LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thelbi i luftës së Ukrainës është ndryshimi i regjimit në Rusi

27 Shtator 2022, 08:28, Opinione Tucker Carlson

Thelbi i luftës së Ukrainës është ndryshimi i regjimit

Këtë javë mbushen 7 muaj nga fillimi i luftës në Ukrainë. Ditën që filloi lufta, më 24 shkurt, ishin më se të dukshme dy gjëra. E para, nuk kishte asnjë mënyrë që ushtria ukrainase të arrinte një fitore vendimtare ushtarake ndaj Rusisë. Dhe arsyeja ishte e thjeshtë. Rusia është shumë e madhe, Ukraina shumë e vogël.

Ushtria ruse është shumë herë më e madhe se ajo ukrainase. Për më tepër ajo ka armë bërthamore. Vetë Rusia është vendi me sipërfaqen më të madhe në botë. Ka një ekonomi relativisht të madhe për rajonin ku ndodhet, dhe një popullsi prej 145 milionë banorësh. Ukraina ka një popullsi prej rreth 40 milionë banorësh.

Ajo është vendi më i varfër në Europë. Të ardhurat vjetore për frymë, janë më të ulëta se ato të Shqipërisë. Pra, duke parë të dhënat bazë, ishte menjëherë e qartë se nëse donte të mbetej një vend sovran, dhe natyrisht këtë e donim të gjithë ne në Perëndim, Kievi duhej të arrinte një lloj kompromisi me Moskën.

E dyta, kjo luftë do të ishte shumë shkatërruese. Pasi nuk do të goditej vetëm Ukraina, por e gjithë ekonomia perëndimore, përfshirë ekonominë amerikane. Energjia ruse ushqen Europën. Një recension në Gjermani, ishte e sigurt se do të nxiste një recension edhe këtu në SHBA.

Ndaj sa më gjatë të vazhdojë kjo luftë, aq më të varfër do të jenë të gjithë, me përjashtim ndoshta të Vladimir Putinit. Ne po shkatërrojmë gjëra që janë shumë të vështira për t’u rindërtuar. Edhe kjo ishte shumë e qartë që në ditën e parë të luftës. Por në atë kohë nuk ju lejuan që ta thoni me zë të lartë.

Kushdo që e bënte denoncohej si një spiun i rusëve. Por ishte e vërtetë, dhe ukrainasit me siguri që e kuptuan atë. Sipas një burimi të kontaktuar nga revista “Foreign Policy”, në prill negociatorët nga qeveritë e Rusisë dhe Ukrainës u takuan fshehurazi dhe “dukej se kishin rënë dakord paraprakisht për skicën e një marrëveshjeje të përkohshme të negociuar për t’i dhënë fund luftës”. 

Kushtet e marrëveshjes ishin të thjeshta. Rusia do të tërhiqte trupat e saj nga Ukraina. Ukraina do të premtonte se nuk do të anëtarësohej në NATO. Secila palë do të merrte atë që donte, dhe pakti mund të kishte funksionuar. Por administrata e Xho Bajden e kundërshtoi me vendosmëri këtë zgjidhje.

Thelbi i luftës së Ukrainës është ndryshimi i regjimit

Këshilltarët e tij nuk donin vetëm që rusët të largoheshin nga Ukraina. Ata dëshironin një luftë totale për ndryshimin e regjimit në Moskë, me sa duket për t’u hakmarrë ndaj zgjedhjes së Donald Trump, gjë që sipas tyre kisht ndodhur për shkak të ndërhyrjes së Putin në zgjedhje.

Ndaj ata ishin të gatshëm të luftonin deri në ukrainasin e fundit për ta arritur atë synim. Më 9 prill, Shtëpia e Bardhë dërgoi në Kiev kryeministrin britanik Boris Xhonson. Sipas mediave ukrainase, Xhonson i komunikoi dy mesazhe qeverisë së Zelenskit: "E para që Putin është një kriminel lufte. Se ndaj tij duhet të ushtrohet presion, dhe jo të negociohet. E dyta që nëse Ukraina është gati të nënshkruajë disa marrëveshje për garancitë me Putinin, Perëndimi nuk është dakord”.

Pra, Amerika dhe Britania e Madhe kërkuan luftë totale kundër Rusinë, një luftë për ndryshimin e regjimit në Moskë. Të gjendur midis, ukrainasit nuk kishin zgjidhje tjetër veçse të pranonin. Kështu, ditë më vonë, u prishën negociatat e paqes.

Kjo ngjarje ishte praktikisht e pa raportuar nga mediat atë kohë, por ishte në fakt pika e kthesës në luftën në Ukrainë. Këtë javë, presidenti ukrainas Zelenski dha një intervistë për gazetën e majtë britanike “The Guardian”. Ndër të tjera ai bëri thirrje që Shtetet e Bashkuara të godasin Vladimir Putinin.

Një ditë më vonë Putin tha se paralajmërimi i tij për përdorimin e armëve bërthamore “nuk është një bllof”. Në kundërpërgjigje, qeveria e Ukrainës bëri thirrje për një sulm të menjëhershëm bërthamor ndaj Rusisë, një sulm që pa diskutim do të sillte shkatërrimin e menjëhershëm të Nju Jorkut, Uashingtonit, Los Anxhelosit, me vdekjen e dhjetëra miliona amerikanëve.

Njerëzit e arsyeshëm nuk flasin kurrë në këtë mënyrë. Nëse administrata Bajden do të donte t’i jepte fund luftës dhe të impononte një paqe të negociuar, ky moment është pikërisht tani, para se të vdesin një numër i madh njerëzish. Por ajo nuk ka ndërmend ta bëjë këtë.

Përkundrazi po ec me shpejtësi në drejtimin e kundërt dhe po bën gjithçka që mundet për ta sjellë Perëndimin në pragun e shkatërrimit.

Gjatë fjalimit në OKB, Bajden akuzoi Rusinë, jo Ukrainën, për kërcënime të hapura bërthamore. Ai nuk tha asnjë fjalë për përgjegjësinë e Amerikës. Sepse ne po e financojmë këtë luftë. Ne mund t’i jepnim fund asaj. Por Bajden po zgjedh që të mos e bëjë këtë.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga