Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Surprizues mëngjesi sot. Te kafja më bashkoi me Flamurin shokun tim të vegjëlisë dhe komshi te pallati në Korçë ku banova një jetë. Mes shumë lajmeve nga andej më tha edhe këtë:
-Muajin që shkoi na la Bedri Çupa. Byrazer, e mban mend Bedriun?
M’u kujtua në çast. Edhe pse kanë rrjedhur disa dhjetëvjeçarë më erdhi para syve Bedriu burrë i gjatë, elegant, i qeshur dhe me aq humor sa mbanim ijet me dorë ende pa nisur të na rrëfente diçka. Dritarja e apartamentit të tij shihte dritaren e kuzhinës sonë. Ato mote në Korçë sa hynte nëntori e deri në mars nuk guxoje të dilje xhiro në qytet nga e ftohta. Ndaj rrinim plot orë pas xhamit të penxheres. Shihnim fqinjët dhe ata na shihnin ne. Përshëndeteshim me dorë herë pas here,por kaq. Nga që nuk kish internet s’bënim sms apo të dërgonim e të merrnim foto.
Kur isha i vogël e pyeta një herë babain:
-Ore pse Bedriut i kanë ngjitur nofkën Çupa. Se që nuk mban atë mbiemër e di nga vajza e tij, Sonila, që e kam në klasë. Ajo mbiemrin në rregjistër e ka Shehu?
Sonila qe vajzë e bukur yll,me një nishan pak më lart se buza e saj e plotë ndaj Calja shpesh i shpjegonte kujtdo se nga kjo çupë ka lindur shprehja, të të kafshoj moj buzë e nishan bashkë.
Babai i ra shkurt:
-Korça mor djalë është e tëra e mbushur me llagapë Ja,ma shpjegon dot ti pse psh Miti fotografit i thërrasin Miti Kecka? Apo pse Nandit që i ka sytë si artist i thërrasin Nandi Qorri! Ose Jakut mo,që bën serenata te rrugica,pse i thonë Jaku Goja?
S’m’u mbush mendja,por nuk e zgjata. Më vonë mësova se familja e Bedriut kishte babain në burg për agjitacion e propagandë. Kështu thuhej ato vite. Pra ai kishte sharë mbase te rradha e qumështit dikë nga qeveria. Kaq u desh e i dhanë 15 vite izolim. La në shtëpi të shoqen me dy fëmijë,Bedriun dhe një vajzë,Shpresën. Shpresa qe martuar atëhere dhe burri i saj punonte oficer. Duhej të divorcoheshin,por nga që oficeri ishte nip i një heroi të luftës i thanë,mbaje,por me kusht që ajo të mos takojë kurrë asnjë nga fisi i vet. E ashtu ndodhi. Vite e vite Shpresa e shkretë pa parë nënën e vëllain, Bedriun d.m.th. Një natë mamaja e Bedriut nga hallet dhe dhimbja pësoi infarkt. Një mjek,që erdhi nga poliambulanca, ua preu shpresat.
-S’e kap mëngjesin kjo!
Në fakt kaluan tre mëngjese e nëna nuk jepte shpirt. Një fqinjë, Nadirja, i tha Bedriut:
-Bir, nuk ikën kjo po mos pa të bijën. Nuk i del xhani nga malli, do vuajë e shkreta.
Që të vinte Shpresa qe e pamundur. As Bedriu nuk e donte një ardhje të saj se kishte fëmijë e nuk trajtohej keq krahasuar me Bedriun. Ndaj gjeti zgjidhjen. U vesh vetë fiks si e motra, me një fustan të kuq që ia solli Nadirja. Vuri një shami në kokë, bëri buzët me të kuq dhe provoi a e hollonte dot zërin. Pas ca minutash i doli para nënës. E nga që e donte shumë nuk u mundua fare për lotët, i rrodhën lumë. Murga mama nuk e kuptoi fare marifetin. U lumturua ca çaste, i shtrëngoi dorën vajzës sipas mendjes së saj dhe fluturoi. Iku lart.
Fluturuan dhe shpjegimet më pas. Qysh të nesërmen Bedriun nisën ta thërrasin Bedri Çupa. Qeshi ca ditë, u mërzit ca javë, por u mësua me këtë nofkë shumë e shumë vite. Aq u mësua sa kur shkoi të bënte letërnjoftimin, asaj vajzës që e pyeti si e ka emrin, ia tha vetiu:
-Bedri Çupa më quajnë.
Më pas mësova nga Flamuri se Bedriu vdiq duke bërë humor, ashtu siç qe si karakter. Edhe ai pësoi infarkt. Por njësoj si e ëma nuk po largohej dot. Pranë i rrinte vajza, Sonila. Djali i tij u bënë tri vjet që punon në Londër. Por nga që nuk kishte në rregull dokumentat nuk mund të vinte pranë Bedriut.
-Po vuan mungesën e djalit, - i thanë Sonilës komshinjtë.
Dhe ajo si Bedriu bëri po atë marifet. Veshi një kostum të të vëllait. Futi flokët nën një kapele dhe trashi zërin. E sigurisht që qante e qante mbi fytyrën e të atit. Bedriu hapi sytë,vuri në fytyrë një buzagaz të lehtë,qeshi pak e,pas tre ditësh në gjendje përhumbjeje, foli:
-Sonilë,bijë,sa mirë që nuk e mbulove nishanin se gjithë jetën do të të thërrisnin Sonila Çuni.
E iku, mbylli sytë, buzagazi, si shenjë që s’ma hodhët dot, iu stampua në fytyrë, nuk iu prish. Gjindja që qe aty edhe nisën të qajnë,por edhe të qeshin. Se ashtu qe Bedri Çupa. Plot halle, por edhe plot shakara e optimizëm. Qe njeri-diell që retë e jetës i pati të shumta, por i davariti të gjitha me besimin e plotë tek e mira,tek virtyti…/ CNA
Procesverbali i hyrjes për procedurat e mbajtura përpara g...
Partitë historike politike kanë hije të rëndë. Hijen e...
Ngjarja e tmerrshme e të dielës në Kosovë, kriminale p...
Nëse ka vetëm një gjë që Tirana duhet ta ketë mësuar t...
Ngjarjet e fundit në Leposaviç, ku njësi komando...
Kushdo që e ka dëgjuar dy ditët e fundit Edi Ramën ka ...
Kosova hyri me sukses në një luftë që e fitoi në datën...
Edvin Rama, më shumë ishte si vizitë private apo edhe si v...
Nga Miron Çako, përgjegjës i Zyrës së Katekizmit të Kryepe...
Sulmi terrorist serb në afërsi të Zveçanit dhe qëndrimi i ...
Çdo “justifikim” për çdo humbje dhe për çdo rezultat, ...
Kukësi shënoi fundin e një pritshmërie sociale e cila ...
Besnik Mustafaj i bëri vetes sot një dhuratë të veçantë në...
Gazetari i oborrit të Edi Ramës, Denis Dyrnjaja ka reaguar...
Saliu po ndihet i trembur, por nuk po bën asgjë që të treg...
Pranimi i fajit përpara një gjykate në Uashington, nga...
Kurrë më parë ndonjëri nga shkrimet e mia të shumta nu...
Dymbëdhjetë vite pas procesit të fundit, Shqipëria po ...
U bënë tash sa vite që vijon të qarkullojë, duke u përhapu...
Janë në hidhërim patologjik sot në Shqipëri të paguari...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...