Po sikur të silleshim me politikanët ashtu si me lojëtarët e Kombëtares?
Meritokraci, përgjegjshmëri, gjykim i drejtë, transpar...

26 shtator 2022, në "Euronews Albania", diskutohet a ka vjedhje votash dhe përgjegjësi elektorale në Shqipëri?
Le të themi se ka.... le të themi se nuk ka... le të themi se është çështje fati....
Jo.... në këtë ditë të çerek shekullit të XXI, nuk mund të diskutojmë se ka apo nuk ka përgjegjësi, abuzim apo nuk është fati, nuk mund të pranojmë se zgjedhjet në Shqipëri janë masakër se vidhen, janë mëkat se vidhen apo se janë të humbura se s’duhet të jenë të fituara nga i padëshirueshmi.
Në Shqipëri, zgjedhjet fitohen nga fituesi, sipas numërimit të votave dhe, qoftë apo jo i duhuri, i zgjedhuri apo i përzgjedhuri, zgjedhjet në Shqipëri fitohen nga ai-ata që numërojnë më shumë vota.
Në qoftë se votat janë vjedhur, votat janë gënjyer, apo votat janë numëruar ndryshe, a duhet të besojmë vetëm kaq.
A është e drejtë që, kur vota ime, e jotja, është numëruar ndryshe nga sa është hedhur si domate e prishur, të kërkohet ende llogari dhe, të propagandohet se ky popull blihet, përdoret dhe abuzohet?
Cili është ky zotëria, Adriatik Lapaj, i cili ka jo vetëm shpjegim për çdo fatkeqësi shiptare, por, edhe çdo zgjidhje për secilën fatkeqësi shiptare, që na del e na shan para mbrapa, majtas djathtas, lart e poshtë apo anapulla?
Pse ky zotëria nuk del kaq pushtetshëm e të marrë në dorë frerët e t’i gjejë zgjidhje, ashtu si bën në çdo dalje, për fatet e të gjithë neve e të na japë lumturinë që secili prej nesh e kërkon dhe e mirëpret me ëndje?
Pse ky zoti Andi që i kundërvihet me vetëmohim të gjithë kaheve dhe qasjeve, nuk del e të marrë në dorë gjithë ç’mund të jetë e marrshme e të na nxjerrë në “selamet”?
Pse askush nuk pranon dhe nuk vetëmohohet për të na nxjerrë në selamet?
Një djalë i ri, aspirant për drejtues dhe kryengritës ashtu si vetëpromovohet, zoti Këlliçi, pse ende vazhdon dhe pranon gabimet me bashkautorësi dhe nuk na jep një zgjidhje përfundimtare?
A është vërtetë shpresë e ardhmja e Shqipërisë?
A është vërtetë e vetmja shpresë Partia Demokratike e Shqipërisë?
Cila është kjo e ardhme e mundshme sipas Këlliçit dhe Bushatit?
Cila është kjo e ardhme si barrë e Llapit?
Janë thjeshtë dhe vetëm një e ardhme e ndarë në dysh mes dështimit dhe utopisë.
Partia Demokratike para së gjithash duhet të përgjigjet për pagjërgjeshmërinë e të ashtuquajturës, vjedhje të votave, duhet të përgjigjet dhe të vetëndëshkohet për papërgjegjshmërinë e mungesës së të kundërtës, së keqes, të qeverisjes hajdute, abuzuese, vjedhëse etj...

Duhet që ky zoti Llapaj të dalë me një formulë zgjidhëse, por, edhe me një mbështetje popullore elektorale për të konkretizuar ideologjitë propagandistike, që rrëzojnë çdo reformë dhe formulë të qeverisë aktuale.
Për të zgjidhur të gjitha këto, nuk duhet t’i besojmë zotit Këlliçi, dhe më tej ende, t’i pranojmë çdo apologji për atë që ka ndodhur dhe ka kaluar tashmë.
Historia është e pamëshirshme sepse ndëshkon gabimet që shenjohen në të, kujtesa është e hidhur dhe helmatisëse, sepse e para që shfaq janë zhgënjimet...
Pra, ne duhet ende të besojmë apologjitë për të kaluarën?
A duhet të mirëpresim çdo apologji të ish-presidentit, ish-kryeministrit, secilit protestues, apo më ndyrshëm, më shumë, të çdo ish-të pushtetshmi shqiptar për hir të parimit/parimeve të pashkelshme?
Jo, ne duhet të ndryshojmë si bashkësi, komunitet apo edhe tribu qoftë.
Ne nuk duhet të rendim pas teorive të “allasoj”, analistëve që propagandojnë kaos social dhe politik.
Ne nuk duhet të pranojmë, madje duhet të poshtërojmë çdo apologji social-politike të ofruar nga protagonistët apo episodikët dhe të kërkojmë llogari në ekzekutiv.
Kjo arrihet vetëm nëpërmjet sindikalizmit dhe jo me anë të zërave që më shumë se zgjidhje kërkojnë protagonizmin e pashpresë, jo nëpërmjet nihilizmit dhe antikonformizmit dhe mohimit të realizmit, por duke ngritur zërin për atë heshtjen shurdhuese që na merr frymën.
Dhe, për këtë, si i vetmi rinor i panelit që më ngacmoi të reagoj, zoti Këlliçi, duhet të jetë i pari që të pranojë se, e keqja e Shqipërisë, ka nisur që para 30 vitesh me ish-presidentin ish-komunist të kohës, me ish-kryeministrin adoleshent të kohës, me kryeministrin aventurier aktual të Shqipërisë dhe, të marrë guximin e t’i mohojë e t’u kundërvihet këtyre dukurive e të pavarësohet me idealizmin patriotik, por jo të bëjë të shtirurin deri më tashmë.
Por, me atë revolucionarin Europian, për të cilin të gjithë jemi të gatshëm të mbështetemi.
T’i harrojmë meritat e shtirura dhe të blera në 30 vite dhe të mbështetemi e të forcojmë 30 herë më shumë parimet dhe vlerat e vërteta përparuese demokratike./CNA.al
Meritokraci, përgjegjshmëri, gjykim i drejtë, transpar...
Ato, ato të shoqërisë civile etj., etj., që çirren për...
Hetimet e thelluara të SPAK, me ndihmën edhe të ekspe...
Gjatë kësaj jave do ta dëgjoni shpesh fjalën që fillon...
Shtresa gjithnjë e më të mëdha të popullsisë jet...
Këtë javë mbushen 7 muaj nga fillimi i luftës në Ukrainë. ...
Është batutë e filmit “Dueli i Heshtur”. Kam kaq muaj...
Gykata Administative në Tiranë nuk habiti askënd sot k...
Disa ditë më parë, zonja ambasadore e SHBA-ve në Tiran...
Për të hyrë në QSUT, në Spitalin e Traumës, në Senator...
Për të distën herë, policia që nuk duam, në mungesë të gji...
Marrëveshja e nënshkruar midis Serbisë dhe Rusisë në fushë...
Mjekët janë para së gjithash qenie njerëzore. Ka një s...
Të gjithë i kemi sytë tek ai dhe ai, po sëmurë mbeti. ...
Ndërsa shikojmë lotët në sytë e vajzave të kolegjit të...
Pyetni një punonjës afër daljes në pension se çfarë me...
Viti 2020, një togë policore mësynte këtu-aty për gjoj...
Një kërkim i thjeshtë në google me dy fjalë: “mjek arr...
Edi Rama ka humbur sot një mundësi për të predikuar se...
I gjithë zelli i maxhorancës për t'u shfaqur si një forcë ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...