Nga Miron Çako, përgjegjës i Zyrës së Katekizmit të Kryepeshkopatës.
Pyetësori i censusit 2023 ka shumë pyetje që rezidenti në Shqipëri duhet t'i përgjigjet me korrektësi anketuesit me tablet elektronik për atë çfarë është edhe ka, sepse në të kundërt gjobitet, ndërsa për pyetjet rreth praktikimit dhe përkatësisë fetare është lënë në fund si një përgjigje fakultative.
E para edhe pse tashmë censusi është miratuar në bashkëpunim me grupet e interesit si edhe komunitetet fetare, përsëri vihet re se te pyetja e parë për fenë I .68: “A jeni praktikant dhe i përkisni një grupimi fetar”, ka një antikap që duhet të kapërcehet nga besimtari, sepse askush nga njerëzit as aparatet elektronike sado të ndjeshme nuk mund të masin masën e praktikës fetare në tempull, në shtëpinë dhe kudo të besimtarit, por as vetë besimtari nuk mund ta bëjë këtë matje për veten, sepse si thotë apostull Pavli: “madje as veten time nuk gjykoj” (1Korintasve 4-3).
Këtë matje të praktikimit fetar mund ta bëjë vetëm Zoti që: “heton veshka edhe zemra” (Zbulesa 2-23), i cili do të gjykojë dhe shpaguajë gjithsecilin sipa besimit edhe veprave në ditën e gjykimit personal dhe botëror (Zbulesa 22-12).
Prandaj është mirë që besimtari duhet ta tejkalojë këtë pyetje duke mos u vënë në vështirësi për të matur nivelin e praktikimit të besimi të tij dhe të përgjigjet “po”, duke kaluar në pyetjen tjetër: I.69 “çfarë përkatësie fetare ke”, kuptohet n.q.s. ndihet fetar pavarsësisht shkallës së praktikimit të besimit.
Ka disa zëra edhe fetarë që thonë se: “Për mua ai që vjen një herë në kishë për Pashkë edhe për Krishtlindje nuk është fetar dhe nuk duhet të cilësohet besimtar”, këta zëra nuk duhen dëgjuar sepse apostulli na thotë: “kush je ti që gjykon shërbëtorin e tjetrit” (Romakëve 14-4).
Këta "prokurorë" fetarë me apo pa qëllim duan të fusin një garë shifrash fiktive dhe të ngatërrojnë besimtarët orthodhoksë që të mos deklarohen si të tillë, kjo në interes të komunitetit të tyre që duke mos u deklaruar orthodhoksët të ngrihen në përqindje artificiale ata vetë, duke prishur renditjen e komuniteteve në Shqipëri që ka qenë që në censusin e parë në 1927 dhe vazhdon të jetë deri më sot ku orthodhoksët janë vërtet komuniteti i dytë fetar me mbi 20% të popullatës.
Ka edhe disa ultranacionalistë që kërkojnë të ngatërrojnë përkatësinë fetare me atë nacionaliste. Kështu kërkojnë që të anashkalohet përgjigjja fetare sepse kjo ndikon në përkatësinë kombëtare dhe shqiptarët të deklarojnë se: "feja e shqiptarit është shqiptaria".
Kjo mënyrë e të parit të përkatësisë fetare nga këta ultranacionalistë, si analistë, historianë apo aq më keq pseudofetarë, klerikë, vjen si një reminishencë e sundimit Osman në Ballkan, ku myslimanët quheshin turq, orthodhoksët grekë dhe katolikët latinë dhe po ashtu një reminishencë e ateizëm komunizmit ku shteti me mashtrim dhe imponim i detyroi të deklarohen shqiptarët ateistë.
E para, ky është një tjetër mashtrim nga të mashtruarit sepse që nga viti 1912 ne në Shqipëri jetojmë në një shtet të pavarur nga Turqia, po ashtu edhe komunitet fetare në vend fituan pavarësinë, ku për shumë Kisha Orthodhokse në Shqipëri është Autoqefale që nga viti 1937 me Tomasin Patrialkal, d.m.th. e pavarur juridikisht nga Patriarkana Ekumenike me qendër në Kostandinopojë (Stamboll), kështu përkatësia fetare e shtetasve shqiptarë orthodhoksë automatiksht është e ndarë nga ajo kombëtare e një vendi tjetër, ashtu si përcaktohej në Perandorinë Osmane për interesa hegjemoniste dhe në dëm të kombit tonë.
E dyta, sot "feja e shqiptarit nuk është shqiptaria" sepse nuk na duhet që sot të bashkohemi pa dallim feje edhe ideje në çlirimin kombëtar nga një pushtues, ashtu si Vaso Pasha(1825-1892) dha devizin e bashkimit kombëtar në atë kohë pushtimi dhe rreziku të çbërjes kombëtare nga armiku shekullor turk që ndasinë fetare e përdori për hegjemoni dhe çkombëtarizim, sidomos të shqiptarëve.
Sot shqiptarët bashkë me minoritetet jetojnë në një shtet të lirë, të pavarur që kërkojnë të bëhen pjesë integrale e BE-së, ku liria e shprehjes së nështetësisë dhe përkatësisë fetare është një nga të drejtat themelore të mbrojtura me ligj.
Duhet të dimë se doktrina e Kishës Orthodhokse dhe vendimet sinodike të saj sidomos në Sinodin Panorthodhkos në Kostandinopojë i vitit 1872, ku Patriarkana Ekumenike e nxitur prej veprimeve nacionaliste edhe brenda Kishës, e dënoi si herezi Ethno Filetizmin (racizmin), dhe ndarjen e Kishës sipas kombit dhe për nacionalizmin, etnofilitizmi, janë përcaktuese kanone ku i dënon si herezi këto fenomene të shfaqura sidomos në ballkan në shekullin XIX.
Me këto vendime kanonike Kisha Orthodhokse kërkon të parandalojë çdo ndikim të nacionalizmit dhe etnofilitizmit në aspektin fetar në institucionin kishtar kudo dhe nga kushdo që të rishfaqet.
Kisha Katholike Apostolike Orthodhokse në natyrën e saj katholike që përfshin të gjitha kombet brenda saj si trupi i Krishtit nuk është diskriminuese ashtu si nxit nacionalizmi, filitizmi dhe racizmi, por është gjithëpërfshirëse.
Po ashtu ekzistenca e mbiemrit përcaktues siç duan nacionalistët fetarë edhe sot p.sh. ta quajnë Kishen Orthodhokse; “kishë shqiptare”, e pamundëson kanonikisht ekzistencën e një kishe katholike autoqefale brenda një territori, sepse kështu ajo kthehet në një kishë nacionaliste që përjashton pjesëmarrjen në të besimtarëve të çdo përkatësie tjetër etnike brenda saj, krejt ndryshe nga urdhri që i dha Zotit apostujve që themeluan Kishën Apostolike: “Shkoni pra edhe bëni dishepujt nga të gjitha kombet duke i pagëzuar në emër të Atit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë” (Mat.28,19).
Prandaj një kishë e tillë nacionaliste nuk dhe nuk duhet të ekzistojë si kishë orthodhokse, por ajo është një çerdhe horrash dhe sharlatanësh që flamurin e kombit dhe emrin shqiptarë e mbajnë për të mbuluar turpet, mëkatet dhe marrëzitë e tyre të yshtura nga djalli.
Prandaj e theksojmë se përkatësia fetare orthodhokse nuk mund të ngatërrohet si përkatësi kombëtare dhe kush e nxit këtë, klerik apo laik, është mashtrues i mashtruar dhe do dënohet si heretik nga Zoti dhe Kisha.
Pavarësisht se për Kishën Orthodhokse statistikat e censusit nuk përcaktojnë asgjë për qëllimin e saj sotirologjik në Krishtin, sepse Kisha nuk interesohet për numra, por për persona dhe sa për numrin e besimtarëve të saj ajo ka statistika të rregullta në regjistrat kishtarë të çdo enorie.
Ajo që duhet të dimë dhe është më e rëndësishmja për ne si besimtarë orthodhoksë për censusin është se pyetësori i censusit për përkatësinë fetare është një test për besimin tonë në Krishtin.
Mos të çuditemi për këtë!
Askush nga ata që ndihen besimtarë orthodhoksë nga tradita apo zgjedhja personale kur pyetet nga dikush, individ, apo autoritet nëse: "beson apo jo në Zotin Jisu Krisht" ose: "je i krishter apo jo", nuk mund të thotë se kjo është punë për mua dhe nuk ka nevojë ta dinë të tjerët ose shteti.
Pavarësisht se besimi është personal së brendshmi ai duhet të dëshmohet edhe së jashtmi, aq më tepër kur na kërkohet, si p.sh. në këtë pyetësor, dhe kur vetë Kisha na nxit të deklarohemi ashtu si jemi, të krishterë orthodhoksë.
Duhet të dimë se ashtu si shteti ndëshkon me masë administrative ata që nuk deklarojnë me vërtetësi për gjendjen shoqërore, pasurinë etj. sipas pyetësorit, sa më tepër Zoti që bën gjyqin e drejtë dhe na shpërblen ose na penalizon kur e pohojmë ose e mohojmë atë përpara njerëzve.
E tha vetë Zoti Jisu Krisht: “Kushdo, pra, që të më pohojë përpara njerëzve, edhe unë do ta pohojë atë përpara Atit tim që është në qiejt. Por këdo që do të më mohoj përpara njerëzve, do ta mohoj edhe unë përpara Atit tim që është në qiell” (Mate.10,32-33).
Pohimi ose mohimi përpara anketuesit për përkatësinë fetare duhet parë si pohim apo mohim i besimit në Krishtin.
Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe sepse ajo që deklarohet këtu në tokë është e regjistruar atje në qiejt dhe do jetë kriteri se si do të gjykohemi në gjyqin e Perëndisë me anën e Zotit Jisu Krisht (Joani 5-22).
Le të kemi parasysh shenjtorët të cilët nuk kishin turp as frikë të pohonin se ishin të krishterë përpara njerëzve, autoriteteve edhe kur kjo kishte një kosto shumë të rëndë, deri në martirizim të frikshëm.
Ja një shembull nga martirët: “Arrestuan dikur një të krishterë, se ishe duke folur për Zotin, dhe i prenë gjuhën. Atëherë ai merr me gisht gjak nga gjuha e tij e gjakosur dhe shkruan në mur “Besoj në Krishtin” (Jam i krishterë). Kështu edhe ne duhet ta pohojmë besimin kur na kërkohet, të mos bëhemi kripto të krishterë (të krishter të fshehur), aq më shumë kur kjo nuk na kushton asgjë, vetëm një pohim dhe një regjistrim elektronik.
Sipas apostull Pavlit deklarimi i besimit është kriter shpëtimi: “Po ç'thotë, pra?" ''Fjala është pranë teje, në gojën tënde dhe në zemrën tënde''. Kjo është fjala e besimit, që ne predikojmë; sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh. Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim, sepse Shkrimi thotë: ''Kushdo që beson në të, nuk do të turpërohet” (Roma.10,9-11).
Ky është edhe mësimi i shenjtorëve në çdo kohë:
“Të krishteri që i vjen turp të pohoj në jetën e tij Krishtin me vepra dhe me fjalë, në të vërtetë nuk ka besuar. Nuk është i denjë të përmendi Emrin e Tij. Është njeri që sillet dhe bazohet në llogaritë e kësaj bote. Kush nuk ka guxim të mbroj besimin e tij, i përket kategorisë së atyre për të cilët thotë Krishti në Ungjill: “Sepse cilido që t’i vijë turp për mua dhe për fjalët e mia në këtë brez kurorëshkelës e mëkatar, edhe Birit të njeriut do t’i vijë turp për atë, kur të vijë në lavdinë e Atit të tij bashkë me engjëjt e shenjtë” (Mk.8:38). Dhe Krishti kur thoshte këto fjalë patjetër që nuk tallej!
(Oshënar Starec Varsanufios i Optinës)
Prandaj të dashur të krishterë orthodhoksë le ta shikojmë këtë census si mundësi për pohimin e besimit tonë shekullor për lavdinë e Zotit, për nderin e etërve që e ruajtën dhe na e transmetuan dhe për nderin dhe shpëtimin tonë si të krishterë orthodhoksë sot, sepse: “Pohimi i besimit është arritje e madhe dhe do duhet të kemi përherë guximin e shenjtë të pohojmë pa pasur frikë nga askush. Vetëm Zotin të kemi frikë, tek i Cili do japim llogari për besimin tonë. Amin. (At Efremi i Arizonës, 2019 †)
Sulmi terrorist serb në afërsi të Zveçanit dhe qëndrimi i ...
Çdo “justifikim” për çdo humbje dhe për çdo rezultat, ...
Kukësi shënoi fundin e një pritshmërie sociale e cila ...
Besnik Mustafaj i bëri vetes sot një dhuratë të veçantë në...
Gazetari i oborrit të Edi Ramës, Denis Dyrnjaja ka reaguar...
Saliu po ndihet i trembur, por nuk po bën asgjë që të treg...
Pranimi i fajit përpara një gjykate në Uashington, nga...
Kurrë më parë ndonjëri nga shkrimet e mia të shumta nu...
Dymbëdhjetë vite pas procesit të fundit, Shqipëria po ...
U bënë tash sa vite që vijon të qarkullojë, duke u përhapu...
Janë në hidhërim patologjik sot në Shqipëri të paguari...
Konflikti i fundit mes Tiranës dhe Athinës ka ngritur ...
Sot filloi Censusi i radhës, i popullisë dhe banesave....
E diela e temperaturave të larta të shtatorit ka sjell...
Në Lezhë pronari i fermës "Mrizi i Zanave" deklaroi publik...
I. Ky qytetërimi i sotëm është filozofi, letërsi, art ...
Kur motra më tha që Ladi, shoku im i vegjëlisë, nuk qe...
Nuk do të flas për Emri Vatën si autoritet politik. As...
Në mesjavë publikova një sondazh në "Report TV" për çështj...
“Superoperacioni” i policisë që ka prangosur deri më tani ...
Festat e fundvitit sjellin gëzim tek të gjithë nëpërmjet u...
Dosja e kredisë së Pëllumb Memës me ra rastësisht në dorë....
Emisioni "Fiks Fare" solli një skandal me një qendër ku st...
Kompania "Wizz Air" nuk ndalet me skandalet. Dhjetëra qyte...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë për biznesmenin Fi...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Fier - Berat) ...
Autoritetet gjermane dhe spanjolle kanë bërë të mundur...
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar pushimin e çështjes penale...
Urrejtja femër - mashkull i ka rrënjët thellë në fëmijëri ...
Këtë të hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativis...
Të kesh një punë që të pëlqen jo vetëm që mund ta bëjë më ...
Martesa e nxituar është shkaku që Anila ka sjellë djalin e...
Zhafirah Zahrim Febrina ishte një nga alpinistët që mbeti ...
Kryeministri izraelit Netanjahu mbetet i akuzuar për korru...
Drejtuesit e partive politike në Maqedoninë e Veriut ranë ...
Mediat iraniane raportojnë se guvernatori i qytetit qe...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Oferta monetare në lekë po shënon aktualisht rritjen m...
Sot më 4 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë ...
Sot më 3 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë ...
Sot më 2 Dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92.9...