Ngjarjet e fundit në Leposaviç, ku njësi komandosh serbe, të planifikuara, organizuara, pajisura dhe të drejtuara nga struktura shtetërore të Serbisë, ndërmorën sulm të armatosur me armë zjarri në territorin sovran të shtetit të Kosovës, shtrojnë, krahas të tjerash, domosdoshmërinë urgjente të unifikimit të politikave të bashkimit kombëtar shqiptar.
Bashkimi kombëtar, buruar nga e drejta historike e kombit shqiptar, i shprehur natyrshëm në aktin e Pavarësisë dhe në Statutin Themeltar të Mbretërisë Shqiptare, u sanksionua edhe në Kushtetutën e vendit të vitit 1998. Në përmbushje të kësaj aspirate, në qershor të vitit 1998 i gjithë spektri politik shqiptar, pavarësisht nga dallimet politike partiake, u deklarua publikisht dhe unanimisht nën moton: “Një komb - një qëndrim”. Koha sot po tregon se kjo aspiratë kombëtare dhe kushtetuese, po bëhet gjithnjë e më urgjente.
Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe konfirmimit juridik në pajtim me Ligjin Ndërkombëtar të kësaj pavarësie nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të Ligjit Ndërkombëtar, në vitin 2010, Serbia guxon të organizojë, armatosë, pajisë dhe drejtojë përmes strukturave shtetërore të saj, një agresion të armatosur kundër Kosovës. Sikurse vlerësohet nga burime të sigurta diplomatike, qëllimi i këtij agresioni ka qenë i qartë: “një plan i koordinuar dhe i sofistikuar për të destabilizuar sigurinë në rajon”, për të hapur një front të dytë lufte në Europë, krahas atij në Ukrainë.
Nuk është sekret që, në këtë kuadër, Serbia, krahas strukturave të posaçme shtetërore, ka alokuar buxhet pa asnjë kufizim dhe ka siguruar armatime, pajisje dhe logjistikë për veprime luftarake afatgjata.
Angazhimi i kishave dhe manastireve që Serbia ka mbjellur në Kosovë, të pretenduara si pasuri kulturore fetare, për të depozituar armë e municione, për të strehuar aty njësi terroriste dhe për t’i përdorur ato si bunkerë lufte, plotëson gjithë kuadrin e planit ushtarak operacional serb.
Zia kombëtare e shpallur nga shteti serb për terroristët, ishte nënshkrimi dhe vula përfundimtare se sulmi i njësisë terroriste në Leposaviç ka për autor Serbinë shtetërore, pra, një shtet që sponzorizon dhe heroizon terrorizmin.
29 vjet më parë (10 prill 1994), një grup terrorist paramilitar grek, kreu masakër në territorin sovran shqiptar, madje brenda gazermës së repartit ushtarak shqiptar, duke vrarë dy ushtarakë shqiptarë. Shteti fqinj, as nuk i identifikoi dhe as i dënoi kurrë pjesmarrësit në atë krim.
Qartazi, dy shtetet fqinjë, kanë themeluar politika të përhershme në funksion të pakicave të tyre simbolike në shtete të tjera dhe i zbatojnë këto politika deri edhe me përdorim forcash në operacione terroriste.
Shqipëria, jo thjesht për reciprocitet, por për detyrim kombëtar, i kërkohet të ketë politika të unifikuara me shtetin e Kosovës, e ashtu edhe me të gjithë faktorët shqiptarë komponentë shtetformues të njohur ndërkombëtarisht si të tillë në shtete të tjera, sigurisht mbi bazat e të drejtës ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut.
Është e natyrshme që Shqipëria duhet të mbajë qëndrim ndaj realiteteve, sikurse u mbajt ndaj deklaratës së Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, në lidhje me Dialogun Kosovë-Serbi të datës 19 shtator 2023.
Ajo që kërkohet, është që, politikat mbarëshqiptare duhen unifikuar jo vetëm pas realiteteve, por sidomos përpara realiteteve. Ky unifikim, është kthyer sot në një domosdoshmëri urgjente kombëtare.
Kushdo që e ka dëgjuar dy ditët e fundit Edi Ramën ka ...
Kosova hyri me sukses në një luftë që e fitoi në datën...
Edvin Rama, më shumë ishte si vizitë private apo edhe si v...
Nga Miron Çako, përgjegjës i Zyrës së Katekizmit të Kryepe...
Sulmi terrorist serb në afërsi të Zveçanit dhe qëndrimi i ...
Çdo “justifikim” për çdo humbje dhe për çdo rezultat, ...
Kukësi shënoi fundin e një pritshmërie sociale e cila ...
Besnik Mustafaj i bëri vetes sot një dhuratë të veçantë në...
Gazetari i oborrit të Edi Ramës, Denis Dyrnjaja ka reaguar...
Saliu po ndihet i trembur, por nuk po bën asgjë që të treg...
Pranimi i fajit përpara një gjykate në Uashington, nga...
Kurrë më parë ndonjëri nga shkrimet e mia të shumta nu...
Dymbëdhjetë vite pas procesit të fundit, Shqipëria po ...
U bënë tash sa vite që vijon të qarkullojë, duke u përhapu...
Janë në hidhërim patologjik sot në Shqipëri të paguari...
Konflikti i fundit mes Tiranës dhe Athinës ka ngritur ...
Sot filloi Censusi i radhës, i popullisë dhe banesave....
E diela e temperaturave të larta të shtatorit ka sjell...
Në Lezhë pronari i fermës "Mrizi i Zanave" deklaroi publik...
I. Ky qytetërimi i sotëm është filozofi, letërsi, art ...
Lidhur me pesticidet e ndaluara në vendet e BE-së, por...
Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, i cili njihet si manjat ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u vra në një atentat ...
Marjan Marku alias Martin Bardhi u ekzekutua mën...
Xhevair Ibraj, mekaniku shqiptar që u kap në Irlandë me dr...
Radhë të gjata me automjete janë krijuar në pikën kufi...
Shumë gjendje, autoimune apo sëmundje dërgojnë shenjat e t...
Nëna insistonte me djalin e saj 4 vjeç që të kërkonte të f...
Tani, kur teknologjia është duke ndryshuar qasjen ndaj...
Ditën e sotme do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshj...
Ekspertë të pavarur të Këshillit të Evropës thonë se legji...
Ish-gruaja e vrasësit serial francez Michel Fourniret ...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen në...
Ushtria e Izraelit tha të mërkurën mbrëma se Hamasi – grup...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...
Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gja...
Sot më 29 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...
Prej dekadash Ballkani është një Rajon që ka vuajtur nga l...