Prokuroren që donin ta vrisnin kriminelët, e ka “vrarë” para tyre Vetingu!
Ndoshta do të duhej që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ...

U hap në vitin 1990 me dëshirën për liri dhe demokraci, si Europa. Bijtë iu vërsulën shkollave të Turqisë dhe Iranit, shkollave fetare, fondacioneve. Dhe sot ta bëjnë kokën dhallë për kuranin, hixhabin etj. Madje të rekrutojnë me zell për të luftuar në Siri.
U hapëm për të qenë të lirë dhe për ekonomi, pasi nuk kishim shtëpi komode, nuk kishim mjaftueshëm para e argëtim etj., iu vërsulëm Greqisë, Italisë, Gjermanisë, aq sa nuk ngeli këmbë Shkëlqimi pa u pagëzuar në kokë Fotaqi, kokë Simone a kokë Hansi.
Sot kemi totalisht familje "lesh e li", ku baba i shëmbi kishat kurse bijtë, njëri u kthye në orthodoks e tjetri katolik. Nuk ngeli komshi pa ndërtuar vilë për inat të komshiut..., njëri si greku, tjetri si italiani dhe ai tjetri si gjermani.
Tani ka fshatra bosh, me vila bosh, me inat bosh, me luks bosh dhe me tokë arë djerr e për ibret. U hapëm në 1990 për të drejta dhe liri, mirëpo na përpiu marria e të fortit dhe e pushtetit të përjetshëm, i gjen sot të koklavitur, viktima dhe xhelatë. Në skuadra i gjen, njëri sulmues e tjetri kapiten. Iu vërsulëm blerjes së titujve e diplomave sa sot kemi qytete me grada, por nuk kemi më shkolla as fakultete.
E shkreta Shqipëri, flasin për fe dhe fe nuk kanë, ama ia lërojnë nënën për falje publike, ia lërojnë ku ta ketë kopeja, kush e kush të bëj sa më shumë gjak. Kush e kush të ndezë sa më shumë e shumë qirinj. Kush e kush të hiqet më fanatik se papa dhe më fanatik se dhespoti, më fanatik se Muhameti.
E shkreta Shqipëri, flasin për patriotizëm, për tradhtarë, për beteja, por kultivojnë në masë kanabis sativa. Flasin për Skëndërbeun, Gjergj Aranitin, Isa Boletinin, Ismail Qemalin, Suliotin e Boçarin, a Xhavellën, por nuk kanë ushtri, dhe as që duan t'i dëgjojnë emrin, as duan të shkojnë, i kërkojnë NATO-s t'i mbroj. Madje së fundi edhe KFOR-it.
Shqipëria e shkretë, adhuroj pluralizmin miëpo është kthyer në minidiktaturë porconionesh institucionale. Me poltikanë që në salla konferencash të flasin për De Golin, Çurçillin, por që të heqin qafe në realitet, performojnë si Putini a Bashar al Asadi, Erdogani etj. Ngulen e nuk shkulen, ngrijnë dhe nuk shkrijnë, flen dhe zgjohen kur i teket. I flasin popullit për votë e referendum, por të gjitha i bëjnë vet.
E shkreta Shqipëri është sot e gjitha kashtë dhe koqe, nuk e merr vesh i pari të dytin, me patriotë e havardarë..., pleq e plaka, seksionarë dhe anëtarë partish, organizatash, gjoja besimtarë a fetarë. Si Anadolli por pa ekonominë e Anadollit, si Europa por pa ushtrinë dhe habitatin europian, si Amerika por pa vrullin e saj, pa ifrastrukturën e saj ku njerëzit kanë edhe kërre, por kanë edhe trena, aeroporte, ushtri, lëvizje të lirë, kanë votë në dorë etj.
Për rrjedhoj lindshmëria është ulur me ''sukses'' çdo vit 20%. Eshtë rritur vdekshmëria. Punonim 4 dhe hante 1, sot punon 1 dhe ha 1, veçse nuk është pension, por mëshirë. E shkreta Shqipëri, u nis për në Europë dhe përfundoi në gropë.
Ndoshta do të duhej që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ...
Nëse flasim për demokraci, liri, konkurrencë, meritokr...
Surprizues mëngjesi sot. Te kafja më bashkoi me Flamur...
Procesverbali i hyrjes për procedurat e mbajtura përpara g...
Partitë historike politike kanë hije të rëndë. Hijen e...
Ngjarja e tmerrshme e të dielës në Kosovë, kriminale p...
Nëse ka vetëm një gjë që Tirana duhet ta ketë mësuar t...
Ngjarjet e fundit në Leposaviç, ku njësi komando...
Kushdo që e ka dëgjuar dy ditët e fundit Edi Ramën ka ...
Kosova hyri me sukses në një luftë që e fitoi në datën...
Edvin Rama, më shumë ishte si vizitë private apo edhe si v...
Nga Miron Çako, përgjegjës i Zyrës së Katekizmit të Kryepe...
Sulmi terrorist serb në afërsi të Zveçanit dhe qëndrimi i ...
Çdo “justifikim” për çdo humbje dhe për çdo rezultat, ...
Kukësi shënoi fundin e një pritshmërie sociale e cila ...
Besnik Mustafaj i bëri vetes sot një dhuratë të veçantë në...
Gazetari i oborrit të Edi Ramës, Denis Dyrnjaja ka reaguar...
Saliu po ndihet i trembur, por nuk po bën asgjë që të treg...
Pranimi i fajit përpara një gjykate në Uashington, nga...
Kurrë më parë ndonjëri nga shkrimet e mia të shumta nu...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...