Ku janë gratë shqiptare?!
Ato, ato të shoqërisë civile etj., etj., që çirren për...

Meritokraci, përgjegjshmëri, gjykim i drejtë, transparencë, konkurrencë e lirë, rezultate, kontrata, media e lirë dhe profesionale - këto fjalë janë të lidhura me demokracinë, por sot i shkojnë më shumë futbollit.
Meritokraci. Çdo njeri në vendin e vet me meritë dhe jo për shkak të njohjes apo se babai është milioner apo me ndikim.
Përgjegjshmëri: puna jote matet me rezultatet dhe jo me premtime dhe justifikime.
Transparencë veprimet e tua janë në sy të të gjithëve!
Gjykimi është i drejtë dhe profesional.
Rezultatet: janë të dukshme, të prekshme dhe të matshme për të gjithë!
Kontrata: vendi i punës është i sigurtë sa kohë që plotëson detyrimet. Në rast se kontrata prishet para kohë ka penalitete financiare.
Po sikur të funksiononte edhe demokracia si futbolli?
Ashtu si në futboll ku nuk ka fitues të përhershëm edhe në demokraci nuk fitues të përhershëm. Ashtu si në futboll ku publiku gjykon lojtarët, trajnerët dhe gjyqtarët, ashtu edhe në demokraci publiku gjykon, ministrat, zyrtarët kryeministrin dhe gjykatat.
Ashtu si në futboll ku raportimi mediatik është i saktë. Një ndeshje që del 1-1 raportohet 1-1 nga të gjithë gazetarët dhe komentatorët. Ideale do të ishte që media të ishte po kaq e saktë në raportimin që i bën qeverisë dhe opozitës.
Ashtu si në futboll ku trajnerët, kapitani dhe lojtarët mbajnë përgjegjësi direkte për rezultatet edhe në një demokraci ideale kryeministri mban përgjegjësi direkte për rezultatet.
Ashtu si në futboll që ka transparencë për milionat në merkato edhe në një qeverisje ideale publiku dhe media di çdo qindarkë që shpenzohet dhe merret borxh.
Ashtu si në futboll kur gjyqtari gabon, është sistemi VAR edhe në një demokraci ideale gabimet e qeverisë dhe kujtdo i korrigjon gjykata!
Ashtu si në futboll kur ndodh një gafë/skandal, veprimi i parë është kërkimi i ndjesës dhe shpesh dorëheqja, edhe në një demokraci ideale publiku pret kërkimin e ndjesës dhe dorëheqjen. Ashtu si mbrëmë kapiteni Cikalleshi për barazimin me Islandën.
Ashtu si në futboll tifozët nxehen, dalin nga vetja dhe u hakërrohen lojëtarëve të Kombëtares, ashtu edhe në një demokraci ideale njerëzit revoltohen dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë kur nuk ka rezultate, apo kur ka skandale të mëdha.
Lojëtarët mbrëmë me kokën ulur u afruan te tifozët. Të gjithë që folën kërkuan ndjesë. E megjithatë ndaj tyre u hodhën jo vetëm fjalë të padenja, por edhe shishe.
Sot nuk guxon të hapësh portalet dhe "Facebook"-un se ndeshesh vetëm me një kërkesë: dorëheqjen e trajnerit. Imagjino të ishte humbur ndeshja mbrëmë. Do të kërkonim ta varnim.
Sa trajnerë janë shkarkuar nga nisja e sezonit për mungesë rezultatesh në 10 ndeshjet e para?
Sa ministra/zyrtarë janë shkarkuar për mungesë rezultatesh në 10 vitet e fundit?
Sa mirë do të ishte që edhe demokracia t’i ngjante më shumë futbollit.
P.S. Dikush me të drejtë mund të kujtohet për skandalet në futboll, për shitblerjet e ndeshjeve, për faktin se rezultatin disa e marrin vesh para se të nisë loja. Ekzaktësisht kështu ndodh ndonjëherë në demokraci: ndeshja është e shitur.
Ato, ato të shoqërisë civile etj., etj., që çirren për...
Hetimet e thelluara të SPAK, me ndihmën edhe të ekspe...
Gjatë kësaj jave do ta dëgjoni shpesh fjalën që fillon...
Shtresa gjithnjë e më të mëdha të popullsisë jet...
Këtë javë mbushen 7 muaj nga fillimi i luftës në Ukrainë. ...
Është batutë e filmit “Dueli i Heshtur”. Kam kaq muaj...
Gykata Administative në Tiranë nuk habiti askënd sot k...
Disa ditë më parë, zonja ambasadore e SHBA-ve në Tiran...
Për të hyrë në QSUT, në Spitalin e Traumës, në Senator...
Për të distën herë, policia që nuk duam, në mungesë të gji...
Marrëveshja e nënshkruar midis Serbisë dhe Rusisë në fushë...
Mjekët janë para së gjithash qenie njerëzore. Ka një s...
Të gjithë i kemi sytë tek ai dhe ai, po sëmurë mbeti. ...
Ndërsa shikojmë lotët në sytë e vajzave të kolegjit të...
Pyetni një punonjës afër daljes në pension se çfarë me...
Viti 2020, një togë policore mësynte këtu-aty për gjoj...
Një kërkim i thjeshtë në google me dy fjalë: “mjek arr...
Edi Rama ka humbur sot një mundësi për të predikuar se...
I gjithë zelli i maxhorancës për t'u shfaqur si një forcë ...
Nderkohe qe po merremi me hallet tona, po i shtojme vetes ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...