Demokratët kanë detyrimin që PD-në ta bëjnë të madhe përsëri!
Make PD Great Again, Përpara se gjithash të bëhemi për...

Shqipëria ishte jo vetëm e fundit në reagimin e saj për tensionimin e situatës në veri të Kosovës, por edhe më zhgënjyesja.
Nga ajo çfarë u bë publike nga telefonata e Presidentit të Shqipërisë me Presidenten e Kosovës dhe nga deklarata e ministrisë së Punëve të Jashtme, mësohet se “Shqpëria ka shprehur shqetësimin për situatën dhe kërkon dialog”.
Me këtë formulë: “shpreh shqetësim dhe kërkon dialog si rrugëzgjidhje’ mund të shprehesh për çdo konflikt që ndodh sot në botë që nga Sri Lanka e deri në Jemen!
Madje edhe nëse bllokohet funksionimi i rrjeteve sociale mund të shprehësh shqetësim dhe të kërkosh zgjidhje sa më të shpejtë….
Edhe Beogradi zyrtar po të pyetej do të shprehte shqetësimin e thellë dhe do të kërkonte zgjidhje me dialog për situatën.
Ngjarjet në veri të Kosovës nuk janë rrufe në qiell të pastër. Kanë autorë konkretë, kanë përgjegjës konkretë, kanë ideatorë dhe janë në funksion të një plani të mirëmenduar. Qeveria e Kosovës nuk ka nevojë sot për të shprehur shqetësim Shqipëria dhe as për t’i treguar se çështjet zgjidhen me dialog. Meqë ra fjala.. Dialog për çfarë? Dhe Dialog me kë?
Edhe në reagimin e fundit të kryeministrit Rama kërkohet: “vetëpërmbajtje dhe dialog”.
Shqipëria nuk mund të fshihet pas qëndrimit të aleatëve dhe aq më tepër të flasë si Papa, për “paqe dhe dialog” sepse e ka detyrim kushtetues, ndër të tjera, mbrojtjen e interesave të Kosovës.
A mos vallë në Tiranë mendojnë se çështja e targave të kohës së Millosheviqit është problemi që duhet zgjidhur apo çështja që duhet shtyrë për më vonë? A mos vallë mendojnë se kemi të bëjmë me të drejtat e pakicës serbe në Kosovë? A mos vallë çështja ka mbetur te asosacioni i komunave serbe? (dhe këtu është koha për t'u kujtuar aleatëve se nëse e konsiderojnë Bosnjën dështim, nuk mund të kenë sukses me një Bosnjë të dytë në Kosovë”. Si shpjegohet që ka një ngurrim për t’i vënë emrin që ka aksionit për destabilizimin e Kosovës? Asgjë në veri nuk ndodh pa pëlqimin/miratimin e Beogradit.
Sot ambasada e Rusisë në Maqedoninë e Veriut ka shpërndarë postimin: “Kosova është Serbi dhe Krimea është Rusi”.
Kemi muaj të tërë që flasim për luftën në Ukrainë, dhjetëra herë kemi dëgjuar dhe mijëra herë të tjera do të dëgjojmë (deri ditën e zgjedhjeve) dokrrat me rublat ruse në politikën shqiptare. Po kur vjen puna për të vënë gishtin në plagë - marrim qëndrim që të kujton politikën zyrtare të Tiranës në vitet '70 që fliste për vëllezërit kinezë dhe miqtë kosovarë?!
A është interesi i Rusisë për të destabilizuar Ballkanin? A po vepron Beogradi si bedel i Putinit? A është koha për të folur apo duhet heshtur se “duhet mirëkuptuar Serbia”? Apo kemi halllin: ne oçavaj Vuçiçu! (se mos na mërzitet Vuçiqi).
Si mund të aspirojmë për Ballkan të Hapur, kur për një palë targa (të kohës së Millosheviqit) mund të shpërthejë lufta?!
Në "Ballkanin e Hapur" jemi me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk mundet që për hir të Ballkanit të Hapur të mbyllim gojën dhe të flasim në atë mënyrë që të kujton shprehjen shkodrane “m’ka ç’u nana me la gojën”.
Make PD Great Again, Përpara se gjithash të bëhemi për...
Qeveria angleze për të zhvendosur vëmendjen nga proble...
E djathta/konservatorizmi nuk mund të jenë peng i vulës dh...
Deputeti Bujar Leskaj ka publikuar një video nga komis...
Një sasi e konsiderueshme bananesh është sekuestruar k...
Ashtu si gjatë verës, kur kryeministri u përfshi në një pë...
Nënë unë dhashë jetën për të jetuar në liri. Ti e të g...
Para pak kohësh një koleg, figurë e njohur në media, m...
Për rëndësinë e madhe që kanë zgjedhjet e 14 Majit, i bëj ...
Shqipëria është një komb shumë i vogël për të pasur një shkr...
Pasi e emëruan kandidat për kryebashkiak, për shkak se më ...
Në fjalimin përmbyllës të Konferencës për të Ardhmen e Eur...
Sot, ne Komisionin e Sigurisë, i burgosuri me vendim gjyka...
Largimi i popullisë është një problem vërtet i madh. Braktis...
Të bëjmë Shqipërinë si Kosova! Vietnami, Shqipëria, Kosov...
Lajmi se një turist çek u kap në perimetrin e repartit ushta...
Të gjithë ata që kanë dashur të dinë të vërtetën e Edi...
Lajmi se katër kineze u ndaluan nga policia shqiptare ...
Kjo është dilema më e madhe e demokratëve, të cilët te...
Dje takova gjatë një angazhimi tim profesional një nga mje...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...