Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Sot miliona njerëz në mbarë botën përdorin alfabetin Breil për të lexuar dhe shkruar. Por përpara shkrimit Breil, njerëzit me probleme me shikimin, e kishin shumë të vështirë të mësonin sisteme të ndërlikuara. Derisa një adoleshent francez i shekullit XIX i quajtur Lui Breil ndryshoi gjithçka.
Po kush ishte Lui Breil? I lindur në vitin 1809 në një fshat të vogël në periferi të Parisit, Lui Breil mori emrin e mbretit të Francës. Nëna dhe babai, një prodhues i pajisjeve për kuajt, u dhanë emra mbretërorë të 4 fëmijëve. Kur ai ishte 3 vjeç, një aksident në punishten familjare e la të verbër.

I vogli ishte duke luajtur me një fëndyell, një mjet për të shpuar vrima në lëkurë, kur plagosi njërin nga sytë. Por infeksioni u përhap te të dy sytë dhe ia mori dritën e syve. Në moshën 10-vjeçare, Breil u largua nga shtëpia për në Institutin Mbretëror për Fëmijët e Verbër në Paris.
Ai fitoi një bursë për të studiuar në shkollë, ku mësoi greqishten dhe latinishten, por studioi edhe algjebër. I themeluar në 1786, instituti kishte pak burime financiare për nxënësit e tij.
Të rinjtë mësonin formën e shkronjave duke përdorur disa degëza, ndërsa kishte netë që shkonin në shtrat të uritur.
Megjithatë, Luis Breil shkëlqeu atje. Ai iu bashkua orkestrës së shkollës, ku u dallua në luajtjen në violonçel dhe organo. Arsimimi e ndihmoi të shpikte një sistem revolucionar komunikimi për personat me shikim të dëmtuar. Por Breil nuk ishte sistemi i parë i shkrimit për të verbrit.
Në fakt, Lui e bazoi sistemin e tij në një sistem tjetër të quajtur “shkrim nate”, krijuar nga Sharl Barbie, që synonte t’i jepte Francës avantazh në Luftërat Napoleonike. Falë sistemit me pika të Barbie, oficerët mund të lexonin edhe gjatë natës mesazhet që u vinin në vijën e frontit.

Por edhe sistemi i Barbie kishte paraardhës. Që në vitet 1600, studentët e verbër i mësonin shkronjat e tyre përmes prekjes. Mësuesit e gdhendnin alfabetin në dru, dhe nxënësit mësonin që t’i vizatonin. Por sistemi nuk i ndihmoi me leximin. Gjatë viteve 1760, Melani dë Salinjak mësoi të lexonte duke ndier thumbat e ngulur në një letër.
Ajo përdori një sistem të ngjashëm për të shkruar. Nëpërmjet prekjes lexonte edhe pianistja e verbër vjeneze Maria Tereza von Paradis. Por metoda e kushtueshme e thumbave, ishte e kufizuar kryesisht te të pasurit. Von Paradis frymëzoi Valentin Hoi të hapte shkollën e parë për të verbrit në vitin 1786.
Hoi përdori një alfabet të stampuar për të mësuar nxënësit. Por përparimi do të vinte falë një nxënësi të tij në atë shkollë: Lui Breil. Në vitin 1821, Sharl Barbier vizitoi Institutin Mbretëror për Fëmijët e Verbër. Ai u foli nxënësve për “shkrimin e natës”, që përdorte 12 pika.
Në mesin e audiencës ishte edhe Lui Breil. Pas takimit me Barbie, i riu vendosi të zhvillonte sistemin e tij. Në fillim, adoleshenti identifikoi një problem te sistemi i Barbie: ai ishte shumë kompleks. Kombinimet e ndryshme të pikave përfaqësonin tingujt dhe jo shkronjat, të cilat kërkonin 36 forma unike të përcaktuara jo nga pozicioni i pikave, por nga numri në secilën nga dy kolonat.

Ndërkohë nuk kishte shenja pikësimi. Ç’është më e keqja, rrjeti prej 12 pikash ishte shumë i madh për t’u lexuar me një gisht. Duke filluar nga mosha 13-vjeçare, Lui Breil krijoi sistemin e tij të shkrimit me pika. Në vend të 12 pikave, ai do të përfshinte 6 të tilla. Çdo karakter me 6 pika përmbante 2 rreshta me 3 pika.
Breil përdorte kombinime të ndryshme për të paraqitur shkronjat, numrat dhe shenjat e pikësimit. Në moshën 15-vjeçare, Breil ia tregoi sistemin e tij dr.Aleksandër Pinje, drejtorit të institutit. Ky i fundit u bë mbështetësi i tij kryesor, duke i inkurajuar studentët e tjerë të adoptonin sistemin e ri.
Lui Breil u diplomua në Institut dhe u bë mësues në vitin 1826. Ai iu përkushtua shkrimit Breil, duke botuar në vitin 1829 një libër mbi sistemin. I titulluar “Metoda e shkrimit të fjalëve, muzikës dhe këngëve të thjeshta me anë të pikave për përdorim nga të verbrit”, libri përfshinte udhëzime për muzikantët e verbër.
Më pas, Pier Fuko, një tjetër i diplomuar në atë institut, shpiku makinën e parë të shkrimit për të verbrit në vitin 1841. Sistemi Breil ishte popullor te studentët e verbër, por shumë mësues e vunë në dyshim sistemin. Kur Pinje dha dorëheqjen, drejtori i ri e ndaloi përdorimin e sistemit të Lui Breil.
Ai kishet frikë se nëse nxënësit e verbër mund të lexonin vetë me atë sistem, ata nuk do të kishin nevojë për mësues që shihnin normalisht. Lui Breil vdiq para përhapjes së sistemit të tij. Tuberkulozi i mori jetën në janarin e vitit 1852. Por para vdekjes së tij, Breil pa që instituti ku jepte mësim ta përqafonte sistemin e tij në vitin 1844.

Ditën e parë një i ftuar lexoi një poezi me zë të lartë, ndërsa një fëmijë i verbër e transkriptoi atë në sistemin Breil. Pastaj një fëmijë i dytë që nuk e kishte dëgjuar poezinë e lexoi në versionin Breil. Ajo provë vërtetoi dobinë e këtij sistemi, dhe në 1854, instituti e miratoi zyrtarisht.
Por sistemi që krijoi Lui Braille u përhap dalëngadalë përtej Parisit. Përtej Atlantikut, në Shkollën Perkins për të Verbërit në SHBA, studentët mësonin me një sistem shkrimi me letra me vrimë. Por studentët nuk mund të lexonin çfarë shkruanin. Po pse pati kaq sukses shkrimi Breil?
Sepse të rinjtë e verbër anembanë globit e miratuan atë, duke i bindur përfundimisht mësuesit se ai ishte më mirë se gjithë alternativat e tjera. Lui Breil pa një qëllim më të madh te shpikja e tij. Ai i tha në një rast një mikut të tij: “Ne të verbrit s’kemi nevojë për keqardhje, dhe as të na kujtohet se jemi të pambrojtur. Ne duhet të trajtohemi si të barabartë, dhe komunikimi është mënyra se si mund ta arrijmë këtë”.
Magjistarët kanë ekzistuar që në kohërat e lashta. Akti i ...
I vlerësuar shumë për vetitë e tij estetike dhe metalurgji...
Në fillimin e viteve 1950, kur po “nxehej” Lufta e Ftohtë ...
A e keni menduar ndonjëherë se qenit tuaj i mungon vetëm t...
Duket si një pjesëz e shkëputur nga filmat më mbresëlënës ...
Shumica e fëmijëve duan të vizatojnë. Por Andres Valencia ...
Tatuazhet janë bërë një pjesë e përhapur e kulturës në bot...
Për të parashikuar se çfarë do të ndodhë me 215,000 akulln...
A keni provuar ndonjëherë një frut që vlen qindra mijëra e...
Një kometë e zbuluar së fundmi do të shfaqet së shpejt...
Në Shtetet e Bashkuara, numri i njerëzve që flasin një...
Fotografë të natyrës nga e gjithë bota sollën përmes fotog...
Mësoni disa fakte për kufijtë më të pazakontë në vende të ...
Linja ajore "Frontier" ka ofruar një udhëtim falas për...
A keni parë ndonjëherë një foto të dikujt dalë shumë v...
Danuri, sonda e parë hënore e Koresë së Jugut ka dërguar f...
Dorëshkrimi më i madh mesjetar ekzistues, Codex Gigas,...
Një shi meteororësh pritet të bjerë mbrëmjen e sotme. ...
1. Mosplanifikimi Shumë goca mendojnë se ju doni të d...
Londra është shtëpia e disa prej stdiumeve më të njohu...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...