dhe Veremlia, nuk shpëton Shqipëria

Por unë sot do ti drejtohem anëtarëve të bandës që ka mbledhur Rama dhe Veremliu i Bashkisë, si ushtria e çetnikëve për të na përzënë edhe ne, gjithë shqiptarët e paikur!

Ju kujtoni se na e morët Shqipërinë, dhe po na përzeni të gjithëve!

Por unë sot ju kujtoj se edhe juve do tua marrin atë që kujtuat se na morët!

Pasurinë që ju vutë duke na vjedhur ne që jemi këtu dhe ata që i përzutë, do tua marrin dhe juve! Është veç çështje kohe!

Ju jeni veç grabitësit tranzitorë, sepse Plani është që Shqipërinë do ta kthejnë në Pashallëkun e Soros pa shqiptarë por me skllevër nga Bangladeshi, Afrika apo Kina!

Edhe Fëmijët tuaj si fëmijët e gjithë shqiptarëve do marrin arratinë dhe ju do të mbeteni si qyqet vetëm!

Ndaj i u bëj thirrjen e fundit Bandës së Armikut por edhe AliBallave me shokë:

Ndaj sot desha tu bëj një thirrje të fundit:

Hiqni dorë, hiqni dorë!

Mblithni mëntt’ e tupërohi,

Pa ikur Rama dhe Veremlia, nuk shpëton Shqipëria

Mos u bëni trathëtorë,

Se pasdaj do të pendohi.

Sepse Shqipëria është e Jona, e të gjithëve shqiptarëve, jo e Soros!

Ndaj mos guxoni të na pengoni në rrugën tonë për të shpëtuar Shqipërinë! Sepse orteku popullor do t’ju shkatërrojë!

Sepse pa ikur Rama dhe Veremlia, nuk shpëton Shqipëria!

Dhe sot jemi më të vendosur se kurrë:

Në dorë armët do t'i mbajmë,

Të mbrojmë atdheun në çdo kënd,

Të drejtat tona ne s'i ndajmë;

Këtu armiqtë s'kanë vënd!

Se Zoti vetë e tha me gojë

Që kombe shuhen përmbi dhe,

Por Shqipëria do të rrojë;

Për të, për të luftojmë ne!

Zoti ju bekoftë të gjithëve!

Mirupafshim me fitore!

11:20 Opinione Luçiano Boçi

Erdhi dita!

Dita e shumëpritur erdhi! Është ditë shprese e jete. Ditë ...

Lajmet e fundit nga