
Paratë e vjedhura të inceneratorëve
Inceneratorët janë afera më e madhe e shekullit! Tashm...
Inceneratorët janë afera më e madhe e shekullit! Tashm...
Rama na paska falënderuar Elbasanin në turin e tij që e quan “të mirënjohjes”, por që në realitet është turi i përqeshjes së njerëzve e vetë socialistëve të ndershëm.
Sa shumë ciniz?m e ironi në gjithë këtë falënderim!?
Për çfarë dhe kë falënderoi ky?!
Falënderoi kanakarët e tij në bashkitë e qarkut që e lanë publikun “pa fjalë” e pa program?!
Apo falënderoi njerëzit e lënë pa rrugë, pa ujë, pa ndriçim, pa shërbime, të zhytur në skamje e mbi të gjitha pa të ardhme?!
Për çfarë?!
Erdhi t’i falënderojë pse nuk “u ninë” për varfërinë, ndotjen, rrënimin, grabitjen sistematike që i bën, (në realitet qytetarët e shfaqën zemërimin e tyre) apo erdhi t’i thojë si Haxhi Qamil që sa të ketë pushtetin atij nuk “ia nin” për askënd?!
Ndërkohë askush të mos kërkojë ndonjë fije justifikimi timin në këta rreshta.
I njoh përgjegjësitë dhe këtu parashtroj vetëm të vërtetat e qarkut të dytë më të varfër të Shqipërisë.
Ah po!
Ndoshta falënderoi atë që ai e bërtet si Skuadër!
Por ka një të vërtetë të hidhur në këtë mes.
“Skuadra” e Ramës në Elbasan dhe kudo, nuk ishin më të majtët që besonin apo besojnë në një drejtim më të mirë për një Elbasan apo Bashki të zhvilluara dhe të jetueshme.
Skuadra nuk ishin as të rinjtë dhe as qytetarët që dinë ta ndajnë mirë të keqen nga e mira dhe të zezën nga e bardha.
As dhe ata që dikur vetë kishin besim tek e majta.
Skuadra u zëvendësua me “skuadronet” e vrasjes së votës.
Skuadronet ishin të mbushur me policë me uniformë e pa uniformë që përgjonin, spiunonin, godisnin me të gjitha format, ata me “biografi politike” demokratike dhe që ngrinin krye ndaj regjimit “populloro-skizofrenik” duke bërë fushatë kundër.
Me taksidarë dhe xhambazë “shteti”.
Me skifterë votash, blerës votash, shantazhues votash, hajdutë të dhënash personale, ushtrues të presioneve ndaj atyre që marrin ndihmë ekonomike poshtëruese e atyre që mbijetojnë me bizneset e marra peng nga bashkitë e qeveria.
Skuadronet e vdekjes së votës ishin plot me administratë që luftonte “për bukën e gojës” se pagës, duke ngrënë turpin e radhës me bukë.
Plot me përpilues listash votash të marra me lutje ose tutje, me qarje ose me sharje në emër të një vendi pune, dorë lekësh, apo të një favori çfarëdo qoftë.
Skuadronet u pasuruan më tej me operatorë të negociuar e të trajnuar mirë nga KQZ në bashkëpunim t? ngushtë me PS, të pajisur me teknologji të manipuluar, që merrnin zvarrë votues për t’i korruptuar dëshirën para ekranit të votës.
Skudronet drejtoheshin nga zyrtarë me koeficient inteligjence afër zeros, por ama me koeficient banaliteti politik e lepirësish banalë afër dhjetës.
Skuadronet kishin në dispozicion të gjitha listat e “vdekjes” së votës me të dhënat e plota personale të dhuruara e të dhunuara nga vetë shteti vrasës i votës dhe i individualitetit njerëzor.
Skuadronet në fund kishin mbi kokë këtë “kokën”: LLUMIN e falënderimit pa falënderime brenda!
Rroftë falënderimi!
Edi Rama ishte ndër të paktët liderë perendimorë që i ...
Në një shkrim të botuar dje në Lapsi.al, Blendi Kajsiu...
Për dashurinë njeriu nis e flet që sa mbush 5 vjeç e d...
Nga Kastriot Frashëri, studiues, Avokat 93 vjet nga ...
Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, Albin Kurti s’e mbron dot sovra...
Sot Henry Kissinger mbush 100 vjeç. Rrugëtimi i tij është ...
Çfarë po bëhet me pensionet e emigrantëve shqiptarë...
Sali Berisha dha sot një deklaratë, e cila përbën sipas gj...
Sali Berisha e nisi rrugëtimin e tij me një shkrim me ...
Leçjan! Non fare il furbo con me… Kam katër ditë që p...
Ka një kundërshtim jo racional mbi vendimin që deputetët d...
Dy ditë më parë, në datë 21 maj 2023, presidenti i Rep...
Nëse shikoni fotot në këtë postim, do të thoni se autori k...
Kryeministri i Shqipërisë, përveç blerjes së medias vendas...
Nuk di pse mbrëmë m’u kujtua Niqka, Elpiniqi. Qe shoqe e n...
Një podcast i Kryeministrit me “njerëzit më të famshëm” të...
Arbsuristanë dhe arbsurdistane! Mirë se vini në tokën e m...
Apandesiti kishte bërë podcast sot me Benetin dhe Luiz...
Më kujtohet, fëmijë, në lagjen tonë tironce, me shtëpi...
Me rezultatin dërrmues për Berishën, zgjedhjet vendore...
Dosja voluminoze e aferës së inceneratorëve në investi...
Afera e inceneratorëve preku edhe mediat për propagand...
Partia Demokratike denoncoi këtë të shtunë se Ministria e ...
Fshati Lin është një nga më piktoreskët në Shqipëri. Ai nd...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Pasditen e së hënës është vetëvarur në hangarin e bane...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e 14 pasurive...
Policia me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit ka sekue...
Avokati nga Lushnja, Adriatik Doga, e ka quajtur një t...
Vendi ynë gjatë paradites do të jetë nën ndikimin e kthjel...
Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e kushteve të qënd...
Mjekët paralajmërojnë se mijëra gra janë në rrezik nga...
Këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atm...
Forcat ruse nisën granatime të rënda në Kherson herët të h...
Ish-CEO i Abercrombie & Fitch dhe partnerja e tij britanik...
Deputeti I Partisë Demokratike Sajmit Korreshi tha se bujq...
Mininstria e punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena ...
Shkrimtari dhe profesori, Sadik Bejko, ka dhënë një mesazh...
Katedralja e Etçmiazdin, e cila njihet dhe si kisha mëmë e...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Sot, më 2 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1...
Partneritetet Publike-Private (PPP), në formën e koncesion...
Sot, më 1 tetor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1...
Sot, më 30 shtator 2023, dollari amerikan blihet me 10...