Një projektbuxhet pa dimension njerëzor
Qeveria vjen me projektbuxhetin 2023, pa një plan të d...

Ashtu siç pritej, ka një interes të jashtëzakonshëm për primaret sidomos në Tiranë. Ky është ilustrimi se nevoja e demokracisë së anëtarëve ka qenë e kahershme, e plotë dhe totale. Profilet, numri i plotë i kandidatëve dhe prezantimi i tyre i parë e dëshmojnë këtë.
Në lidhje me primaret e Tiranës si proces i udhëheqjes së primareve në të gjithë republikën e Shqipërisë mund të veçojmë të paktën tri fenomene.
Fenomeni i parë, është fakti që primaret krijuan, nxitën dhe profilizuan disa kandidatë të profesioneve, karrierave dhe background-eve nga më të ndryshme. Ky proces krijoi një energji të jashtëzakonshme, kreative, sepse secili kandidat i është dashur deri tani dhe i duhet akoma më shumë në të ardhmen që të paraqisë idetë, programin, profilin, network-un apo fuqinë e vet.
Fenomeni i dytë që lidhet me primaret e Tiranës tregon diferencën e madhe mes kandidatit që ka në lojë mazhoranca dhe kandidatëve që propozon Partia Demokratike në koncept, në profil dhe në qasje. Të tre kandidatët kryesorë, sidomos gjatë prezantimit të parë në emisionin “Opinion”, reflektojnë genuinitetin e qytetarisë së Tiranës për të nxjerrë një kryeqytetar, pra kryetarin e ardhshëm të bashkisë, jashtë network-ut, lidhjeve apo aparateve shumë të dyshimta në të cilat është i vendosur kryetari aktual i bashkisë gjatë këtyre tetë viteve dhe ndoshta propozon edhe më tutje.
Kjo do të thotë që kandidatët e Tiranës janë nga Tirana dhe për Tiranën, përtej llogarive strategjike që ka profili i kundërshtarit të tyre në lidhje me karrierën ndërkombëtare apo karrierën në politikën qendrore si pretendent për pasardhës i PS-së.
Kthimi i fytyrës nga Tirana dhe jo nga Kryeministria apo nga avioni është një meritë tjetër e këtyre primareve të deritanishme sepse ato fokusohen qartësisht në objektin themelor të tyre, në bashkinë, si dhe në qeverisjen e punëve të qytetit të madh të Tiranës.
Fenomeni i tretë ka të bëjë me madhësinë e Bashkisë së tiranës. Me Tiranën e madhe, mbas reformës territoriale të vitit 2015 e cila tashmë është një fakt, vëllimi, sipërfaqja, territori, niveli i taksave, niveli i punësimit në administratën bashkiake është i një përmase të tillë sa i ngjan një republike brenda republikës sonë. Është pak a shumë një lloj shteti, p.sh. si Mali i Zi, brenda shtetit shqiptar.
Kjo kërkon një konceptim të ri dhe përbën një sfidë për kandidatët e primareve të Tiranës, për ta trajtuar vendosjen dhe marrëdhënien midis pushtetit lokal në kryeqytetin e Shqipërisë në tërësi, me qeverisjen qendrore dhe me pjesët e tjera të vendit për shkak se Tirana mbetet gjithnjë e më shumë jo thjesht qyteti më i madh, jo thjesht qyteti kryesor, jo thjesht qyteti më kualitativ, jo thjesht qyteti me më shumë taksa por edhe motori i zhvillimit të shoqërisë.
Në këtë kuptim rëndësia e primareve të Tiranës është e trefishtë sepse ajo duhet të nxjerrë Kryeqytatarin, duhet të sjellë ndryshimin në Tiranë dhe duhet të nxjerrë profilin që është i dedikuar plotësisht vetëm për Tiranën dhe nuk shikon nga Kryeministria apo OKB-ja.
Qeveria vjen me projektbuxhetin 2023, pa një plan të d...
Ndoqa deklaratën e mllefosur të znj. Duma, dhe nuk e di pse ...
Kiko i shqetësuar nga mungesa e qarkullimit të elitave...
Vala e dorëheqjeve në Partinë Demokratike ka vazhduar ...
Ndërsa të gjithë prisnim që Grida të vriste Pashain, s...
Në më pak se 12 orë, aq sa zgjati vizita e kancelarit ...
Shqipëria ishte jo vetëm e fundit në reagimin e saj pë...
Make PD Great Again, Përpara se gjithash të bëhemi për...
Qeveria angleze për të zhvendosur vëmendjen nga proble...
E djathta/konservatorizmi nuk mund të jenë peng i vulës dh...
Deputeti Bujar Leskaj ka publikuar një video nga komis...
Një sasi e konsiderueshme bananesh është sekuestruar k...
Ashtu si gjatë verës, kur kryeministri u përfshi në një pë...
Nënë unë dhashë jetën për të jetuar në liri. Ti e të g...
Para pak kohësh një koleg, figurë e njohur në media, m...
Për rëndësinë e madhe që kanë zgjedhjet e 14 Majit, i bëj ...
Shqipëria është një komb shumë i vogël për të pasur një shkr...
Pasi e emëruan kandidat për kryebashkiak, për shkak se më ...
Në fjalimin përmbyllës të Konferencës për të Ardhmen e Eur...
Sot, ne Komisionin e Sigurisë, i burgosuri me vendim gjyka...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...