Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ndërtesa e një qendre të re të dhënash që po ndërtohet në Hajdelberg të Gjermanisë, është struktura më e madhe evropiane ndërtuar me printim tredimensional. Teknologjia është premtuese, por sfidat mbeten të mëdha.
Zakonisht qendrat e të dhënave nuk njihen për ndonjë arkitekturë ekstravagante. Por një ndërtesë që është duke marrë formë në Hajdelberg të Gjermanisë, do të bjerë me siguri në sy. Fasada ngjan me një perde me rrudha që kalon përgjatë gjithë strukturës së ndërtesës. "Me këtë formë ne donim të arrinim limitet e së mundshmes,” thotë Hans-Jörg Kraus, partner drejtues i grupit Kraus, zhvilluesit të projektit. Kreativiteti i arkitektëve ka qenë më i madh se zakonisht, falë teknikës speciale të krijimit të konstruksioneve me printim tredimensional, 3D.
Printim tredimensional do të thotë se një sprucues që kontrollohet nga kompjuteri vendos njëra pas tjetrës shtresat e përzierjes së caktuar të betonit, duke krijuar kështu muret e ndërtesës. Kurse elementët horizontalë, si për shembull tavanet, ndërtohen ende me metodat tradicionale. Kur të përfundojë qendra e të dhënave me një kat do të jetë 54 metra e gjatë, 11 metra e gjerë dhe nëntë metra e lartë. Sipas grupit Kraus, ndërtesa që pritet të përfundojë në muajin korrik, do të jetë ndërtesa më e madhe në Europë, ndërtuar me printim tredimensional.
Printimi 3D kursen punën, kohën dhe mbetjet
Përveç formës ekstravagante me harqe, në ndërtesën e konstruktuar në Hajdelberg mund të shihen edhe disa nga avantazhet e printimit 3D. Pjesën më të madhe të kohës, në vendin e punës ndodhen vetëm dy punëtorë që operojnë me printerin. Ndryshe nga betoni që hidhet në mënyrë konvencionale, betoni që hidhet me printim e ruan formën, duke i bërë të panevojshme format e derdhjes.
Eliminimi i formave të derdhjes redukton kohën për krijimin dhe prishjen e tyre, duke dhënë kështu një "avantazh gjigant” për printimin 3D, i tha "Deutsche Welle"-s një nga arkitektët e ndërtesës, Jan van der Velden-Volkmann.
Sipas PERI 3D Construction, një kompanie përfshirë në projekt, duhen vetëm 140 orë kohë për printimin e elementëve vertikalë të ndërtesës. Sidoqoftë, printimi duhet bërë me pushime për shkak të proceseve të tjera më të imëta, kështu që dora përfundimtare e printimit mund të jepet mbas katër muajsh pune.
Pengesat vazhdojnë por teknologjia 3D po përdoret gjithnjë e më shumë
Megjithëse teknologjia është zhvilluar që prej dy dekadash, ndërtesat me printim 3D janë të rralla. Sipas COBOD, një prodhues me teknologji me printim 3D, deri në vitin 2022 në të gjithë botën janë ndërtuar 130 ndërtesa me sipërfaqe më të madhe se dhjetë metra katrorë me printim 3D, nga të cilat 55 janë ndërtuar vetëm vitin e kaluar. Një arsye për përdorimin e ngadaltë të teknologjisë është mungesa e standardeve për të kontrolluar stabilitetin e strukturave të printuara, thotë Arnaud Perrot, një profesor i inxhinierisë së ndërtimit në Universitetin Southern Brittany të Francës. Pa këto standarde është shumë e vështirë të demonstrosh për autoritetet se ndërtesat e printuara janë të sigurta, i tha ai Deutsche Welles.
Por edhe nëse standardet krijohen, printimi 3D has me sfida sidomos kur bëhet fjalë për ngritjen e ndërtesave të larta.
Strukturat e larta me beton zakonisht kërkojnë të forcohen me hekur për të përballuar forcat me të cilat hasen. Kjo është e vështirë për strukturat me printim 3D, thotë Manu Santhanam, një profesor në departamentin e inxhinierisë së ndërtimit në Institutin indian të teknologjisë, Madras në Chennai. Kështu që "printimi 3D nuk është opsion” për ndërtesat me më shumë se dy ose tri kate, i tha Santhanam "Deutsche Welle"-s.
Perrot është më optimist, sidomos kur flitet për afat të gjatë. "Nga perspektiva teknike, nuk ka asgjë që të pengojë printimin e ndërtesave me shumë kate,” thotë ai. Tani për tani, ai mendon se kombinimi i printimit 3D me teknikat koncencionale të ndërtimit është rruga më e lehtë për të ndërtuar ndërtesa të larta. Kjo gjë ka ndodhur në Hajdelberg, ku për të përmirësuar stabilitetin e ndërtesës muret bosh, të krijuara me printim janë mbushur me beton të forcuar me hekur të hedhur me metoda konvencionale. Ku pra janë avantazhet më të mëdha për printimin 3D? Sa i përket Indisë, Santhanam mendon se potencialin më të madh printimi 3D e ka jashtë zonave urbane, aty ku nevoja për të ngritur ndërtesa të larta është më e vogël, sidomos në komunitetet shumë të mëdha që zhvillohen në zonat rurale. "Nëse printoni një radhë shtëpish, le të themi prej 20 ose 30 shtëpish, atëherë printimi 3D është teknologjia më e mirë sepse me të ekziston mundësia e përshtatjes individuale të çdo shtëpie,” thotë Santhanam. Sipas Perrot-it dhe van der Velden- Volkmann, printimi 3D mund të përdoret edhe për parafabrikimin në fabrika të elementëve përbërës të ndërtesave.
Betoni prodhohet duke emetuar shumë dioksid karboni
Sidoqoftë, teknologjia mbështetet te betoni, i cili është me probleme për shkak të ndikimit ndaj mjedisit. Betoni përmban si lidhës çimenton, prodhimi i së cilës është përgjegjës për prodhimin e 7 për qind të dioksidit të karbonit të krijuar në botë në vitin 2022, thotë Robbie Andrew nga Universiteti i Oslos.
Studiuesit janë përpjekur të printojnë me lëndë të tjera alternative që prodhojnë më pak dioksid karbonit, si për shembull me argjilë. Por sipas Santhanamit, cilësitë e veçanta të betonit, si forca dhe qëndrueshmëria bëjnë që ai "sigurisht të dominojë” printimin 3D në ndërtim. Për qendrën e të dhënave që është duke u ndërtuar në Hajdelberg, për printimin 3D është përdorur një beton special prodhuar nga Heidelberg Materials. Sipas kompanisë, betoni i tyre ka një lidhës që prodhon 55 për qind më pak dioksid karboni sesa çimentoja konvencionale./ DW
Nuk mund të thuhet me saktësi se si u shfaq për herë të pa...
Ju jeni duke ecur diku ku nuk keni qenë kurrë më parë, dhe...
Imagjinoni një vend ku njerëzit jetojnë në harmoni, të lir...
Fjetja gjatë udhëtimit në aeroplan ndodh shumë shpesh. Nevoj...
Destinacionet e njohura turistike në Spanjë, Francë dhe Bu...
Njerëzit kanë evoluar për të mbijetuar dhe pasur sukses si...
Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA zhvilloi, këtë të mër...
Kur bëhet fjalë për të zgjedhur plazhet më të mira në botë...
Në zemër të qytetit të Nju Jorkut, mes rrokaqiejve të lart...
Edhe për ata që nuk kanë shumë informacion mbi besimin...
E njëjta pemë familjare, të njëjtit prindër, dhe zakonisht...
Burrat kanë dy herë më shumë gjasa se gratë të mendojnë pë...
Besimet tek e mbinatyrshmja, fetarja dhe mitikja, janë...
Mbretëresha Elizabeth II u përball me një kërcënim vrasjej...
Çdo vit profesori Steve Hanke (Steve Hanke) i Universiteti...
Kryeqyteti portugez Lisbona është zgjedhur qyteti më ekono...
Pavarësisht nëse është një gënjeshtër e bardhë e pafajshme...
A mund të thotë dikush me siguri nëse paratë sjellin lumtu...
Mos u çudisni, akullorja më e shtrenjtë në botë kushton...
Puthja më e hershme e regjistruar njerëzore daton 4500 vj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...