EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Marrëveshja e nënshkruar midis Serbisë dhe Rusisë në fushën e politikës së jashtme, gjatë punimeve të Debatit të Përgjithshëm në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ishte një goditje e
rëndë për politikën perëndimore, në një kohë krize që po thellohet nga dita në ditë me kërcënimet e Putin për të përdorur armët bërthamore në qoftë se interesat e Rusisë e kërkojnë një gjë të tillë. Kjo marrëveshje ishte një goditje ndaj politikës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Biden, që në fjalimin e tij ju bëri thirrje vendeve të botës për tu bashkuar kundër një rreziku eminent që kërkon të shkatërrojë funksionimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në ligj
dhe institucione dhe krijimin e një rendi të bazuar në përdorimin e forcës dhe ndarjen e zonave të influencës midis fuqive të mëdha. Ky veprim i Aleksandër Vucic të Serbisë, një vendi kandidat dhe negociator për tu pranuar në BE, ka tronditur naivët e politikës amerikane, ata që entuziazmohen nga lobistët dhe aktorët që duan të luajnë një rol në Ballkan, pa e ditur se me kë kanë të bëjnë; ka acaruar ligjvënësit europianë dhe raporterët e BE-së që ndjehen të keqpërdorur në vlerësimet e tyre; ka tronditur vasalët dhe argatët politikë të Vuçiç që sillen si prostituta politike në projektet e tij ballkanike, si ndryshimi i kufijve dhe Ballkani i Hapur, për të ruajtur pushtetet e tyre autokratikë.
Të vetmit që nuk u surprizuan nga kjo marrëveshje ishin opinioni publik në Ballkan, opozitat demokratike ballkanike që gjithmonë kanë parashtruar rrezikun që po i vjen Ballkanit nga nacionalizmi i ri serb dhe regjimet kleptokratike dhe autoritare të Ballkanit që bashkëpunojnë me Vuçië për të ashtuquajturën paqe dhe stabilitet ballkanik.
Por fatkeqësisht zërit qytetar dhe kërkesave të opozitës për rivendosjen e rendit demokratik në Ballkan, si bazë e funksionimit të shtetit ligjor, burokratët e perëndimit i janë përgjigjur në heshtje, duke justifikuar status-quo dhe protagonizmin e tyre se duhet përkrahur Serbia, duke harruar se me veprimet e saj Serbia ishte vetëm një satelit i Rusisë dhe i kishte hapur kësaj të fundit dyert e Ballkanit për të shtrirë ambiciet e saj revizioniste.
Në takimin e tij të fundit me ambasadorët e vendeve të akredituara në Moskë, Putini çmoi politikën e jashtme të Serbisë, madje përkrahu dhe politikën e saj të paangazhuar, duke e ditur mirë që politikat e saj të ‘paangazhuara’ ishin kundër BE-së, Perëndimit dhe për krijimin e zonave të reja të influencës në zemër të kontinentit europian.
Projekti Rama-Vuçiç i Ballkanit të Hapur është një projekt anti-europian, që e afron Ballkanin Perëndimor më shumë me influencën ruse. Vetëm mediokrit, naivët dhe ata që pëlqejnë shpjegimet e lobistëve të paguar mund të besojnë se Ballkani i Hapur është një iniciativë komplementare e Procesit të Berlinit dhe Tregut të Përbashkët Rajonal.
Ballkani i Hapur është një iniciativë që i shërben dominimit serb në rajon, i kontrolluar nga Rusia, që kërkon prishjen e kordonit të sigurisë europiane në Ballkan dhe prishjen e perspektivës europianiste të vendeve të rajonit.
Marrëveshja e fundit politike midis Moskës dhe Beogradit zbeh të gjitha pritshmëritë që Vuçiç dhe klika e tij mund të bëhen pjesë e vendeve perëndimore. Perëndimi duhet të heqë dorë sa më
shpejt nga ideja se Vuçiç-Rama janë agjentët e ndryshimit dhe stabilitetit në rajon. Ata u rritën dhe u përkëdhelën si të zgjedhurit e Perëndimit dhe përfunduan si argatët dhe vasalët e autokratëve të Europës, Putin e Erdogan. Qëllimet e tyre mbeten pushtetet e korruptuara dhe jo ambiciet e popujve për t’ju bashkuar Europës.
Ka ardhur koha që Perëndimi të mos humbë kohë me sugjerime dhe propozime se çfarë duhet të bëjmë. Moska ka avancuar në pozicionet e saj në Ballkanin Perëndimor, jo vetëm me projekte por edhe me strukturë qeverisje të modelit putinesk.
Ne duhet t’i bashkohemi Perëndimit në këtë veprim se e ardhmja jonë perëndimore vihet në rrezik. Është populli që duhet të vendosë për fatet e tij.
Mjekët janë para së gjithash qenie njerëzore. Ka një s...
Të gjithë i kemi sytë tek ai dhe ai, po sëmurë mbeti. ...
Ndërsa shikojmë lotët në sytë e vajzave të kolegjit të...
Pyetni një punonjës afër daljes në pension se çfarë me...
Viti 2020, një togë policore mësynte këtu-aty për gjoj...
Një kërkim i thjeshtë në google me dy fjalë: “mjek arr...
Edi Rama ka humbur sot një mundësi për të predikuar se...
I gjithë zelli i maxhorancës për t'u shfaqur si një forcë ...
Nderkohe qe po merremi me hallet tona, po i shtojme vetes ...
Ukrainasit kanë bërë (sërish) atë që askush nuk besonte se...
Sot, opozitat armike u ribashkuan për sulmin e radhës ...
Hakerimi i të dhënave të AKSHI-t është ngjarja më e rë...
Kujtoj, kur shkoja pa gdhirë të zinja rradhë për qumës...
Ai nuk mund të kthehet më pas: Nëse e humb luftën agresore...
Në Verën e vitit 2020 në oborrin e pasëm të Infektivit...
Ukraina do ta përshpejtojë procesin e përfundimit me s...
Festa e transparencës për qytetarin vjen atëherë kur S...
Nën presion dhe nën panik, një prokuror i vetëm, apo n...
Përveçse na zhvasin në përmuajshmëri me paga disa mili...
Kudo që ta çosh telekomandën e televizorit kohët e fun...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...