Punonjësi humbi jetën/ Karakaçi mesazh ngushëllimi
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka ...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi ka ...
Një tjetër skandal ka përfshirë Bashkinë e Tiranës dhe zyrtarët e saj. Zullumet nuk po i ndahen bashkisë së kryeqytetit. Përmes një investigimi, CNA ka zbuluar një skemë, një trekëndësh që kalon nga Bashkia e Tiranës, një kompani eventesh “Kuadr.com” dhe shkon deri te vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, Arbër Veliaj. Investigimi i CNA-së lidhet me sipërfaqet publike të dhëna me qira për evente në sheshet kryesore të kryeqytetit për vitet 2022, 2023, 2024 e 2025 për kompaninë “Kuadr.com”, e cila administron shumicën e hapësirave për evente të ndryshme, kontratat e reklamave dhe të ardhurat e arkëtuara nga Bashkia e Tiranës. Sipas investigimeve që ka bërë CNA, sipërfaqet e dhëna me qira nga Bashkia e Tiranës për evente, në kontrata janë më të vogla se sipërfaqet e tyre në realitet dhe si rrjedhojë kompanitë paguajnë më pak taksa dhe Bashkia e Tiranës arkëton më pak të ardhura në buxhet për shkak të këtij abuzimi. Ky abuzim do të duhet të ishte konstatuar dhe verifikuar nga zyra e taksave apo Policia Bashkiake, të cilët do të duhet të kishin zbarkuar në terren për të parë nëse kontrata po zbatohet sipas kushteve të vendosura. CNA i është drejtuar me një sërë shkresash Bashkisë së Tiranës, por kjo e fundit vijon me fshehjen e të dhënave dhe informacioneve duke ngritur dyshime se kemi të bëjmë me abuzime të mëdha. Skema shkon përtej "Kuadr.com". Mbërrin deri te vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, Arbër Veliaj, me kompaninë e tij "Gogel" që operon në fushën e reklamave, e cila është në hetim nga SPAK-u. Brenda këtyre sipërfaqeve që merren për zhvillimin e eventeve nga “Kuadr.com”, shfaqen edhe reklamat e kompanisë së Arbër Veliajt. CNA ka siguruar të dhëna se Shoqëria “Kuadr.com” ka qenë vetë kontraktuese direkt me kompanitë reklamuese si ONE, Vodafone apo kompani të tjera. Më pas, këto reklama kalojnë nga Arbër Veliaj dhe jo direkt nga kompania “Kuadr.com”. Midis bashkisë dhe kompanisë që merr sipërfaqet me qira hyn vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj. Skema është e ndërtuar e tillë, ku Bashkia e Tiranës i jep kontratën “Kuadr.com” duke i përcaktuar sipërfaqet minimale që duhet të shfrytëzojë, “Kuadr.com” shfrytëzon sipërfaqe shumë herë më të mëdha sesa shkruhet në kontratë. Më pas këto sipërfaqe disa herë më të mëdha sesa kontrata me Bashkinë e Tiranës, i vihen në dispozicion Arbër Veliajt për të reklamuar klientët që menaxhon. Skema është e qartë, Erion Veliaj jep kontrata për reklamat, “Kuadr.com” merr sipërfaqet më të mëdha seç ia përcakton kontrata, Arbër Veliaj reklamon klientët. Nga kjo skemë krijohet një trekëndësh që kalon nga Erioni tek Arbri me "Kuadr.com" ku përfituesi kryesor është vëllai i kryebashkiakut dhe shoqëria menaxhuese. Për më tepër lexoni investigimin e kryer nga CNA në linqet e mëposhtme./ CNA
5 artikuj për këtë temë.
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt zbulimit të një skandali në Bashkinë e Tiranës.
Prej rreth 6 muajsh, CNA i është drejtuar me një sërë shkresash bashkisë së kryeqytetit ku kërkon informacion për sipërfaqet publike të dhëna për shfrytëzim për evente në sheshet kryesore të Tiranës për vitet 2022, 2023, 2024, 2025, kontratat e reklamave dhe të ardhurat e arkëtuara nga Bashkia e Tiranës.
Prej muajsh, Bashkia e Tiranës refuzon të japë të dhënat që kërkon CNA, duke mashtruar edhe intitucionet se për shkak të një sulmi kibernetik shumica e të dhënave nuk janë të rikuperueshme.
Pra, bashkia ka humbur dokumente zyrtare, një tjetër krim ky.
Burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës i thanë CNA-së se dosjet dhe informacionet që kërkon CNA ndodhen në Bashkinë e Tiranës, pasi ekzistojnë kontratat dhe pagesat e kryera.
Në bashki ekziston çdo dokument në kopje fizike, të sipërfaqeve publike dhe kontratave të reklamave të viteve 2022, 2023, 2024, 2025.
Të njëjtat burime theksuan se këto materiale janë kopjuar dhe po hetohen nga SPAK-u.
CNA i ka shkuar më tej investigimit, për të hedhur dritë mbi abuzimet që janë kryer me kontratat e dhëna nga Bashkia e Tiranës për kompanitë që organizojnë evente të ndryshme në sheshet kryesore të kryeqytetit, të cilat dyshohet se përdorin një sipërfaqe më të madhe sesa e përcakton kontrata nga Bashkia e Tiranës.
CNA zbuloi një nga kompanitë që ka marrë sipërfaqet publike nga Bashkia e Tiranës. Bëhet fjalë për kompaninë ?Kuadr.com?, kompani që merret me evente të mëdha në Shqipëri.
Sipas të dhënave në QKB, kjo kompani ka administrator dhe aksioner Aleksandër Çifligun.
Kjo kompani është krijuar në 2017 dhe në 6 vite ka realizuar 300 projekte, periudhë gjatë së cilës kryetar i Bashkisë së Tiranës ka qenë Erion Veliaj.
Të themi se në sheshin ?Skënderbej?, Bashkia e Tiranës i ka dhënë kompanisë "Kuadr.com" një sipërfaqe prej 5 metrash katrorë reklamë, kjo kompani ka një kontratë me Bashkinë e Tiranës për një sipërfaqe të tillë, por, në fakt, në realitet ndodh e kundërta.
Sipas investigimeve që ka bërë CNA, sipërfaqet e dhëna me qira nga Bashkia e Tiranës në kontrata janë më të vogla se sipërfaqet e tyre në realitet. Me fshehjen e të dhënave dhe informacioneve nga Bashkia e Tiranës pas kërkesave të CNA-së, dyshohet se kemi të bëjmë me abuzime të mëdha.
Për më tepër, ka edhe detaje të tjera që tregojnë se ka një lidhje midis një trekëndëshi që lidh Bashkinë e Tiranës me kompaninë që shfrytëzon sipërfaqet dhe kompaninë reklamuese.
Tentakulat shkojnë përtej "Kuadr.com" dhe mbërrijnë deri te vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, Arbër Veliaj, me kompaninë e tij "Gogel" që operon në fushën e reklamave, e cila është në hetim nga SPAK-u.
Një kompani që u rrit në mënyrë të shpejtë duke xhiruar miliona pas ardhjes së Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës.
Brenda këtyre sipërfaqeve që merren për zhvillimin e eventeve shfaqen edhe reklamat e kompanisë së Arbër Veliajt.
Pra, ?Kuadr.com? i merr nga Bashkia Tiranë dhe në sipërfaqet e reklamave shfaqen klientët e Arbër Veliajt. Vetëm se bashkia mbledh të ardhura shumë herë më të ulëta sesa sipërfaqet ku vendosen këto reklama. Merren 5 m2 me qira, ndërsa faktikisht sipërfaqet e reklamave janë qindra metra katrorë.
CNA ka siguruar të dhëna se Shoqëria ?Kuadr.com? ka qenë vetë kontraktuese direkt me kompanitë reklamuese si ONE, Vodafone apo kompani të tjera.
Më pas, këto reklama kalojnë nga Arbër Veliaj dhe jo direkt nga kompania ?Kuadr.com?, pra midis bashkisë dhe kompanisë që merr sipërfaqet me qira hyn vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj.
Ndërkohë që CNA-së nuk i jepen të dhënat mbi kërkesat prej 6 muajsh, në Bashkinë e Tiranës zullumet nuk ndalen dhe zyrtarët duket se po fshehin një aferë.
Ajo që rezulton nga investigimi i CNA-së është se shumicën e shesheve kryesore në kryeqytet i ka marrë në administrim Shoqëria ?Kuadr.com? për evente të ndryshme.
?Kuadr.com? është lidhur ngushtë me Arbër Veliajn, vëllain e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
?Njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën?. Kemi një skemë, ku Bashkia e Tiranës i jep kontratën ?Kuadr.com? duke i përcaktuar sipërfaqet minimale që duhet të shfrytëzojë, ?Kuadr.com? shfrytëzon sipërfaqe shumë herë më të mëdha sesa shkruhet në kontratë apo paguan si detyrim, si rrjedhojë më pak taksa bashkisë. Më pas këto sipërfaqe disa herë më të mëdha sesa kontratra me Bashkinë e Tiranës, i vihen në dispozicion Arbër Veliajt për të reklamuar klientët që menaxhon.
Skema është e qartë, Erion Veliaj jep kontrata për reklamat, ?Kuadr.com? merr sipërfaqet më të mëdha seç ia përcakton kontrata, Arbër Veliaj reklamon klientët. Nga Erioni tek Arbri me "Kuadr.com" në mes që krijon një trekëndësh ku përfituesi kryesor është vëllai i kryebashkiakut dhe shoqëria menaxhuese.
Buxheti i bashkisë humb dhjetëra miliona lekë nga të ardhurat që duhet të siguronte prej shfrytëzimit të sipërfaqeve të reklamave. Askush nga zyra e taksave apo policia bashkiake që kanë për detyrë të monitorojnë zbatimin e kontratave në terren nuk ka parë asgjë. Dhjetëra zyrtarë të përfshirë në shpërdorim detyre dhe abuzim me taksat e qytetarëve të Tiranës./ CNA
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investigim që në qendër ka Bashkinë e Tiranës, në lidhje me sipërfaqet publike të dhëna me qira kompanive për evente të ndryshme në sheshet kryesore të kryeqytetit, sipërfaqet e përdorura për reklamime, kontratat që ka bërë Bashkia e Tiranës me kompaninë që do të bëjë menaxhimin e aktivitetit si dhe të ardhurat që ka fituar Bashkia e Tiranës nga këto aktivitete.
CNA fillimisht iu drejtua Bashkisë së Tiranës me një kërkesë për informacion, të përcaktuar qartë, ku kërkoheshin të dhëna për sipërfaqet publike të dhëna për shfrytëzim për evente në sheshet kryesore të Tiranës për vitet 2022, 2023, 2024, 2025 dhe sa janë sipërfaqet e reklamave dhe sipërfaqet e dhëna me qira për kompanitë, sipërfaqet e reklamave të vendosura (ledwall-e) si dhe të ardhurat e arkëtuara nga Bashkia e Tiranës.
Nuk morëm asnjë përgjigje për ditë më rradhë. Më pas, me një sërë kërkesash ju drejtuam sërish Bashkisë së Tiranës, duke vënë në dijeni dhe Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe të Dhënave Personale, por Bashkia e Tiranës vijon të fshehë të dhënat duke mos i vënë në dispozicion CNA asnjë informacion as mbi sipërfaqet e reklamave, ledwall-eve dhe as sipërfaqet e dhëna me qira për kompanitë dhe as të ardhurat e arkëtuara nga Bashkia e Tiranës. CNA ka mbledhur, investiguar dhe dyshohet se është bërë një abuzim i madh nga kompanitë dhe Bashkia e Tiranës.
CNA i ka shkuar më tej investigimit, për të hedhur dritë mbi abuzimet dhe fshehjen e të ardhurave nga reklamat në eventet publike që zhvillohen në Tiranë, disa prej të cilave kalojnë nëpërmjet kompanive të Arbër Veliajt.
CNA ka zbuluar kompaninë që ka marrë sipërfaqe publike me qira nga Bashkia e Tiranës për të zhvilluar evente, në të cilat janë vendosur dhe reklama. Bëhet fjalë për kompaninë "Kuadr.com", kompani që merret me evente të mëdha në Shqipëri.
Sipas të dhënave në QKB, CNA ka zbuluar se kjo kompani ka administrator dhe aksioner Aleksandër Çifligun.
Kjo kompani është krijuar në 2017 dhe në 6 vite ka realizuar 300 projekte, periudhë gjatë së cilës kryetar i Bashkisë së Tiranës ka qenë Erion Veliaj.
Po sjellim një shembull të thjeshtë. Të themi se në sheshin “Skënderbej”, Bashkia e Tiranës i ka dhënë kompanisë "Kuadr.com" një sipërfaqe prej 5 metrash katrorë reklamë, kjo kompani ka një kontratë me Bashkinë e Tiranës për një sipërfaqe të tillë, por në fakt në realitet ndodh e kundërta.
Sipas investigimeve që ka bërë CNA, sipërfaqet e dhëna me qira nga Bashkia e Tiranës janë më të vogla në kontrata, se sipërfaqet e tyre në realitet. Me fshehjen e të dhënave dhe informacioneve nga Bashkia e Tiranës pas kërkesave të CNA, dyshohet se kemi të bëjmë me abuzime të mëdha, pasi cila do të ishte arsyeja që Bashkia e Tiranës të mbante të fshehtë disa të dhëna të thjeshta të kërkuara nga CNA?
Për më tepër ka dhe detaje të tjera që tregojnë se ka një lidhje midis një trekëndëshi që lidh Bashkinë e Tiranës me kompaninë që shfrytëzon sipërfaqet dhe kompaninë reklamuese.
Tentakulat shkojnë përtej "Kuadr.com" dhe mbërrijnë deri te vëllai i kryebashkiakut Erion Veliaj, Arbër Veliaj, me kompaninë e tij "Gogel" që operon në fushën e reklamave, e cila është në hetim nga SPAK.
Brenda këtyre sipërfaqeve që merren për zhvillimin e eventeve shfaqen dhe reklamat e kompanisë së Arbër Veliajt. Pra Kuadër.com I merr nga BasHkia Tiranë dhe në sipërfaqet e reklamave shfaqen klientët e Arbër Veliajt. Vetëm se bashkia mbledh të ardhura shumë herë më të ulëta sesa sipërfaqet ku vendosen këto reklama.
CNA ka siguruar të dhëna se Shoqëria Kuadr.com ka qenë vetë kontraktuese direkt me kompanitë reklamuese si ONE, Vodafone apo kompani të tjera.
Më pas këto reklama kalojnë nga Arbër Veliaj dhe jo direKt nga kompania Kuadër.com, pra midis bashkisë dhe kompanisë që merr sipërfaqer me qira hyn vëllai i kryebashkiakut të Tiranës. Siç e theksuam dhe më lart kemi një trekëndësh të cilin CNA do ta sjellë në një tjetër shkrim.
Kjo skemë nxjerr një sërë zyrtarësh të përfshirë, zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, Policia Bashkiake, të cilët duhet të bëjnë verifikime në terren, të verifikojnë se sa po zbatohet kontrata e bërë nga Bashkia e Tiranës me kompaninë që ka marrë me qira sipërfaqet, të cilat dyshohen se në realitet janë shumë më të mëdha se në kontrata.
Nga kjo rrjedh se Bashkia e Tiranës ka marrë më pak të ardhura nga këto kompani, pasi në realitet është shfrytëzuar një hapësirë më e madhe për evente dhe reklama sesa është përcaktuar në kontratë.
Si rrjedhojë, kompania që ka marrë me qira sipërfaqet, të cilat janë shumë herë më të mëdha sesa është përcaktuar në kontratë, ka paguar më pak taksa dhe ka përfituar më shumë për xhepat e saj. Këtë duhet ta verifikonte Policia Bashkiake.
Kompania fituese për eventet që zhvillohen në sheshet kryesore të kryeqytetit është kompania "Kuadr.com", që ka marrë kontrata nga Bashkia e Tiranës dhe shpesh financohet nga Bashkia e Tiranës.
Sipas të dhënave në Open Spending Data, CNA ka zbuluar edhe pagesa të ndryshme që "Kuadr.com" ka marrë nga Bashkia e Tiranës prej vitesh për evente të ndryshme.
Janë disa evente të organizuara nga "Kuadr.com" që Bashkia e Tiranës është sponsor. Kjo kompani fiton të ardhura duke marrë sipërfaqet më të mëdha se në kontratë edhe ato pak taksa që paguan ia kthen nëpërmjet formës së sponsorizimeve.
CNA do të vazhdojë të sjellë të tjera detaje në vijim në lidhje me skemën dhe abuzimet që mund të konsiderohet si një tjetër aferë që thith paratë e taksapaguesve të kryeqytetit që nga pagesat e ulëta deri te shumat e dhëna për evente të ndryshme. /CNA
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vepra Erion Veliaj njihet si një mashtrues kronik.
CNA ka rreshtuar shpesh herë mashtrimet e Veliajt duke i bërë publike, duke nisur që me mashtrimin dhe historinë e trilluar me rrëmbimin e Griseldës së Kavajës ku Veliaj e denoncoi publikisht rastin, duke u dërguar edhe një letër ambasadorëve lidhur me ngjarjen, e cila rezultoi të ishte një ngjarje e trilluar pasi nuk kishte asnjë rrëmbim dhe as shtatzëni.
Duke vijuar më pas me mashtrimin publik që bëhet prej 336 ditësh për prokurorin Ols Dado, i cili sipas kryebashkiakut ka nisur hetimet për hakmarrje personale pasi nuk i ka pranuar një kërkesë për shtesë mbi lejen e ndërtimit, dokument të cilin Veliaj dhe gazetari i familjes së tij Mero Baze prej 336 ditësh nuk e publikojnë, duke mashtruar publikun në lidhje me prokurorin dhe duke mos faktuar akuzat ndaj tij.
Vijon me përgjimet nga burgu i Durrësit, të cilat CNA i ka publikuar duke treguar se si dirigjonte mediat për të zhvilluar një fushatë sulmesh përmes mediave, mashtrimi që në burg e ka futur prokurori anëtar aktiv i PD-së etj dhe të tjera që CNA i ka renditur përmes disa shkrimeve.
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkisë së Tiranës dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe të Dhënave Personale ku kërkohet transparencë mbi sa reklama, banera, LED-wall-e janë vendosur në evente të ndryshme, në sheshin “Skënderbej”, në sheshin “Nënë Tereza”, por edhe për vende të tjera ku janë zhvilluar aktivitete të ndryshme në kryeqytet.
Me kërkesa zyrtare duke iu referuar Kushtetutës dhe ligjit kërkuam sipërfaqet e përdorura për reklamime, kontratat që ka bërë Bashkia e Tiranës me kompaninë që do të bëjë menaxhimin e aktivitetit.
Përveç kontratave apo sipërfaqeve, kërkuam informacion për të dhënat dhe të ardhurat e gjeneruara, pra që ka përfituar Bashkia e Tiranës, të ardhurat që kanë përfituar qytetarët e Tiranës nga zhvillimi i këtyre aktiviteteve, sepse bashkia ka qenë dhe sponsore, por edhe përfituese.
Një tjetër mashtrim po bëhet nga zyrtarë që po fshehin të dhënat për kërkesat që CNA prej muajsh i është drejtuar Bashkisë së Tiranës.
Zyrtarët e Bashkisë së Tiranës po bëjnë një akt kriminal dhe kanë mashtruar një institucion siç është Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës i thanë CNA se dosjet dhe informacionet që kërkon CNA ndodhen në Bashkinë e Tiranës.
Kanë çdo të dhënë në kopje fizike, të sipërfaqeve publike dhe kontratave të reklamave të viteve 2022, 2023, 2024, 2025.
Të njëtat burime theksuan se, këto materiale janë marrë dhe po hetohen nga SPAK. CNA ka patur kërkesa të vazhdueshme ndaj Bashkisë së Tiranës.
Çështja përfundoi në Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ku Bashkia e Tiranës pretendoi se pas një sulmi kibernetik një pjesë e sistemevve dhe shërbimeve u ndërprenë dhe kjo gjë solli komprometimin e një numri të konsiderueshëm pajisjesh kompjuterike të përdoruesve fundorë, ku për pasojë, të dhënat lokale të ruajtura në pajisjet e prekura, të cilat nuk ishin të disponueshme në sistemet qendrore, në kopje rezervë (backup) ose në platforma të tjera institucionale, nuk kanë qenë teknikisht të rikuperueshme pas zëvendësimit të mediave të ruajtjes dhe nuk mund të rikthehen.
Në fakt ky nuk është gjë tjetër veçse një mashtrim i madh publik si mashtrimet e kryetarit të tyre i cili ndodhet pas hekurave në burgun e Durrësit me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.
Sërish kemi kërkuar informacion zyrtar nga Bashkia e Tiranës dhe pas përfundimit të të gjithë hapësirave ligjore deri në nivelin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, CNA do t’i drejtohet gjykatës dhe do të bëjë një kallëzim penal në SPAK për shpërdorim detyre dhe korrupsion të dyshuar, fshehje të të dhënave, e bërë kjo nga disa zyrtarë përfshirë këtu kryetaren e Bashkisë në detyrë Anuela Ristanin, Sekretarin e Përrgjithshëm dhe gjithë zinxhirin që fsheh të dhënat në lidhje me kërkesat e bërë nga CNA.
Një bandë mashtruesish për ne nuk është e gjithë administrata e Bashkisë së Tiranës; nuk hyjnë ata punëtorë të ndershëm zyrtarë të thjeshtë që repsektojnë ligjin.
Banda e mashtruesve ka kryetarin në burg, janë dhe ata zyrtarë të korruptuar që kanë hyrë burgjeve për afera dhe skandale dhe këta zyrtarët e tjerë që fshehin të dhënat dhe të vërtetën që me apo pa dashje bëhen bashkëpunëtorë në krim.
Nuk mundet më që një institucion i mbuluar nga skandalet, aferat dhe korrupsioni, me kryebashkiakun e arrestuar për 13 akuza të rënda penale, me drejtorë në burg dhe zyrtarë nën hetim, të tallet me median dhe të fshehë të vërtetën.
Qytetarët e Tiranës, taksapaguesit duhet të dinë se kush ka përfituar nga keqmenaxhimi i këtij institucioni apo kush ka gjetur hapësira për të abuzuar dhe mbushur xhepat përmes skemave të rekomanduara nga drejtuesit e kësaj bashkie./ CNA
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkisë së Tiranës dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe të Dhënave Personale ku kërkohet transparencë mbi sa reklama, banera, LED-wall-e janë vendosur në evente të ndryshme, në sheshin “Skënderbej”, në sheshin “Nënë Tereza”, por edhe për vende të tjera ku janë zhvilluar aktivitete të ndryshme në kryeqytet.
Me kërkesa zyrtare duke iu referuar Kushtetutës dhe ligjit kërkuam sipërfaqet e përdorura për reklamime, kontratat që ka bërë Bashkia e Tiranës me kompaninë që do të bëjë menaxhimin e aktivitetit.
Përveç kontratave apo sipërfaqeve, kërkuam informacion për të dhënat dhe të ardhurat e gjeneruara, pra që ka përfituar Bashkia e Tiranës, të ardhurat që kanë përfituar qytetarët e Tiranës nga zhvillimi i këtyre aktiviteteve, sepse bashkia ka qenë dhe sponsore, por edhe përfituese.
Pas disa shkresave të bëra prej muajsh, Bashkia e Tiranës ka dhënë një përgjigje, e cila erdhi në datën 7 korrik, një ditë para ballafaqimit që ishte planifikuar të zhvillohej në një seancë dëgjimore të mërkurën, më datë 8 korrik 2026.
Por, vetëm një ditë përpara përballjes, Komisioneri për të Drejtën e Informimit njoftoi zyrtarisht shtyrjen e saj dhe arsyeja ishte mungesa e kryetares së komanduar të Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.
Në përgjigjen e kthyer nga Bashkia e Tiranës që i përket datës 7 korrik dhe është e nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm Erion Çaka, është shumë e qartë ajo çfarë CNA kërkon, por përgjigjja që jep ky institucion është e cunguar, e paplotë.
Ajo që CNA ka kërkuar janë sipërfaqet publike të dhëna për shfrytëzim për evente në sheshet kryesore të Tiranës për vitet 2022, 2023, 2024, 2025 dhe sa janë sipërfaqet e reklamave dhe sipërfaqet e dhëna me qira për kompanitë, si dhe të ardhurat e arkëtuara nga Bashkia e Tiranës.
Ndërkohë që në shkresë Bashkia e Tiranës e ka të qartë informacionin e kërkuar nga CNA, përgjigjja është tallëse.
Bashkia e Tiranës sjell vetëm eventet që janë bërë në vitin 2025 dhe asnjë të dhënë tjetër, as sipërfaqet e dhëna për reklama, as sipërfaqet e dhëna me qira për eventet dhe as të ardhurat që ka marrë Bashkia e Tiranës nga këto evente.
Pra, informacioni nuk është dhënë i saktë, mungojnë të dhënat e kërkuara për vitet 2022, 2023, 2024.
Ne kemi kërkuar sa janë sipërfaqet që janë dhënë për shfrytëzim për aktivitete në sheshet kryesore, sa janë sipërfaqet e reklamave, ledwall-eve dhe sipërfaqet e dhëna me qira për kompanitë, si dhe të ardhurat që ka marrë Bashkia e Tiranës.
Ajo që Bashkia e Tiranës jep si përgjigje është vetëm lista e aktiviteteve për vitin 2025 dhe asnjë të dhënë tjetër, as sipërfaqet e reklamave, ledwall-eve dhe as sipërfaqet e dhëna me qira për kompanitë dhe as të ardhurat e arkëtuara nga Bashkia e Tiranës, ku CNA dyshon se është batërdia, vjedhja, abuzimi nga kompanitë.
Abuzimet dhe fshehja e të ardhurave nga reklamat në eventet publike që zhvillohen në Tiranë, disa prej të cilave kalojnë nëpërmejt kompanive të Arbër Veliajt.
Nga këto eventet CNA ka konstatur se një ka reklamuesit është vëllai i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj.
CNA do të vazhdojë të insistojë të kërkojë transparencë dhe llogaridhënie. Zyrtarët që nuk kthejnë përgjigje apo japin të tilla përgjigje prej karagjozësh do të mbajnë përgjegjësi ligjore, pasi do të vazhdojmë të kërkojmë të dhënat ashtu siç kemi bërë prej 6 muajsh.
Nuk mundet më që një institucion i mbuluar nga skandalet, aferat dhe korrupsioni, me kryebashkiakun e arrestuar për 13 akuza të rënda penale, me drejtorë në burg dhe zyrtarë nën hetim, të tallet me median dhe të fshehë të vërtetën.
Çdo zyrtar që ka mbetur ende në atë bashki duhet të ketë të paktën kurajën dhe përgjegjësinë ligjore, ashtu si ata që tashmë na e kanë dhënë informacionin, për të publikuar dhe bërë transparente të dhënat që kërkohen.
Ky detyrim nuk është vetëm ndaj CNA-së, por ndaj qytetarëve të Tiranës, publikut dhe taksapaguesve, të cilët duhet të dinë se kush ka përfituar nga keqmenaxhimi i këtij institucioni apo kush ka gjetur hapësira për të abuzuar dhe mbushur xhepat përmes skemave të rekomanduara nga drejtuesit e kësaj bashkie./ CNA
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një shkresë zyrtare Bashkisë së Tiranës, ku kërkonim informacion në lidhje me sipërfaqet e reklamave të vendosura në eventet që zhvillohen nga Bashkia e Tiranës.

Pra, e thënë thjesht kërkuam informacion se sa reklama, banera, LED-wall-e janë vendosur në evente të ndryshme, në sheshin “Skënderbej”, sheshin “Nënë Tereza”, por dhe për vende të tjera ku janë zhvilluar aktivitete të ndryshme.
Me kërkesa zyrtare duke ju referuar Kushtetutës dhe ligjit kërkuam sipërfaqet e përdorura për reklamime, kontratat që ka bërë Bashkia e Tiranës me kompaninë që do të bëjë menaxhimin e aktivitetit.
Përveç kontratave apo sipërfaqeve, kërkuam informacion për të dhënat dhe të ardhurat e gjeneruara, pra që ka përfituar Bashkia e Tiranës, pra të ardhurat që kanë përfituar qytetarët e Tiranës nga zhvillimi i këtyre aktiviteteve, sepse bashkia ka qenë dhe sponsore, por edhe përfituese.
Për këtë çështje kemi dërguar disa shkresa si Bashkisë së Tiranës po ashtu dhe Komisionerit për Të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e Të Dhënave Personale, po ashtu kemi shkruar dhe publikisht për këtë çështje. Kemi zero përgjigje vetëm lojëra fjalësh.
Bashkia e Tiranës në vend që të bëjë transparencën dhe të japë përgjigje për një kërkesë që nuk i intereson vetëm medias, hesht duke fshehur atë që vetëm zyrtarët e bashkisë e dinë.
Informacioni i kërkuar ka interes për publikun, për taksapaguesit, që duan të dinë se çfarë ndodh me të ardhurat që bashkia mbledh dhe supozohet se duhet t’i mirëmenaxhojë apo t'i shtojë.
Mos vallë kontratat për dhënien me qira të sipërfaqeve të reklamimit në aktivitete të ndryshme, të zhvilluara nga Bashkia e Tiranës, në letra janë shumë herë më të vogla sesa në realitet? Mos vallë kalojnë nga kompanitë e marketingut të lidhura direkt dhe indirekt me vëllanë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj?
Në fakt, fshehja e këtyre të dhënave nga Bashkia e Tiranës bën bashkëpunëtorë të gjithë zyrtarët e bashkisë që nuk përgjigjen, por me mënyra të ndryshme shmangin kërkesat dhe nuk bëjnë transparencë.
Në përgjigjen e vetme të dërguar nga Bashkia e Tiranës na kanë dërguar shembull një kontratë boshe, duke treguar mënyrën se si aplikohet.
Me aktin e moskthimit të përgjigjes, zyrtarët po shpërdorojnë detyrën, të cilët edhe pse kryetari i tyre është në burg, edhe pse drejtorë apo zyrtarë të këtij institucioni janë nën hetim, ende guxojnë të fshehin informacionet.
Kjo përbën një tjetër skandal në të cilin përfshihet Bashkia e Tiranës, duke mos u përgjigjur kërkesave për transparencë mbi atë që mund të jetë një aferë e radhës./ CNA
Irfan mashtruesi kundër shtetit 20 Korrik...
Operacionet e BKH-së pa Policinë e Shtetit...
Raporti për vitin 2025/ Braho: Janë sekues...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Shifrat në rritje, por jo pa pikëpyetje/ N...
Pse Erion Veliaj shtyn të gjitha gjyqet pa...
Zgjedhjet nuk janë thjesht garë, por test ...
Dokumentet që akuzojnë Dritan Prençin 9 ...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Si e bojkotoi mashtruesi Irfan Hysenbelliu...
Abuzimi me produktet masakron tregun dhe v...
“Sidi education”, asistenti virtual i Matu...
Verërat kontrabandë “mbërthejnë” tregun sh...
Zbulohen fijet/ Si lidhet Jet Bank me Erio...
Zbulohet pazari i Sokol Sadushit me Mero B...
Veliaj ngre tjetër padi, alibi për zvarrit...
Cili i afërm i vdiq avokatit të Carlo Boll...
Vendimet e ndërmjetme të Sokol Sadushit/ A...
Skandali i Bashkisë së Tiranës/ Fsheh info...
EKSKLUZIVE/ Çfarë po ndodh në Burgun e Dur...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...