Kur e gjen veten te testamenti i Rrapush Xhaferrit!
Të flasësh për forcim të lekut dhe dobësim të euros, m...

Majko ishte djersitur gjithë natën. Rrobat i pikonin çurg. Vetëm në të zbardhur iu qas një gjumë si kllapi. Nuk e mori vesh tamam sa fjeti po u zgjua me gojën e tharë shkrumb. Piu me nxitim një gotë ujë, por i ngjau sikur i bënte puf-puf në gojë. Mbante mend vetëm një ëndërr, e cila shoqërohej me një padurim për ta rrëfyer.
Mimi di Puçini, e cila i di mirë punët e robit e Zotit nuk kishte ardhur ende! Kujt t’thoshte? Etildës? E sikur ajo të trembej e t’i thyhej zemra nga ndodhia?! Taos? Kushedi se si e merr dhe ia çon Babos si të vërtetë?! Etjeni kishte fytyrën e atij që për të kallëzuar Krishtin merrte 5 herë më lirë se Juda! U vreros. Por gjithçka e ka një fund edhe marazi. Pa nga larg Elisen së cilës i ka dalë nami që di të lexojë ëndrrat. Ia bëri me shenjë dhe ajo u afrua. Fati i ka bërë bashkë si dy kalorësit e veriut në sytë e Babos e kësisoj besimi i ndërsjellët u është rritur. Ajo pasi e pa ashtu të mufatur e të vrarë në fytyrë e pyeti çe ke këtë çehre si brazdë?
Lëre-lëre tha kam parë një ëndërr që më ka prishur terezinë. Pa hë? Ç’të them! Sikur isha në malet e Kukësit dola për gjah me çifte! Merrja të shtija sa kalonte një thëllëze kur fap me thyhej çiftja në mes dhe pas çdo kaçube me dilte Damua që me nxirrte gjuhën e zgërdhihej si lanet.
Mos ia trego njeriu i tha ajo, thyerja e çiftes nuk është ogur i mirë, tregon pasiguri dhe mos përcaktim objektivash. Mërzia e stolisi dhe më ish-Kryeministrin i cili u bë edhe më i mermertë.
Margeriti dukshëm më e relaksuar e gjumëpetal mendonte që nëse do ta namesh dikë i thua të lëshofsha Inën në shpinë e kryen punë. Ina i vërtitej Evis Kushit e po i shkaktonte mornica për çështjen e Qendrës Albanologjike e cila po i shkon si pajë Gjinos.
Kosta dhe nuri ishin e njëjta gjë. Lindita ishte kthyer dhe bashkë me të qetësia që si shkëlqim binte mbi kostumin e kollaren e re. Koha e pasigurisë dhe jetimllëkut kishte marrë fund edhe pse seanca ishte nën hyqmin e Ermos.
Habia më e madhe që kishte zbritur në sallën e Kuvendit ishte trimëria e Lulit dhe ndjekësve të tij mbi deputetet që ende janë nën hijen e Vulës. Luli dhe forca, Luli dhe trimëria çfarë binomesh që dridhin fëmijën në bark të nënës. Ndaj Tao që kur e takoi atë natë dimri sikur nuk është më i njëjti dhe ul zërin kur shqipton emrin e tij.
Ky Salianji që dreqi e merr vesh çka këto kohe fryn e shfryn ndaj kujtdo që i zë rrugën. E pritën gazetarët në shkallë e ai si namuzqar i priti dhe dukej sikur po rrihte Lulin faqet e të cilit si shollë këpucë as skuqeshin as zverdheshin.
Kryezëvendës lideri dukej i dhembshur e zëmër hapur me të lënduarit të cilëve u tha nga sot e tutje më kini mua e nuk guxon kush t’ju shohë shtrembër. Pa dy të gërvishtur Gaz Bardhin e Dash Sulen ndaj thirri Banën me mjete sanitare që t’u vinte pak fasha melhem e jod. Mond Spaho me Tritanin kishin sjellë edhe një barrelë po të lipsej.
Gazi i tha, mjeko Dashin se mua më është tharë e kam nga hera tjetër, nga beteja me Belën se ajo shejtane ka dorë të rënde dhe unë isha vetëm teksa ajo përfitonte nga lartësia e podiumit për të më gjuajtur. Nejse, tha Muli, ja ku e keni numrin tim për çdo gjë. Jorida ngjante si ana e majtë e Rozafës krejt e murosur. Luli erdhi pasi sqaroi pozicionin as i egër e as i butë, por i vendosur siç i ka hije. Nuk e ngjatëtoi askush, pos Taos me bisht të syrit. Xhelal Mziut pasi i hoqën Kamzën nga dora që hajër mos pafshin më me sy çdo gjë i duket e vogël dhe buzëqeshte pa makthe. Ulsiu këndonte nën zë ketë vjershë “Bora dhe Edona kapur dorë për dore/ Lum për ne të gjithë se janë shembullore/ veshur me të bardha gjithmonë tek vendi/ Ah sa i çmon Babua po kaq Kuvendi! Qerrata i madh Ulsiu.
Po Krifca tagjinë që ka vënë për dimër do ta shohë ta hanë dhitë e delet e saj? Çuçi ka mall për kohën kur dëgjonte zënë e bilbilit dhe aromën e tërfilit. Po këto janë punë të Babos! Nami sapo ndodhi Sajme Koreshi dhe Dash Sula i treguan munxët Lulit! Të kesh turp i thane që na ngrite pusi o faqezi!! Luli u kreshpërua, u hepua, u hakërrua, t’ju vijë rënde, ju kisha si evlatër, ju kisha xhan e me bëtë haram! Shikonte nga Gazi dhe kohën e shkuar kujtonte! Ai me kokën ulur diç mejtonte dhe nën zë paramilitar rënkonte. Pas këtij gazepi e sikleti ikën në një sallë për t’u sqaruar Luli e Agalliu Sajme e Dash sojliu. Ç’kohë solemne po jetojmë!
Të flasësh për forcim të lekut dhe dobësim të euros, m...
Për të kuptuar si janë punët në një vend, mund të shohësh ...
Sa herë vjen perëndimi i diellit në Savannah të Georgi...
Çdo gjë sot e ka një shpjegim. Edhe forcimi i pandalsh...
Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës dhe ta njohë si...
Të gjithë ata tek të cilët ka interes i quan "miku im...
Tensionet e fundit në Veriun e Kosovës, në mënyrën më ...
Vizita e fshehtë e Vlora Hysenit në Beograd, kërcënim për ...
Rama na paska falënderuar Elbasanin në turin e tij që e qu...
Edi Rama ishte ndër të paktët liderë perendimorë që i ...
Në një shkrim të botuar dje në Lapsi.al, Blendi Kajsiu...
Për dashurinë njeriu nis e flet që sa mbush 5 vjeç e d...
Nga Kastriot Frashëri, studiues, Avokat 93 vjet nga ...
Nëse SHBA dhe BE tërhiqen, Albin Kurti s’e mbron dot sovra...
Sot Henry Kissinger mbush 100 vjeç. Rrugëtimi i tij është ...
Çfarë po bëhet me pensionet e emigrantëve shqiptarë...
Sali Berisha dha sot një deklaratë, e cila përbën sipas gj...
Sali Berisha e nisi rrugëtimin e tij me një shkrim me ...
Ka një kundërshtim jo racional mbi vendimin që deputetët d...
Dy ditë më parë, në datë 21 maj 2023, presidenti i Rep...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...