Të bëjmë Shqipërinë si Kosova!
Të bëjmë Shqipërinë si Kosova! Vietnami, Shqipëria, Kosov...

Largimi i popullisë është një problem vërtet i madh. Braktisen fshatra e qytete, ikën pjesa më aktive e shoqërisë, nuk ka krahë pune, ikin konsumatorët... dhe të gjitha përmblidhen në një pikë: Kosto ekonomike.
Por mendoj se problemi është më i madh se kaq; ngado të ikim, në cilëndo shoqëri të integrohemi, mbetemi sërish “shqiptarë”. Mbetemi të tillë, edhe nëse nuk dimë të flasim gjuhën shqipe.
Të shumtë janë ata që e shikojnë si një tjetër problem humbjen e identitetit, të gjuhës, lidhjeve të emigrantëve me familjet dhe vendlindjen…
Por unë mendoj sërish se e mira e të mirave do të ishte që shqiptarët të ruanin gjuhën dhe lidhjet me mëmëdheun, por të humbisnim ca shumë veti të tjera. Ose më saktë, të fitonin ca veti e aftësi të reja.
Të fitonin një kulturë pune, edukatë qytetare, mjedisore, kulturën e jetesës në komunitet, të respektimit të mjedisit publik…
Dhe, mbi të gjitha, të fitonin një kulturë të re të marrëdhënies me shtetin dhe qeverisjen.
Të mos jemi servilë, interesaxhinj, të mos jemi të përulur dhe të nënshtruar, të jemi kryenecë e kryengritës kur na shkelin të drejtat e kur na mashtrojnë, të ngremë krye kur na vjedhin e na gënjejnë.
Ta shikojmë shërbimin ndaj vendit dhe popullit si detyrim dhe përkushtim, dhe jo mundësi për të zhvatur e përfituar.
Nëse të jetuarit në vende të tjetra, mes popujsh të tjerë të qytetëruar dhe edukuar, do të na ndihmonin të hidhnim një hap evolucionist në këtë drejtim, atëherë udha e mbarë sa më shumë shqiptarëve, në një shkollë që nuk mësohet në shkollë.
Por druaj se ndryshojmë në këtë drejtim. E shikoj këtë tek ata që kur ka zgjedhje ngarkohen me autobusë e vijnë të votojnë për partitë që u paguajnë biletën e rrugës dhe një sanduiç.
E shikoj tek e njëjta mendësi që kanë atë që jetojnë jashtë, si ne këtu, që zgjohemi e flemë duke parë në ekrane Ramën, Berishën dhe Metën.
Me pak fjalë, ajo që dëshiroj të ndodhë është që ne të mos emigrojmë thjeshtë dhe vetëm për bukë dhe kushte më të mira jetese, por të emigrojmë për të përfituar një kulturë të re./CNA.al
Të bëjmë Shqipërinë si Kosova! Vietnami, Shqipëria, Kosov...
Lajmi se një turist çek u kap në perimetrin e repartit ushta...
Të gjithë ata që kanë dashur të dinë të vërtetën e Edi...
Lajmi se katër kineze u ndaluan nga policia shqiptare ...
Kjo është dilema më e madhe e demokratëve, të cilët te...
Dje takova gjatë një angazhimi tim profesional një nga mje...
Kiko Majmuni (K.M) vendosi që pushimet e vjeshtës t’i ...
Imagjinoni një vend ku polici ka frikë nga banditi, prokuror...
Akoma nuk jam i bindur për drejtësinë e nxjerrjes së k...
Kërkova disa ditë në internet të mësoja diçka mbi ligj...
Pati disa zëra publikë, por edhe drejtues të PD-së reale p...
Tashme u bene disa vite qe nga njera ane degjojme tamtamet...
Aktualisht po shohim një risi të rëndësishme, e cila rrezi...
Gjergj Luca është miku im, nga të paktët, i vërtetë në...
Lajmi se ministrja e Brendshme kishte dhënë dorëheqjen...
Meqënëse pagat e pedagogëve të universiteteve publike ...
Opozita shqiptare ka 24 vjet që humbet Tiranën. Socia...
Për kryetar bashkie duhet ndonjë arkitekt urbanist, që të ...
Nëntëmbëdhjetë ditë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës,...
Liz Truss u zgjodh kryeministre ne Britani para 40 dit...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...